Kronikë
-
Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si ‘Doqja’, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar
12 Prill 2025, 16:00 -
Uji i ndotur në zonën e 'Komunës së Parisit', gazetari Arsen Rusta kallëzon në SPAK kreun e UKT dhe drejtuesen e komanduar të Bashkisë Tiranë Anuela Ristani
12 Prill 2025, 15:11Përpos hetimit të nisur nga Krimi Ekonomik, pritet që ky problem të ndiqet edhe nga SPAK pas kallëzimit të bërë nga gazetari Arsen Rusta, ndaj Skerdi Drenovës kreu UKT dhe Drejtueses së Komanduar në Bashkinë Tiranë Anuela Ristani. Gazetari ka paraqitur edhe disa pyetje lidhur me punimet nëse ato janë me tender.
-
Elbasan/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagosen dy pasagjerët, nis hetimi për shoferin
12 Prill 2025, 14:38Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.
-
Muriqan/ Tentoi të kalonte kufirin, vihet në pranga 41- vjeçari, i shpallur në kërkim për vjedhje
12 Prill 2025, 14:22Policia Kufitare në PKK Muriqan ka ndaluar shtetasin F. Ll., 41 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për veprën penale “Vjedhja”. Ai dyshohet se më 21 mars 2025 ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në lagjen Kongresi i Elbasanit.
-
Turku i ndaluar në Tiranë ankohet për kushtet te ‘313-a’, kërkesë ‘drejtësisë’: Kam gruan sëmurë, s’më lënë të flas e të takoj familjen
12 Prill 2025, 13:19Në një letër drejtuar institucioneve përmes avokatit të tij turku Nihat Ozbek, thotë se nuk i jepet e drejta të komunikojë me askënd, përfshirë familjen, dhe pretendon madje se i është bërë presion.
-
Menaxheri mashtroi klientin në Elbasan duke i marrë para, arrestohet 30-vjeçari
12 Prill 2025, 12:50Një 30 vjeçar, është vënë në pranga nga policia në Elbasan, pasi vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën si menaxher i një subjekti privat për transport mallrash dhe mashtroi klientin duke i marrë atij një shumë parash mbi vlerën e shërbimit.
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim për prodhim armësh dhe kanosje, arrestohet 30- vjeçari
12 Prill 2025, 11:19Një 30- vjecar është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim armësh dhe kanosje. Sipas policisë, 30-vjeçari është me precedent të mëparshëm për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet drejtuesi i zetorit në Vlorë! Ndalohet edhe një shofer tjetër që ishte i dehur
12 Prill 2025, 11:11Aksidenti është shënuar më 11 prill në fshatin Metoq, ku duke drejtuar zetorin pa leje drejtimi, ka përplasur një 52-vjeçare, e cila mori dëmtime të rënda. Ndalohet edhe një tjetër drejtues që ishte i dehur.
-
Berat/ Shfrytëzonin të miturin për video banale në TikTok, Prokuroria kërkon 5 vite burg për babain dhe gjyshen: Bullizuan dhe ekspozuan të miturin ndaj lëndëve narkotike
12 Prill 2025, 10:29Organi i akuzës kërkon tre vite burg për babain e djalit ndërsa për gjyshen 2 vite burg. I mituri është nxitur nga babai dhe gjyshja për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale pa dëshirën e tij, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij emocionale.
-
Sherri mes të rinjve në Lezhë, 20-vjeçari u godit me shkop bejsbolli nga dy persona, mori shokët e tij dhe përplasi me makinë një prej autorëve! 2 të arrestuar, 4 në kërkim
12 Prill 2025, 10:05Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës dje. Fatjon Gjini, dhe Ervin Nika, kanë goditur me shkop bejsnolli Redian Margjonajn. Më pas Margjonaj, bashkë me tre shokët e tij, kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin duke i shkaktuar dëmtime fizike. Policia ka arrestuar 2 persona dhe 4 persona janë shpallur në kërkim.
-
Kreu i ILD vizitë në Londër, Metani u mirëprit nga Inspektori i Prokurorisë Anthony Rogers! Takime edhe në ministrinë e Jashtme britanike
12 Prill 2025, 07:26Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike. Metani u shoqërua nga një ekip i ILD-së dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.
-
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Ahmetajt, kthen për rigjykim në Apel sekuestron e 1 apartamenti dhe 2 llogarive bankare të ish gruas së tij
11 Prill 2025, 19:49Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke çuar për rigjykim në Apelin e Posaçëm vendimet për sekuestrot ndaj 1 apartamenti në zonën e Shallvareve dhe 2 llogarive bankare, të ish bashkëshortes së tij, për cënim të të drejtës së pronësisë.
-
-
-
Altin Dumani takim me prokurorët në Fier, në fokus forcimi i bashkëpunimit për hetimin e krimeve zgjedhore
11 Prill 2025, 16:36Në Prokurorinë Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokurorëve të kësaj prokurorie. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjitshëm Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjatë periudhës zgjedhore.
-
Trafikonin emigrantë, SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale (EMRAT)
11 Prill 2025, 15:54Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave 6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.
-
-
Sarandë/ Sherri mes të miturve, prokuroria nis hetimet për plagosjen e 17-vjeçarit
11 Prill 2025, 15:24Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka njoftuar nisjen e hetimeve për një ngjarje të ndodhur më 27 mars 2025, ku si pasojë e një konflikti mes të miturve, njëri prej tyre, 17-vjeç, mbeti i plagosur.
-
Golem/ Punëtori u dëmtua gjatë punës në kantier, arrestohet drejtuesi teknik i firmës
11 Prill 2025, 15:06Drejtuesi teknik i një firme është vendosur në pranga nga blutë e Kavajës pasi një nga punëtorët e tij u plagos teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Golem.
-
Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë
11 Prill 2025, 14:06Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I riu ka qenë edhe më parë i dënuar gjithashtu për vjedhje
