Kronikë
-
11 militantë të Sali Berishës janë arrestuar pas protestës me molotovë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, pas të cilave militantët e arrestuar liroheshin menjëherë, strategjia e kryepolicit të ri Hita, janë arrestimet në flagrancë. 6 prej tyre u kapën në flagrancë me çanta me molotovë.
18 Prill, 09:23 -
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari pranë ‘Farmacia 10’ në Tiranë, raportohet se ka marrë një plumb në bark! Autori në arrati (EMRI)
17 Prill, 19:22Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e 'Farmacia 10' në Tiranë. Raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ilirjan Dosti, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
-
Digjen goma e kabllo në lumin Mat, flakët përhapen nga era! Ndotja e rëndë sjell shqetësim për banorët (VIDEO)
17 Prill, 18:29Një grumbull mbetjesh plastike, kryesisht goma dhe materiale të tjera të hedhura nga servise dhe banorë të zonës së Kurbinit, po digjet në mënyrë të qëllimshme, ndërsa era ka favorizuar përhapjen e flakëve.
-
Zhvatja e europianëve/ Policia kontroll në një Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë
17 Prill, 17:01Policia kreu kontroll në një ambient në pronësi të shtetasit F.K. në fshatin Bërzhitë, ku u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.
-
Zhvatja e europianëve/ Policia kontroll në një Call Center në Bërzhitë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë
17 Prill, 17:01Policia kreu kontroll në një ambient në pronësi të shtetasit F.K. në fshatin Bërzhitë, ku u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.
-
‘Sterilizimi’/ Shlyen dënimin përmes paraburgimit, Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
17 Prill, 16:47Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, që u arrestuan në gusht të vitit 2023 për aferën e sterilizimit. Lirimi i tyre erdhi pasi ata rezulton se e kanë kryer dënimin prej 4 vitesh, përmes paraburgimit.
-
-
Zjarri te komplesi ‘Arlis’, Avokati i Popullit shkresë Bashkisë Tiranë: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura
17 Prill, 15:25Pas zjarrit në kompleksin 'Arlis' në Tiranë, Avokati i Popullit, kërkon nga bashkia e kryeqytetit, trajtimin e familjeve të ngelura të pastreha, me bonus qiraje.
-
Aksident tragjik me 2 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Kombit (EMRAT+VIDEO)
17 Prill, 15:19Si pasojë e aksidentit ku u përplasën dy automjete, raportohet për dy viktima dhe pesë të plagosur rëndë.
-
-
Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës për rikthimin në detyrë të drejtorit të Ujësjellësit Shkodër, GJKKO dënon me 100 mijë lekë gjobë Bardh Spahinë
17 Prill, 14:41Deputeti i Sali Berishës është shpallur fajtor për veprën penale “pengimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor”. SPAK kishte kërkuar dënimin me 700 mijë lekë gjobë, por GJKKO e dënoi me 100 mijë lekë gjobë.
-
-
Zjarri te kompleksi ‘Arlis’, Shabani: Materialet e përdorura, task forca do të hetojë nëse lejohen në BE! Masa për zyrtarët që nuk zbatojnë ligjin
17 Prill, 14:04Avokati i Popullit thotë se do të punohet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkelje apo hendek në legjislacion. Ai tha se në rast hendeku, do të rekomandohet fuqimisht ndryshimi i ligjit, kurse shkeljet s’do të përbëjnë asnjë tolerim.
-
‘Kallëzues inekzistentë’, Veliaj padi për falsifikim dokumentesh në Prokurorinë e Tiranës: Zbuloni kush fshihet pas Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit
17 Prill, 13:40Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon që organi i akuzës të zbulojë kush fshihet pas ‘Nesti Angonit’ dhe ‘Nasta Pëllumbit, teksa e cilëson një ndërhyrje flagrante në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale që cenon sigurinë juridike e funksionimin e institucioneve shtetërore.
-
Përdorte të miturin për të shitur drogë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin (EMRI)
17 Prill, 13:25Hetimi i nisur në vitin 2024 provoi se Brian Dëma rekrutoi fillimisht të miturin me qëllimin për të marrë informacione. Megjithatë, qëllimi i vërtetë i tij ishte të shfrytëzonte nxënësin i cili vinte nga një situatë me probleme familjare e ekonomike dhe varësi nga droga, për të shitur lëndë narkotike.
-
Zjarri te Arlis, Gjykata liron nga qelia administratorin e pallatit, menaxheren e marketit ku dyshohet se nisën flakët dhe 2 të tjerët! Cakton detyrim paraqitjeje
17 Prill, 12:42Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 4 të arrestuarit për zjarrin që shkrumboi pallatin te kompleksi 'Arlis' në Tiranë. Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.
-
U zhvatën europianëve 50 mln euro/ Gjykata e Tiranës lë në burg menaxherin e Call Center, arrest shtëpie për 4 të tjerë! 2 vajzave u ndalohet dalja jashtë shtetit
17 Prill, 12:117 të dyshuar të tjerë për skemën e mashtrimit me Call Center që u zhvati europianëve mbi 50 mln euro, dolën sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masat e sigurisë.
-
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet në Tiranë 21-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër
17 Prill, 11:26Një 21-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në Tiranë për armëmbajtje pa leje. I riu u kap në Qafë Kashar
-
Gjyqi për ARRSH/ SPAK kërkon 50 vite burg për 21 të pandehur, 6 vite e 8 muaj për Berberin! Prokuroria: Të pezullohet dënimi për Lamin dhe Bulin, bashkëpunuan me drejtësinë
17 Prill, 10:07SPAK kërkoi që ish-vartësit të Ballukut, Evis Berberit t’i konfiskohen paratë e gjetura gjatë kontrolleve në shtëpi, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. Berberi ndodhet në burg, ndërsa paralelisht është i pandehur edhe për shkeljet me tenderin e Llogarasë bashkë me ish-zv.kryeministren. Për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin u kërkua nga 1 vit burg.
-
Me pistoletë në ulësen e motoçikletës, arrestohet 23-vjeçari në Kamëz! Pranga edhe pasagjerit 18-vjeçar
17 Prill, 09:52Në ulësen e motoçikletës iu gjet një pistoletë me municion, kurse në shtëpi iu sekuestrua 1 armë gjahu, 1 armë sportive. Armët, maska dhe motomjeti u sekuestruan.