Kronikë
-
20 Nëntor 2019, 17:22
-
Ish-bashkëshorti e dogji me qumësht/ 25-vjeçarja në Report Tv: Vajzës 2 javëshe i fikte cigaret në gojë, ka ende shenjat e thikës në trup, u dënua 14 muaj
20 Nëntor 2019, 17:00Rrëfehet ekskluzivisht për emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv, 25-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, e dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj një natë më parë i cili e dogji me qumësht të valuar, tashmë i arrestuar. Nga spitali, ajo tregon se kur ka qenë e martuar, burri B.Balla ka dhunuar edhe vajzën 2 javëshe duke i fikur cigaret në gojë dhe duke e goditur me thikë në trup. Një dëshmi që nxjerr në pah dhe një skandal të drejtësisë shqiptare: Në 2013-ën burri është dënuar vetëm me 14 muaj!
-
Kokaina 613 kg në Durrës i përkiste 7 grupeve kriminale/ Ja kodet enigmë të komunikimit
20 Nëntor 2019, 16:23Sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri u ble në Kolumbi me bashkim asetesh financiare nga 7 grupe kriminale.
-
Arta Marku dhe Fatjona Memçaj 'pajtohen' me pikëzimin! Asnjë ankim për listën e KLP-së në garën për kryeprokuror
20 Nëntor 2019, 16:19Ka përfunduar afati për ankimimin e renditjes së KLP-së në garën për kryeprokuror. Asnjë nga kandidatët nuk ka paraqitur ankimim.
-
Krimi kibernetik/ Rriten denoncimet, disa biznese kanë falimentuar
20 Nëntor 2019, 15:19Mashtrimi kompjuterik është kthyer një problem shqetësues jo vetëm për të rinjtë por së fundmi ka dëmtuar rëndë nga ana financiare edhe biznese të fuqishme Shqiptare. Në 10 muajt e parë të këtij viti, mësohet se nga 35 denoncime, janë zbuluar vetëm 12 prej tyre. Mësohet se më të prekurit nga hakerimet me hapje të adresave false online janë bizneset më të fuqishme, disa prej të cilave kanë shkuar deri në falimentim.
-
Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, bien akuzat për dekanin dhe shefen e gazetarisë, në gjyq vetëm sekseri
20 Nëntor 2019, 15:04Prokurori Ritvan Sukaj ka dërguar në gjyq vetëm sekseri Petrit Kodra.
-
Lirohet nga burgu Florenc Çapja/ Gjykata pushon për herë të tretë çështjen për atentatin kundër Fadil Memës
20 Nëntor 2019, 14:37Gjykata ka pushuar hetimet për herë të tretë për atentatin kundër ish-efektivit të policisë rrugore Fadil Mema duke liruar nga burgu Florenc Çapjen. Vendimi është marrë në seancë paraprake të gjykimit, aty ku prokuroria e Elbasanit kërkonte që gjykata të miratonte kërkesën për gjykim dhe të fuste dosjen për gjykim.
-
Dënohet me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj, qëlloi me breshëri automatiku ndaj Florenc Çapjas e Bledar Muçës
20 Nëntor 2019, 14:27Pasi kreu krimin, Hasanpapaj u largua në drejtim të Holandës ku më pas u arrestua nga autoritete e këtij shteti dhe u ekstradua në Tiranë ku tashmë është dënuar me 10 vjet burg për atentatin e ndodhur në vitin 2016 ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës.
-
Përplasja me policinë në Elbasan, Suel Çela shpallet i pafajshëm, dënohen dy të tjerët
20 Nëntor 2019, 14:23Dosja e cila për disa kohë mbeti mes prokurorisë Elbasan e Krimeve është përmbyllur me dënimin e Klement Xhaferrit me 5 vite dhe Enea Bekteshit me 6 vite burg.
-
Kajmaku vijon që të jetë në kërkim, policia nis verifikimin e pasurisë, kërkesë bankave dhe hipotekës
20 Nëntor 2019, 13:27Policia e Shtetit ka nisur verifikimin pasuror për ish kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmakun për pastrim parashë. Prej disa ditësh oficerët e policisë u kanë dërguar kërkesë zyrtare bankave të nivelit të dytë dhe Hipotekës për tu vënë në dispozicion llogaritë bankare dhe pasuritë apo çdo pasuri tjetër që disponon familja Kajmaku. ish kryebashkiaku prej 10 ditësh është në kërkim nga policia me vendim gjykate, i akuzuar për tre vepra penale.
-
Durrës, 24-vjeçari përplas një këmbësore, ndërron jetë rrugës për në spital
20 Nëntor 2019, 13:27Policia bën me dije se në vendin e quajtur "ish- këneta', mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga 24-vjeçari H. K., ka aksidentuar një këmbësore.
-
Prokuroria kërkoi 21 vite burg, Çekaj: E dekonspiruan operacionin dhe njoftuan trafikantët e vërtetë
20 Nëntor 2019, 11:57Arbër Cekaj për të cilin prokuroria kërkoi 21 vite burg në një reagim publik shpërndarë nga avokati shprehet se nuk ka lidhje me drogën, por prej vitesh ka nisur një punë të ligjshme me frutat duke pasur edhe fitime të cilat i zgjeruan aktivitetin.
-
Tre të preferuarit e Metës në Kushtetuese në rrezik! Muçi dhe Xhaferllari presin vendimin e Vetingut! Mister pse nuk zëvendësohet Vitore Tusha
20 Nëntor 2019, 11:41Çuditërisht, Presidenti Ilir Meta zgjodhi të renditurin e fundit me pikë, Besnik Muçin, i cili nuk i kishte mbyllur llogaritë me Vetingun. Një javë më pas, në datën 27 nëntor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, do të vendosë edhe për fatin e Marsida Xhaferllarit.
-
“Banorët e dy fshatrave nuk do të kacavirren më për të kaluar lumin e Shkumbin”, Xhaçka: Brenda 10 ditëve ndërtohet ura (FOTO)
20 Nëntor 2019, 11:11Ministrja thotë se ura do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve dhe nxënësve të këtyre 2 fshatrave për në qendrën shëndetësore, shkollën e mesme dhe rrugën nacionale.
-
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja
20 Nëntor 2019, 10:55Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.
-
Prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn! Si u ngarkua 613 kg kokainë në servis në Kolumbi dhe dy bisedat që e gozhdojnë (Dokumenti)
20 Nëntor 2019, 10:59Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn. Për shoferin Armando Pezakun u kërkuan 13 vite burg (me gjykim të shkurtuar 8.8 vite), ndërsa për menaxherin e kompanisë Donaldo Lushaj u kërkuan 14 vite, me gjykim të shkurtuar 10.8 vite, gjithmonë nëse pranohet kjo masë dënimi nga gjykata. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar ekskluzivisht dosjen me provat e prokurorisë që gozhdojnë Çekajn në akuzën e trafikut të drogës. Prokurori i dosjes Edvin Kondili gjatë leximit të pretencës akuzoi se Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.
-
Prokuroria urdhër noterëve për Kajmakun: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ose do mbani përgjegjësi penale
20 Nëntor 2019, 09:53Kjo shkresë e Prokurorise së Tiranës që mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj, u është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend. “Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.
-
Alvin Berisha dhe babai i tij i gëzohen bashkimit, vogëlushi bëhet edhe me Instagram (FOTO)
20 Nëntor 2019, 09:28Afrim Berisha, babi i Alvinit, ka vendosur që t’i hapë Instagram, ku ka publikuar disa foto të vogëlushit, për të cilin luftoi deri në fund, me forcën e një babai për ta pasur pranë vetes.
-
U vetëplagos në dorë me pistoletë, arrestohet 38-vjeçari në Fier! Pranga edhe një 55-vjeçari në Durrës për kanosje me thikë
20 Nëntor 2019, 09:29Dy persona janë arrestuar në Fier e Durrës për vepra penale "Armëmbajtje pa leje", "Mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe "Kanosja". I arrestuari në Fier është E.N i cili pasi u vetëplagos në dorë, është arrestuar nga policia. Ndërsa i arrestuari në Durrës është N. M i cili akuzohet se kanosi me thikë K. R., 41 vjeç.
-
'Jemi policë, ku e ke djalin?' Hajdutët hapin kasafortën me gurë fresibël, pronari: Morën 300 mijë euro (VIDEO)
20 Nëntor 2019, 08:54Fushë Milot/ Një banesë është vjedhur nga tre persona mbrëmjen e djeshme. I zoti i shtëpisë Taf Shabani ka denoncuar rastin në polici dhe është shprehur se shuma që i vodhën është mbi 300 mijë euro, kursime të djemve në Itali prej 30 vitesh dhe vajzës që ndodhet në Tiranë. E moshuara shprehet se autorët kanë qenë tre, pa armë, por me maskë ndërsa janë prezantuar si efektivë policie që ishin në kërkim të djalit të saj Xhevahir Shabani që ndodhet në burg në Itali, por sipas tyre ishte arratisur dhe po e kërkonin në Shqipëri.
