Kronikë
-
Në një lidhje telefonike për Report Tv, ministrja Xhaçka tha se po komunikohet me palën greke për të rritur kapacitetet testuese të bërjes së tamponit në kufi, por edhe të zgjatjes së orarit të punës edhe përtej orës 22:00. Ajo gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet për të shmangur krijimin e radhëve të gjata dhe të kontribuojë në lehtësimin e situatës.
14 Gusht 2020, 20:34 -
Demet e tërmetit, protestë para Bashkisë Durrës! Banorët: Nuk po trajtohemi njëlloj, i kemi dorëzuar dokumentet
14 Gusht 2020, 19:40Me dhjetëra banorë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, kanë protestuar këtë të premte para bashkisë së këtij qyteti. Ata kërkojnë të hapen aplikimet për të përfituar nga fondi i riparimit të banesave, por edhe bonusin e qirasë, pasi sipas tyre nuk e kanë marrë qe nga muaji korrik.
-
-
Në kërkim të hijes, qytetarët presin në radhë jashtë Onkologjikut
14 Gusht 2020, 18:41Nën temperaturat e larta të verës, qytetarët që kanë nevojë për shërbime onkologjike, detyrohen të presin me orë të gjata para dyerve të spitalit.
-
-
-
Të shtëna me armë në Bulqizë, terrorizohet një familje në Gjoricë
14 Gusht 2020, 18:21Një familje nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri para banesës së tyre.
-
Një nënë e infektuar me Covid19 sjell në jetë foshnjën e saj, të porsalindurit i bëhen analizat
14 Gusht 2020, 18:06Në maternitetin "Koco Gliozheni", një nënë e konfirmuar me Covid19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj.
-
-
-
-
S'ka marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë për radhët në Kakavijë! Pala greke mbyll kufirin në 22:00, rifillon nesër në 06:00! Qytetarët mbeten në rrugë, për 8 orë kaluan 1800 shtetas
14 Gusht 2020, 17:14Edhe pse Ministria e Jashtme ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në bisedimet me ministrinë e Jashtme greke për të bërë të mundur vijimin e punës në pikën kufitare edhe pas orës 22:00, masë kufizuese e marrë për shkak të pandemisë, nuk është arritur asnjë marrëveshje mes palëve. Ora 22:00 ka shënuar mbylljen e kufirit të Kakavijës nga pala greke për të rifilluar sërish nesër në orën 06:00. Nga ora 14 deri në orën 22:00, Ministria e Jashtme njofton se për 8 orë kanë kaluar 1800 shtetas drejt Greqisë.
-
Ministria e Jashtme: Në 4 orë kanë kaluar 1300 qytetarë në Kakavijë
14 Gusht 2020, 16:18 -
-
146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit! Ndërron jetë taksisti nga Tepelena (VIDEO)
14 Gusht 2020, 16:03Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në vendit tonë vijojnë të mbeten të larta, ku ditën e sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë.
-
-
-
Të bllokuar prej 3 ditësh në Kakavijë, dërgohen ujë dhe ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve! Xhaçka dhe Çako takim me autoritetet vendore dhe policisë në kufi
14 Gusht 2020, 15:38Situata e pazakontë në Kakavijë ka vënë në lëvizje emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët prej tre ditësh vijojnë të jenë të bllokuar në rrugë, në pritje për të kaluar drejt territorit grek.
-
Inspektohen punimet në Unazën e Jashtme të Tiranës, Balluku: Në shtator do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve
14 Gusht 2020, 15:23Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho kanë inspektuar punimet në pjesën veri-lindore të Unazës së Jashtme të Tiranës.
-
Nuk 'zunë mend' nga gjobat e para dhe organizuan sërish dasma, mbyllen 2 restorante në Durrës
14 Gusht 2020, 15:05Dy restorante janë mbyllur për një periudhë 6 mujore pasi ka vijuar që të organizojnë dasma në kohë COVID-i, edhe pse ishin gjobitur më herët.