Kronikë
-
Gazetari është kërcënuar nga familjarët e shefit të pezulluar të Krimeve në Përmet, pas raportimit se ai ishte në dijeni të abuzimit të 16-vjeçares nga njerku polic dhe kolegu i tij. Asociacioni i Gazetarëve kërkoi reagim të menjëhershëm të autoriteteve dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.
1 Tetor 2025, 12:43 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal, lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 të përfshirët
1 Tetor 2025, 12:19Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me 122 vitesh në total për grupin kriminal. Klement Çala u dënua me 20 vite burg, ndërsa 6 të tjerët u dënuan me nga 17 vite.
-
Zbulohet ‘shtëpi bari’ në Laç, në pranga dy persona! Sekuestrohen 12 kg kanabis, granata, tritol e fitila detonatorësh (EMRAT+VIDEO)
1 Tetor 2025, 12:07Nga operacioni i zhvilluar policia ka sekuestruar 12 kg kanabis, municione luftarake, granata, ndezës minash, fitila detonatorë, tritol, armë të ftohta dhe peshore elektronike.
-
Ndryshime në polici, emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë! Ja kush do e drejtojë Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme
1 Tetor 2025, 11:40Lëvizje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH).
-
30 mijë lekë ryshfet për të mos vendosur gjobë, SPAK kërkon nga 2 vite burg për 3 ish-zyrtarët! Mes tyre edhe vëllai i ish-presidentit Nishani
1 Tetor 2025, 11:14Prokurori Behar Dibra kërkoi dënimin me 2 vite burg për Ilir Nishanin, Genci Hicka dhe Gerson Tafa. Në 2020, këta persona kanë marrë ryshfet nga dy mjekë me qëllim që te mos i gjobisnin për trajtimin e mbejteve spitalore.
-
Tiranë/ Ndihmonte emigrantët kundrejt pagesës, arrestohet 45-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT)
1 Tetor 2025, 11:04Gjykata e Tiranës e ka dënuar Eduart Tafçiun me 4 vite e 8 muaj burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
-
Në kërkim për djegien e një makine në Burrel, pranga 25-vjeçarit (EMRI)
1 Tetor 2025, 10:48Juxhin Sada në bashkëpunim me Egrin Koçi (i arrestuar) dogjën në qytetin e Burrelit makinën e një 30-vjeçari në qershor të këtij viti.
-
-
Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ 160 mijë € në Tiranë! I riu me precedentë e regjistroi në emër të një kompanie ndërtimi, e bleu me para krimi (EMRI+FOTO)
1 Tetor 2025, 10:19I riu Sahit Shpataj, të cilit iu sekuestrua Lamborghini luksoz, rezulton se jeton në Amerikën Latine. Autoritetet dyshojnë se të ardhurat për blerjen e këtij mjeti burojnë nga aktiviteti kriminal. I riu me precedentë për vjedhje e dhunë është vënë në hetim, bashkë me pronarin e kompanisë së ndërtimit që e regjistroi mjetin në emër të biznesit të tij.
-
Sekuestrohet arsenal armësh në Tropojë, 2 në pranga! Gjendet 1 kallashnikov, 1 pushkë, 6 radio si të policisë, dylbi e municion luftarak (EMRAT+VIDEO)
1 Tetor 2025, 10:00Policia ka sekuestruar arsenal armësh në Tropojë. Dy persona kanë rënë në pranga, Arjan Prengzaj dhe Avdi Ismajlgeci të cilët mbanin armë dhe radio si të policisë.
-
Abuzimi i 16-vjeçares nga njerku polic dhe kolegu, pezullohet shefi i Krimeve në Përmet! Policia për Report TV: Kishte dijeni, s'mori masa! Hetim efektivëve të tjerë
1 Tetor 2025, 08:24Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër konfirmon për Report TV pezullimin e shefit të Krimeve se kishte dijeni për ngjarjen. Ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa mësohet se dijeni kanë pasur edhe punonjës të tjerë.
-
Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet ende problem
1 Tetor 2025, 07:12Instituti i Statistikave publikoi shifrat e muajit gusht ku rezulton një numër më i ulët aksidentesh në raport me gushtin e një viti më parë dhe po kështu më pak të plagosur dhe persona që kanë humbur jetën
-
Përfundoi në burgun e Fierit pas aksidentit, profesori italian: S’po kërkoj dhembshuri, por të vërtetën! Kam besim në punën e autoriteteve shqiptare
30 Shtator 2025, 22:53Profesori, përmes bashkëshortes së tij, rithekson besimin tek institucionet vendase: “Kam besim në punën e autoriteteve shqiptare dhe në aftësinë e tyre për të vlerësuar çdo element me paanshmëri.”
-
Tryeza e ILD, Metani: Gjetja e mekanizmave për llogaridhënien, mbron integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor
30 Shtator 2025, 19:18Aktiviteti ishte konceptuar si bashkëbisedim mes ILD dhe dy magjistratëve spanjollë Juan Martínez Moya dhe Ricardo Conde Díez, me eksperiencë të gjatë në fushën e inspektimeve dhe çështjeve disiplinore.
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra për dy gjyqtarët Taulant Tafa dhe Izabela Radovani
30 Shtator 2025, 19:23Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 14 prill 2023 shkarkoi nga detyra Gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj
-
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Eksperti Softa ngre shumë pikëpyetje: Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia
30 Shtator 2025, 18:02Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian vijon të jetë në arrati. Edhe arma e krimit nuk është gjetur.
-
Tenderi 322 mln lekë për të afërmin e Lefter Allës, GJKKO dënon me 1 vit e 6 muaj burg ish-drejtorin Juridik të Bashkisë Bulqizë Denis Xholi
30 Shtator 2025, 17:05Gjithashtu Denis Xholit do t’i ndalohet për 5 vite e drejta për të ushtruar profesionin në funksionet publike. Ndërsa dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.
-
-
Tiranë/ Grabiti një dyqan duke kërcënuar me thikë shitësen, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)
30 Shtator 2025, 15:11Një 31-vjeçar është arrestuar në Tiranë, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve. I riu Shkëlzen Gjyryqi, sipas policisë së Tiranës, rezulton me precedentë në fushën e vjedhjeve.
-
Fier/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 60-vjeçarin
30 Shtator 2025, 15:02Ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, kohë kur organi i akuzës thotë se e ka të provuar që 60-vjeçari preku të miturën në pjesë të ndryshme të trupit si dhe i dhuroi para për të shkëmbyer puthje intime me të.
