Kronikë
-
Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli.
19 Korrik 2025, 16:43 -
-
‘I famshmi’ i hotel Drilonit sherr me kryeplakun e Tushemishtit për një rrugë, i vë gardh! 4 në hetim (VIDEO)
19 Korrik 2025, 16:04Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit. 4 në hetim. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit, dhe motiv duket të ketë, një sherr të vjetër për një rrugë.
-
U jepet lamtumira dy të miturve që u mbytën në lumin Shkumbin! Miq, të afërm e të panjohur pranë dhimbjes së familjes Bica
19 Korrik 2025, 15:59Jo vetëm miq dhe të afërm, por edhe qytetarë të tjerë shkuan pranë familjes Bica, në Fushë Labinot, për të ndarë dhimbjen për humbjen e dy djemve të mitur. Darvini dhe Francesku, 8 dhe 10-vjeç u mbytën në lum Shkumbin, ku ishin bashkë me nënën për të kullotur bagëtinë, me të cilën siguronin jetesën.
-
Shkaktoi ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, vihet nën hetim administratorja e subjektit në Dhërmi
19 Korrik 2025, 15:20Sipas policisë, gjatë kontrolleve është konstatuar se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i hotelit ishte jashtë funksionit dhe si pasojë një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit.
-
Përplasen 3 automjete në Maliq, 2 të plagosur! Dërgohen në spital
19 Korrik 2025, 15:14Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Symizë të Maliqit. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
-
Vlorë/ Kryen parakalime të gabuara duke iu rrezikuar jetën qytetarëve, 2 shoferët gjobiten me 100 mijë lekë (VIDEO)
19 Korrik 2025, 14:55Policia Rrugore e Vlorës ka gjobitur me 10 000 lekë dy drejtues automjetesh pasi kryen parakalime të gabuara në aksin rrugor “Dhimitër Konomi” dhe në aksin “Vlorë - Fier”
-
Vlorë/ Parkoi makinën në mënyrë të parregullt duke bllokuar edhe kalimin e një ambulance, nis hetimi për shoferin
19 Korrik 2025, 12:53Drejtuesi i një automjeti në Vlorë i cili parkoi në mënyrë të parregullt duke bllokuar kështu edhe kalimin e një autoambulance do të hetohet në gjendje të lirë.
-
DOSJA/ 3 shkeljet e kreut të KPP, Jonaid Myzyri! Makinacionet që përcaktuan fituesin e tenderit 1.9 mln € me ofertën më të shtrenjtë
19 Korrik 2025, 12:07Komisioni i Prokurimit Publik me në krye Jonaid Myzyri, kreu tre shkelje në një tender të hapur në vitin 2020. Sipas dosjes së SPAK, që Report Tv e ka analizuar, në garë, është favorizuar një bashkim operatorësh, në kundërshtim me ligjin, duke tejkaluar kompetencat, si dhe duke përcaktuar fituesit.
-
Me punishte për prodhimin e silenciatorëve, pranga të riut në Tiranë! Kapet me armë gati për qitje (VIDEO)
19 Korrik 2025, 11:51Policia ka zbuluar pranë banesës së tij, një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme, të cilat më pas ua shiste kriminelëve të ndryshëm.
-
Orikum/ Goditën me grushte 19-vjeçarin, nisin hetimet për dy të rinjtë
19 Korrik 2025, 11:50Dy të rinj, njëri 16-të dhe tjetri 18-vjeç do të hetohen në gjendje të lirë pas një sherri me një bashkëmoshatarin e tyre në Orikum.
-
"Prurja" tjetër e turizmit, prostitucion me të huaja (latine, kineze, ukrainase e ruse)'! SKEMA si eskortat e VIP-ave vijnë dhe ikin nga vendi
19 Korrik 2025, 11:33Vajza të reja nga Amerika Latine, Kina e largët apo dhe nga stepat ruse, po frekuentojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë, por jo si turiste. 15 operacione të kryera nga Antitrafiqet në gjysmën e parë të vitit, kanë pasur si objektiv goditjen e prostitucionit me të huaja, duke arrestuar tutorë e hetuar vajza të shumta. 22 tutorë në pranga, 11 në kërkim, gati 100 vajza të huaja që rrezikojnë dhe burgun
-
E rrëmbyen dhe e mbytën me litar, 2 autorët e vrasjes së Renis Dobrës në Mat lihen në burg
19 Korrik 2025, 11:23Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës në Mat janë lënë në burg. Të dy dolën sot para Gjykatës së Dibrës ku u njohën me masën arrest me burg. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar autorësinë e krimit para togave të zeza.
-
-
Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë, pranga 21-vjeçarit (EMRI+VIDEO)
19 Korrik 2025, 10:46Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, me armë zjarri me fishek në fole gati për qitje.
-
U gjet i pajetë në portin e Sarandës, Prokuroria reagon pas akuzave të familjarëve: Kufoma u dërgua në Tiranë për kryerjen e autopsisë
19 Korrik 2025, 10:26Prokuroria e Sarandës ka reaguar lidhur Isa Rexhepaj, i cili një ditë më parë u gjet pa shenja jete në portin e Sarandës, ku ishte i punësuar si roje.
-
-
Shkatërrohet rrjeti i mashtrimit ushqimor në Vorë, produkteve u falsifikohej data e skadencës dhe hidheshin në treg! 2 në pranga (VIDEO)
19 Korrik 2025, 09:38Një magazinë në Vorë është kthyer në qendër të një skandali ushqimor, ku produkte të skaduara rifitonin “jetë të re” përmes falsifikimit të datave të përdorimit. Kompania “Master Al” furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në të cilat pasi grumbullonte mallrat e pashitura tashmë të skaduara, i rishiste duke i ndërruar etiketën dhe pa fatura tatimore.
-
Flakët shkrumbojnë lokalin në Korçë, shkak defekti elektrik (VIDEO)
19 Korrik 2025, 08:12Një lokal përfshihet nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm përballë shkollës "Sotir Gurra" në Korçë. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt elektrik.
-
Vijon zjarri në Dukat, rrezikon Parkun e Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët prekin edhe masivin pyjor në Shkopet (VIDEO)
19 Korrik 2025, 07:52Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në malin e Dukatit. Rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Një masiv pyjor po digjet edhe pranë rrugës nacionale Skuraj–Burrel.
