Kronikë
-
Një makinë ka aksidentuar një këmbësor në vendin e quajtur Ura e Gjormit, në Vlorë
22 Shtator 2021, 20:56 -
3 ambasadorë në zyrën e kreut të SPAK për 1 javë! Kraja priti sot Vos: Në fokus sfidat për hetimin e zyrtarëve publikë dhe krimin e organizuar
22 Shtator 2021, 20:53Brenda një jave 3 ambasadorë i kanë shkuar në zyrë kreut të SPAK Arben Kraja. Sot Kraja është takuar me ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos.
-
Berat/ Përplasen 2 makina në Kuçovë, njëra përfundon në kanal, banorët arrijnë të shpëtojnë shoferin
22 Shtator 2021, 20:322 makina janë pëplasur me njëra tjetrën në hyrje të Kuçovës. Makina tip “Benz” me targa Br 22 44 B është përplasur me mjetin tip BMV me targa AA 529 JH .
-
VIDEO/ U dënua me 2 vite burg, policia shkon në banesën e Adriatik Llallës! Ish kryeprokurori jashtë vendit, efektivët kontrolle në shtëpinë e tij
22 Shtator 2021, 20:26Pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike, policia ka shkuar në shtëpinë e ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Policia ka bërë verifikim në banesën e tij dhe kontrollet e nevojshme dhe kur kanë konstatuar që Adriatik Llalla nuk ndodhet në banesë, i kanë dhënë njoftimin e vendimit familjarëve të tij. Llalla sipas ligjit duhet të paraqitet vullnetarisht brenda 7 ditëve.
-
Kryeministri Rama takohet me presidentin turk Erdogan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në SHBA
22 Shtator 2021, 20:15Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në New York, ku po marrin pjesë në Asamblenë e 76 -të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB)
-
Strehimi i afganëve në Shqipëri, Kim me kongresmenen Slotkin: Vlerësim të veçantë për Shqipërinë, ndër vendet e para që ofroi mbrojtje e mikpritje
22 Shtator 2021, 19:54644 afganë janë strehuar në vendin tonë deri tani. Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar me kongresmenen Elissa Slotkin me në fokus pikërisht strehimin e afganëve në Shqipëri.
-
VIDEO/Adriatik Llalla dënohet me 2 vite burg, vjen 'reagimi' i parë nga familja! Vajza e tij u ngre gishtin e mesit gazetarëve
22 Shtator 2021, 19:44Prania e gazetarëve në derën e shtëpisë së Adriatik Llallës ka acaruar familjarët e tij, të cilët kanë bërë gjeste të pahijshme kundrejt tyre.
-
Komentatori sportiv Moisi Dalipaj me sëmundje të rëndë, i biri bën apel për ndihmë: Ka nevojë për ndërhyrje urgjente
22 Shtator 2021, 19:14Komentatori sportiv dhe gazetari i mirënjohur vlonjat, Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe bën apel për ndihmë. Djali i tij, Fatos Dalipaj, ndërsa ka bërë apel në rrjete sociale, shkruan se babai i tij ka nevojë të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e cila është urgjente dhe jetike.
-
Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli
22 Shtator 2021, 19:09Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kur ai ndodhet në Shqipëri dhe jashtë saj.
-
Dënimi i Llallës me burg, Yuri Kim: Gjë e mirë që drejtësia po punon kundër zyrtarëve të korruptuar! Askush nuk është mbi ligjin
22 Shtator 2021, 17:59Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka reaguar pasi ish kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg.
-
Dënimi me 2 vite burg për Adriatik Llallë, SPAK: Të ekzekutohet vendimi
22 Shtator 2021, 17:51 -
Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'
22 Shtator 2021, 17:10Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë. Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, Rakacolli shtoi se duhet të paraqesin test PCR çdo javë
-
7 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në 24 orët e fundit në vend! Shënohen 820 raste të reja
22 Shtator 2021, 17:007 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.Ndërkohë 820 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 5544 testime të kryera, ku numrin më të lartë të rasteve të reja e ka Tirana, me 386 raste. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
-
-
Këshilli i ministrave: Miratuam metodologji të re për menaxhim më të mirë të mbetjeve
22 Shtator 2021, 16:34 -
Vendimet e qeverisë/ 3 mld lekë për rindërtimin, Gjermania 28 mln euro për universitetet! Marrëveshje për decentralizimin dhe dixhitalizimin e bashkive
22 Shtator 2021, 16:31Qeveria shqiptare ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë, ku janë marrë edhe vendimet në kuadër të programit të qeverisë për mandatin e tretë qeverisës. qeveria ka marrë vendim që t'i kalojë Fondit Shqiptar të Zhvillimit 3 miliardë lekë për të vijuar punët me shpejtësi në terren në mënyrë që të përmbyllen në shtatorin e vitit 2022, të gjitha gjurmët e tërmetit të vitit 2019
-
Humb kontrollin e mjetit e përplaset me shtyllën, shpëton pa lëndime shoferja në Lezhë
22 Shtator 2021, 16:17Një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me shtyllën elektrike në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe të Lezhës
-
E rëndë në Elbasan/ Bie aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë në katin e 6-të, ndërron jetë në spital 6-vjeçari
22 Shtator 2021, 16:11Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni e për pasojë ka ndërruar jetë.
-
Universitetet në Durrës dhe në Korçë hapin dyert edhe për të pa vaksinuarit! Vaksinë ose tampon, urdhri për studentët vetëm në letër
22 Shtator 2021, 16:09Autoritetet shëndetësore thonë se kusht për studentët në auditore është vaksina ose tamponi, por zyrtarë të universiteteve në Durrës dhe Korçë me të cilët Report Tv komunikoi, thonë se ky urdhër nuk u ka mbërritur ende. Kështu, sipas tyre, vaksina nuk do të jetë detyrim për të pranuar studentët në auditore
-
Zbardhet skema/ Si 34-vjeçari nga Tirana u vinte gjoba qytetarëve duke u hequr si shok i kriminelëve! Nga presioni për 100 mijë euro përfundonte te 5 mijë euro
22 Shtator 2021, 15:28Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si 34 vjeçari Mark Nikolli, i arrestuar të martën në Tiranë me akuzën e gjobëvënies hiqej si person që kishte lidhje me persona të inkriminuar dhe në këtë mënyrë mashtronte e shantazhonte persona të ndryshëm për t'u marrë para.