Kronikë
-
7 Gusht 2020, 09:31
-
Arrestohet tre persona në Vlorë, 34-vjeçari mbante kanabis e armë gjahu në shtëpi, djali i thyen xhamat e makinës babait
7 Gusht 2020, 09:29Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi iu gjetën në banesë kanabis sativa dhe një armë gjahu pa leje. Policia gjithashtu ka arrestuar në flagrancë në Radhimë babë e bir me banim në Tiranë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56-vjeçar për motive të dobëta.
-
Zbardhet shkaku i masakrës në Buçimas, gjyshja ndërhyri të mbronte mbesën nga i ati! Autori do vriste vajzën për telefonin
7 Gusht 2020, 09:07Ngjarja ka nisur për një telefon, që zotëronte vajza 15-vjeçare e autorit. 44-vjeçari Olsi Çekiçi ka dashur të vrasë vajzën e tij për shkak të telefonit, por ka ndërhyrë nëna e tij për të mbrojtur mbesën e mitur, e cila përfundoi e masaktruar nga i biri.
-
Tiranë, shoferi i dehur humb kontrollin e makinës hipën mbi trotuar, plagos 4 këmbësorë
7 Gusht 2020, 08:48Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Llazi Miho" në Tiranë, ku drejtuesi në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka hipur mbi trotuar duke plagosur 4 këmbësorët.
-
OKB: Sistemi shëndetësor shqiptar mund të mbingarkohet nga Covid-19! Vdekjet e parandalueshme mund t’ua kalojnë atyre nga pandemia
7 Gusht 2020, 08:03Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të fundit për planin e përgjigjes për rimëkëmbjen social ekonomike ndaj Covid-19 ka paralajmëruar se sistemi shëndetësor në vend rrezikon të mbingarkohet nga pandemia e Covid-19.
-
Ulje e lehtë temperaturash dhe reshje shiu, si do të jetë moti për sot
7 Gusht 2020, 07:42Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.
-
Tiranë, motori përplas 8-vjeçarin me biçikletë te kryqëzimi i 21 Dhjetorit
6 Gusht 2020, 23:11Një motor ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 22:10, tek 21 Dhjetori në Tiranë.
-
Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi? Aksione, kredi, media dhe hidrokarbure
6 Gusht 2020, 22:59Gjurmët e pasurive të Ylli Ndroqit, sipërmarrësit mediatik që me vendim gjykate iu sekuestruan 26 pasuri nisin me biznesin YLDON. Sipas dokumentacionit të SPAK të dorëzuar në gjykatë në vitin 2003, Ndroqi regjistron shoqërinë YLDOM me objekt si zyrë këmbimi valutor, por që sipas SPAK deri tani nuk rezulton të ketë dokumentacion të depozituar për këtë biznes.
-
-
Të shtëna me armë në Sarandë, policia dhe FNSH nisin krehjen e zonës, për zbulimin e autorit
6 Gusht 2020, 22:00Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes së sotme. Policia ka nisur krehjen e zonës, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-
-
-
-
Testimi për antitrupat sars cov-2 totale (IgG + IgM) nga Intermedica, i vetmi me dy metoda, me dy kompani
6 Gusht 2020, 20:56Pozitiv apo Negativ? I prekur tani apo i infektuar më herët nga Covid 19? Këto dyshime që sot i gjen në mendjet e shumicës së shqiptarëve shuhen me testimin që ofrohet në Laboratorin Intermedica.
-
-
-
Rikthehen grabitjet në portin e Barit, Konsullata apel shqiptarëve: Kujdes, mos lini para dhe dokumente të rëndësishme në makina
6 Gusht 2020, 20:24Çështja është bërë shqetësuese aq sa Konsullata e Barit ka thirrur në takim policinë italiane për të raportuar rastet dhe shqetësimin e saj, ndërsa u ka bërë thirrje me një status në facebook të gjithë shqiptarëve që të mbyllin makinat dhe të mos lenë brenda tyre paratë dhe dokumentet e rëndësishme.
-
Bardh Spahia-Manastirliut: Ku janë marrë tamponët që dalin fals negativë
6 Gusht 2020, 19:55Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka hedhur sërish akuza në lidhje me cilësinë e tamponëve dhe testeve serologjike që bën Ministria e Shëndetësisë dhe se rezultatet e saj janë të kundërt me ato të privatit.
-
Ngjarje e rëndë në Buçimas! 44-vjeçari me probleme mendore i pret kokën nënës! Autori me precedent penal: Nuk pendohem, gjaku i saj ishte me magji
6 Gusht 2020, 19:24Ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Buçimas, pranë qytetit te Pogradecit, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka vrarë nënën e tij. Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, ku më pas ai ka rrëmbyer thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e tij. Më pas i ka prerë kokën me kosë dhe ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësi.
-
Zjarri në fabrikën e Skraparit, stakohet energjia elektrike në disa fshatra
6 Gusht 2020, 19:18