146 raste të reja me COVID-19, 6 humbje jete në 24 orët e fundit! Ndërron jetë taksisti nga Tepelena (VIDEO)

Shifrat e viktimave dhe të infektuarve në vendit tonë vijojnë të mbeten të larta, ku ditën e sotme fatkeqësisht kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 146 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitive me Covid19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.

Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

Testime totale               49151

Raste pozitive               7117

Raste të shëruara         3695

Raste Aktive                  3203

Humbje jete                    219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           1747

Durrës           398

Shkodër        278

Fier               145

Lezhë            122

Vlorë              115

Korçë              111

Kukës              94

Elbasan           84

Berat               48

Gjirokastër      31

Dibër              30

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Ndërron jetë 59-vjeçari nga Tepelena me COVID-19, i shtruar prej 4 ditësh tek Infektivi

Brenda 24 orëve dy persona nga Tepelena kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e COVID-19. Pas vdekjes së taksistit 60 vjeç, burime për Report Tv bëjnë me dije se një 59-vjeçar nga Tepelena, ka ndërruar jetë pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Viktima ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë, ku kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën e tij me këtë virus.

Viktima ishte dërguar me urgjence në Spitalin Infektiv 4 ditë më parë, pas simptomave të rënduara shëndetësore si pasojë e COVID-19.

Ky është rasti i dytë i vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Tepelene, ku mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë dhe një taksist 60-vjeçar , po ashtu i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Taksisti para 5 ditësh ishte dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në kryeqytet, por sot humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Ora 09:30
Taksisti 60-vjeçar nga Tepelena ndërron jetë nga COVID-i tek Infektivi

TIRANË- Një taksist 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë. Viktima nga qyteti i Tepelenës kishte shfaqur shenja të Covid-19 10 ditë më parë, ndërsa  para 5 ditësh është dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në kryeqytet. 

Sipas gazetarit të Report tv, 60-vjeçari ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Prej tre ditësh vendi ynë vijon të shënojë shifra rekord me të infektuarit nga COVID-19, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 6971, ndër këto raste pozitive janë 3142 dhe janë shëruar 3616 persona. Kjo është viktima e dytë në qarkun e Gjirokastrës që ndërron jetë nga COVID-19, ndërsa janë 31 raste aktive.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë