Kronikë
-
Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.
4 Prill, 17:12 -
Lëvizte me pistoletë dhe makinë pa targa, pranga 30-vjeçarit në Kurbin (EMRI+VIDEO)
4 Prill, 15:06Automjeti, bashkë me pistoletën dhe municionin, janë sekuestruar nga policia.
-
Iu gjet një armë zjarri, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë! Më parë kishte dhunuar vëllain
4 Prill, 14:36Nga hetimet rezultoi se 29-vjeçari me iniciale A. F., kishte pasur më parë një konflikt fizik me vëllain e tij. 29-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”.
-
Vodhën kasafortën në një banesë në ‘Porcelan’, 2 në pranga! U rikthyen për të lënë armën, por u kapën nga policia! Njëri, mjeshtër i bravave (EMRAT-FOTO)
4 Prill, 14:082 hajdutë u arrestuan në Tiranë pasi vodhën në një banesë në Porcelan një kasafortë me para, sende me vlerë dhe pistoletë. Ata u rikthyen sërish në banesë për të lënë pistoletën por u përballën me policinë, e cila ishte njoftuar nga pronari. Njëri prej tyre, Agron Goxhaj, kishte punishte për falsifikim çelësash në shtëpi.
-
Aeroporti i Vlorës/ SPAK nis me akuzat zyrtare, merr të pandehur 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, paracaktuan fituesin
4 Prill, 13:59SPAK ka dyshime se koncorciumi i kompanive që po ndërton Aeroportin e Vlorës u paracaktua si fitues i koncesionit. Report TV mëson se SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Hetimet vijojnë për zyrtarë të tjerë të përfshirë.
-
Shisnin kanabis e kokainë, arrestohen në flagrancë 2 persona! Njëri me precedent penal në fushën e narkotikëve
4 Prill, 12:20Policia i arrestoi në bulevardin “Qemal Stafa” teksa po qarkullonin me një automjet tip “Mercedes Benz” me drejtues 37-vjeçarin. Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan një shkop metalik me hapje, lëndë narkotike,kokainë dhe kanabis.
-
Vettingu në polici, në 3 vite AMP shkarkoi vetëm 2 drejtues! Në ‘sitë’ 80 uniforma blu, 54 të pastër, për 23 procesi u ndërpre! Kryepolici i sapoemëruar Hita kaloi mes të parëve
4 Prill, 11:44Fiks 3 vite më parë mes drejtuesve të uniformave blu nisën ‘ethet’ e vettingut të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila mori në dorë një proces thuajse të dështuar që kishte nisur që në 2018-n. Gjatë këtyre tre viteve AMP ka verifikuar 80 subjekte, nga të cilat ka konfirmuar në detyrë 54.
-
Gjirokastër/ Abuzoi seksualisht me 10-vjeçarin dhe u arratis në Greqi, arrestohet në Kakavijë i mituri
4 Prill, 11:41Dyshohet se 17-vjeçari abuzoi seksualisht me 10-vjeçarin në prani të 2 të miturve të tjerë. Policia raportoi dy ditë më parë se ai u largua në drejtim të Greqisë.
-
Sollën nga Gjermania e Zvicra dy automjete të vjedhura me vlerë 120 mijë euro, nën hetim 2 persona! Do i shisnin në Shqipëri
4 Prill, 10:1929-vjeçari dyshohet se ka sjellë nga Gjermania automjetin “Audi SQ8” me vlerë 70 000 euro me qëllim shitjen. 50-vjeçari dyshohet se ka sjellë nga Zvicra në Shqipëri automjetin “BMË” me vlerë rreth 50 000 euro me qëllim shitjen.
-
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, shkoi për të sqaruar sherrin e të birit, por u dhunua me grushte e shqelma! 3 autorët në kërkim (EMRAT)
4 Prill, 09:26Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital, ka pasur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
-
Sherr mes disa personave në Shkodër, plagosen me thikë një 19-vjeçar dhe një i mitur (EMRAT+VIDEO)
3 Prill, 20:17Raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit në qendër të qytetit, ndërkohë që Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
-
Avokati i Veliajt, Ndreca: Çështja e emërimit të Dados lidhet me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe barazinë para ligjit, do i shkojmë deri në fund
3 Prill, 18:38Ndreca sqaron se reforma në drejtësi nuk mund të jetë selektive, por ajo duhet të garantojë barazi para ligjit në çdo nivel, përfshirë edhe vetë sistemin e drejtësisë.
-
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’
3 Prill, 18:33Dashi tha se prokurori Ols Dado, nëse nuk i përmbush kriteret që ai shpjegoi, duhet të jepte dorëheqjen nga çështja ‘Veliaj’ dhe KLP duhet të merrte një vendim pezullimi deri në momentin që do të vendoste Gjykata Administrative.
-
Kamëz/ 30-vjeçarja plagoset në faqe nga saçmja e çiftes, 73-vjeçari qëlloi për të larguar një kafshë
3 Prill, 16:19Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një 73-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, por një saçmë ka goditur aksidentalisht të renë, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.
-
E rëndë në Vlorë/ Sherr mes disa personave, humb jetën njëri prej tyre (EMRI+VIDEO)
3 Prill, 16:16Ismail Aliaj nuk arriti dot t'u mbijetojë plagëve të rënda të marra në kokë dhe nërroi jetë. Sipas burimeve, mësohet se personat e përfshirë në konflikt ishin të njohur me njëri-tjetrin.
-
E rëndë në Durrës/ 17-vjeçari humb jetën në shkollë gjatë orës së fizkulturës, dyshohet se pësoi arrest kardiak
3 Prill, 16:0917-vjeçari është ndjerë keq teksa ndodhej në palestër. Eshte transportuar pa ndjenja drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë skenaristi i asaj që ai e cilësoi si intrigë për përfshirjen e tij në aferën Cez-Dia, Meta shtoi se në dëshminë e Hejsek në 2011 nuk përmendet as emri i Ilir Metës, as ish-ambasadori Qazim Tepshi, madje as ish-kryeministri Sali Berisha.
-
Padia e Veliajt për Dadon, Presidenca: Në arkiv vetëm 1 shkresë dhe dekreti! Me kaq, sot nuk do të ishte emëruar
3 Prill, 15:36Shqiptrja.com zbardh diskutimet brenda në seancën në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror.
-
I burgosuri ndërron jetë në QSUT, shkak i vdekjes embolia pulmonare
3 Prill, 15:18Medat Spahiu i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” ka ndërruar jetë këtë të premte në Reanimacionin Qendror në QSUT.
-
SKEDA/ Veliaj: Ja pse emërimi i Ols Dados prokuror është i pavlefshëm
3 Prill, 14:43Report Tv sjell në mënyrë të detajuar arsyet për të cilat Erion Veliaj thotë se emërimi i Ols Dados si Prokuror është bërë në kundërshtim me ligjin, e për këtë arsye emërimi i tij duhet të shpallet i pavlefshëm.