Kronikë
-
Ditën e sotme një 25 vjeçar ka përplasur me makinë një 80 vjeçar.
8 Gusht 2020, 13:37 -
Elbasan/ Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë, u qëllua 27 herë me thikë! Kapen 2 autorët, të përfshirë dhe në ekzekutimin e 'Rramanit'
8 Gusht 2020, 13:03Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë duke u qëlluar me thikë 27 herë. Dy autorët kanë qenë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ku janë paguar për të monitoruar lëvizjet e tij. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani, i njohur me nofkën "Rramani" kanë qenë miq të ngushtë mes tyre.
-
Subjekti privat dëmton rrjetin e tensionit të mesëm, një pjesë e Dhërmiut mbetet pa energji elektrike
8 Gusht 2020, 12:51Një avari për shkak të dëmtimit të rrjetit të tensionit të mesëm nga një subjekt privat ka lënë pa energji elektrike zonën e Drimadhes në Dhërmi.
-
Gjoka Konstruksion: Një sqarim për videon e publikuar nga Berisha dhe gjendjen reale të Urës së Vashës
8 Gusht 2020, 11:45Kompania Gjoka Konstruksion ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve nga ish-kryeministri Berisha, sipas të cilit, Ura e Vashës, segment i Rrugës së Arbrit, po ndërtohet pa standarde. Në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale, kompania Gjoka sqaron se pamjet e publikuara nga Berisha nuk i përkasin kësaj ure.
-
Vranë taksistin se i ngacmoi motrën dhe nënën, burg për dy vëllezërit Shera
8 Gusht 2020, 11:39Sajmir dhe Arsil Shera dy vëllezërit e arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Abdulla Budllës 71 vjeçarit, do të qëndrojnë në burg. Me akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim me paramendim dy të rinjtë kanë pranuar krimin duke thënë se gjithçka e bënë pasi Budlla i kish poshtëruar duke mbajtur lidhjen intime me nënë e tyre dhe i kish ngacmuar edhe motrën.
-
Pamje nga atentati i sotëm në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht
8 Gusht 2020, 11:29 -
U kapën me 25 doza drogë, arrestohen dy shpërndarësit në Berat! Pranga dhe 4 familjarëve të tyre, kundërshtuan policinë
8 Gusht 2020, 11:10Dy shpërndarës droge janë arrestuar pasi gjatë kontrolli të mjetit të tyre iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza kokainë dhe kanabis
-
'Më preku nderin, u vetëmbrojta '! Arrest me burg për Mihal Thimjo, vrau me sende të forta mikun e tij
8 Gusht 2020, 11:00Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur ditën e sotme masën arrest me burg për Mihal Thimjon, autori i vrasjes së Gezim Saraçit, me të cilin kishin një raport miqësor. Ngjarja ka ndodhur më 5 gusht ku Mihal Thimjo ka goditur me sende të forta Gezim Saraçin duke e lënë të vdekur në kamionçinë dhe më pas është larguar
-
-
Digjet makina në Gjirokastër, ja pistat e hetimit (VIDEO)
8 Gusht 2020, 10:43Makina tip Golf 3 me targë Gj 9528 A mendohet të jetë djegur rreth orës 2 të mëngjesit, po hetohet në dy pista.
-
-
Dy të miturit thyen masën 'arrest shtëpie', vodhën dyqanin dhe plagosën dy moshatarët e tyre brenda dy ditëve
8 Gusht 2020, 10:34Dy të mitur të cilët ishin në arrest shtëpie për plagosje të dy personave, kanë thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe kanë vjedhur një dyqan gjatë natës dhe kanë plagosur dy bashkëmoshatarët e tyre me thikë.
-
-
Alkool, shpejtësi, gara në fundjavë, policia ndëshkon 27 shofer në pak orë kontroll (VIDEO)
8 Gusht 2020, 10:20Në pak orë kontroll në akset kryesore hyrëse të kryeqytetit policia rrugore ka ndëshkuar 27 drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.
-
Tepelenë, gjendet i mbytur trupi një gruaje në lumin e Vjosës
8 Gusht 2020, 10:15Ka qenë një i ri, i cili ka pikasur trupin në ujërat e Vjosës dhe ka lajmëruar policinë.
-
-
Tentuan të kalojnë 32 kg kanabis nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut përmes kufirit të gjelbër, një i arrestuar, një në kërkim
8 Gusht 2020, 09:57Dy persona kanë tentuar të kalojnë 32 kilogramë kanabis përmes kufirit të gjelbër nga Librazhdi në Maqedoninë e Veriut. Pasi u pikasën nga policia ata janë larguar duke braktisur mjetin dhe drogën, por policia arriti të kapë njëri prej tyre, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
-
-
Sekuestrohen mbi 30 mijë euro dhe një automjet në Kakavijë! Procedohen 4 persona, mes tyre dy grekë dhe një italian
8 Gusht 2020, 09:22Katër persona kanë tentuar që të fusin përmes pikës kufitare në Kakavijë një shumë të konsiderueshme parash dhe mjete motorike. Mes të proceduarve janë një shqiptar, një italian dhe dy shtetas grekë.
-
E mitura greke akuzon për përdhunim 19-vjeçarin shqiptar, i riu: Donte vetë, ne jemi në një lidhje
8 Gusht 2020, 08:58Një 19 vjeçar po përballet me akuzën e përdhunimit në një fshat të Kretës, pasi ëshë denoncuar nga një e mitur greke.