Kronikë
-
Ministri Lleshaj, në fjalën e tij për çështjet e migracionit, pasi vuri në dukje masat e marra nga vendi ynë, nënvizoi se numri i migrantëve që kanë hyrë në vendin tonë ka ardhur në rritje nga viti në vit. Lleshaj u shpreh se vendi ynë ka rritur nivelin e bashkëpunimit si me vendet fqinje, ashtu edhe me strukturat e BE-së.
19 Nëntor 2019, 15:44 -
Aksident në Vlorë, makina përplas rëndë drejtuesin e biçikletës (VIDEO)
19 Nëntor 2019, 15:07Si pasojë e këtij aksidenti i plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.
-
Arrestohet shqiptari në Janinë, kapet me 107 kg kanabis në makinë
19 Nëntor 2019, 14:56Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt. Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 106 kg 850 gram kanabis.
-
Liroi nga burgu Lul Berishën, del para Vetingut gjyqtari Arben Vrioni! Ja dosjet e të nxehta që ka gjykuar
19 Nëntor 2019, 13:59Gjyqtari Arben Vrioni ka kryesuar treshen e gjyqtarëve, të cilët liruan para afatit nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, vendim i cili prodhoi polemika dhe reagime të forta, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar.
-
Grabitja e Rinasit/ Shtyhet seanca për Oltian Veselin dhe Elton Piklin, mungojnë avokatët
19 Nëntor 2019, 13:29Arsyeja për këtë shtyrje të seancës është bërë mungesa e avokatëve për dy të dyshuarit. Në këtë seance Prokuroria i kërkonte Gjykatës kryerjen e analizave të ADN për të vërtetuar nëse përputheshin shenjat e gishtërinjve me gjurmët e gjetura në paratë e gjetura deri me tani.
-
Qeveria në dhjetor amnisti për të burgosurat, Ruçi: Ndjeshmërinë të mos e keni vetëm për gratë
19 Nëntor 2019, 13:12Paraprakisht mësohet se do të lirohen nga burgu të gjitha gratë e dënuara për vepra të ndryshme penale, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç. Gjithashtu, pritet të përfitojnë nga amnistia gratë e burgosura, të cilat janë dënuar deri në tre vjet burg si dhe ato që u ka mbetur më pas se tre vjet kohë për të vuajtur dënimin. Gjithashtu pritet të përfitojnë edhe gratë të cilat kanë fëmijë të mitur.
-
Zetori përmbyset në Fier, humb jetën drejtuesi i mjetit (FOTO)
19 Nëntor 2019, 12:45Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i “Zetorit”, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhen e plotë të ngjarjes.
-
Tentuan të kalonin 12 sirianë drejt Kosovës, dy të arrestuar në Kukës
19 Nëntor 2019, 12:36Blutë e Kukësit bëjnë me dije se janë vënë pranga B. D., 29 vjeç dhe M. R., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
-
Një tjetër i arrestuar për skandalin e tjetërsimit të tokave tek Kepi i Rodonit, shkon në 16 numri i personave pas hekurave
19 Nëntor 2019, 12:22I arrestuari është Algert Rapi., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim. Ndaj 32-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim.
-
-
Atentati ndaj prokurorit, gjykata i kthen celularin Kejvina Kthellës, por jo llogaritë dhe makinën
19 Nëntor 2019, 10:08Modeles iu sekuestrua telefoni nga prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
-
Aksident në Tiranë, autobusi përplas 72-vjeçaren, policia shoqëron shoferin
19 Nëntor 2019, 09:55Në rrugën e “4 Dëshmorët” autobusi me drejtues J. L, ka përplasur këmbësoren B. Ç.,72 vjeçe.
-
Del nga spitali prokurori Ndoja që u plagos në atentat
19 Nëntor 2019, 09:41Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja që iu bë atentat 18 ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit ka lënë spitalin e Durrësit.
-
Super-grabitja në Rinas/ Policia gjen para të tjera në banesat e dy prej të arrestuarve, Prokuroria do të marrë ADN-në e Oltion Veselit
19 Nëntor 2019, 09:40Policia ka zbuluar një sasi tjetër parash në dy banesat e të arrestuarve për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019. Paratë janë gjetur në banesat e Elton Piklit, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i grabitjes si dhe në banesën e Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.
-
Pronarja e punishtes në Lazarat: "Më dhunoi nipi i burrit!" I dënuari për drogë lihet i lirë nga policia (VIDEO)
19 Nëntor 2019, 09:20Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.
-
Reshje shiu dhe mjegull/ Si do të jetë parashikimi i motit për ditën e sotme
19 Nëntor 2019, 09:10 -
Zhdukja e Miftar Damzit në vitin 1998, Pa Gjurmë sjell LIVE foton që ngjall shpresën e familjarëve!
18 Nëntor 2019, 22:51Emisioni “Pa Gjurmë” solli të tjera detaje lidhur me fatin e 53-vjeçarit Miftar Damzi, nga Peshkopia. Që kur humbi gjurmët në vitin 1998, një foto që ngre dyshimet se bëhet fjalë për 53-vjecarin e zhdukur ngjall shpresat se Miftari jeton në Londër.
-
Rastet e keqtrajtimit të kafshëve të egra/Veterineri: Mos i vrisni, fermerët të përdorin gardhet elektrikë
18 Nëntor 2019, 21:22Keqtrajtimet e kafshëve të egra, nga banorë që ndihen të rrezikuar mund të evitohen duke marrë disa masa paraprake. Veterinerë të Albanian Wildlife Rescue Team, shprehen se qytetarët mund të ndërtojnë gardhe elektrike, duke evituar kështu vrasjen e specieve të egra, që janë një pasuri për Shqipërinë.
-
'Të lutem më lër të qetë, nuk mban më ujë pilafi'...Imami denoncon gruan që e përndiqte prej tre vitesh
18 Nëntor 2019, 20:46“Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh.
-
Qeni i stanit drejton tufën e deleve, turisti gjerman çuditet dhe poston videon nga Gjirokastra (VIDEO)
18 Nëntor 2019, 20:06Një turist gjerman është çuditur gjatë një udhëtimi në Malin e Gjerë në Gjirokastër, kur pa një qen të bardhë stani, i cili u jepte udhëzime tufës së deleve pasi kjo e fundit kishte bllokuar rrugën e makinave.
