Kronikë
-
Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I riu ka qenë edhe më parë i dënuar gjithashtu për vjedhje
11 Prill 2025, 14:06 -
Sherr mes të rinjve në Lezhë/ Njëri i plagosur rëndë në spital, tjetri në kërkim nga Policia
11 Prill 2025, 13:32Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se të rinjtë fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të katedrales në qytet
-
I kërkuar për skemë mashtrimi me TVSH-në, arrestohet 19-vjeçari! Dëmi ekonomik ndaj shtetit, 3 milionë euro
11 Prill 2025, 13:11Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar të shpallur kërkim. I riu akuzohet se i ka shkaktuar shtetit 3 milion euro dëm, së bashku me 6 persona të tjerë.
-
Tiranë/ Kreu i ARRSH-së paraqitet përsëri në SPAK, Gentian Gjyli ishte edhe në muajin janar! U pyet për dy orë për tenderët e ish-drejtorit të arrestuar Berberi (VIDEO)
11 Prill 2025, 13:03Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka shkuar përsëri sot në Prokurorinë e Posaçme. Herën e kaluar, u pyet për dy orë më 14 janar. Dha shpjegime për disa nga procedurat tenderuese të rrugëve, në kohën e ish-drejtorit të arrestuar Evis Berberi
-
Tiranë, merr flakë një autobus i linjës së 'Unazës'! Shkak një defekt teknik
11 Prill 2025, 11:56Një autobus i linjës së 'Unazës' është përfshirë sot nga flakët përballë Ministrisë së Jashtme
-
-
Librazhd/ Dhunoi kunatën dhe e kërcënoi që të mos e denonconte në Polici, arrestohet 45-vjeçari
11 Prill 2025, 11:43Një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar motrën e bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar që të mos e denonconte në Polici është vendosur në pranga nga blutë e Librazhdit
-
VIDEO- Plagosi me armë të riun për një vend parkimi, Report Tv siguron momentin kur 32-vjeçari ‘braktis’ taksinë dhe arratiset me një makinë tjetër
11 Prill 2025, 11:32Ky është momenti kur 32-vjeçari Franci Canaj, pas plagosjes së 29-vjeçarit Gerald Hoxha, braktis automjetin taksi dhe hipën në një tjetër makinë për t'u arratisur.
-
Masakra e Gërdecit/ Pas taktikës së zvarritjes, Fatmir Mediu shkon në GJKKO: 'Shpenzimet e transportit të municioneve dhe kalibrat, jo kompetencë e ministrit!' Gjyqi shtyhet për më 22 prill
11 Prill 2025, 11:25Ish-ministri lexoi 80 nga 150 faqe, seanca shtyhet për më 22 prill. herën e kaluar gjyqtarja Irena Gjoka paralajmëroi avokatët e ish-ministrit se nuk do toleronte më. Sot Mediu kundërshtoi disa nga përgjigjet e ekspertëve. Pretendon se kompetencat i kishte Shtabi i Forcave të Arnatosura
-
Zyrtarisht të ndarë, Meta dhe Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare! Nga rrugëtimi politik te përplasjet për nepotizmin në PL
11 Prill 2025, 11:20Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi sot martesën 27-vjeçare mes tyre. Tashmë prindër të 3 fëmijëve, rrugëtimi i tyre politik nisi që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, ndërsa tronditja’ e marrëdhënies u shfaq publikisht kur riformatimi i strukturave drejtuese të PL, la jashtë tyre Kryemadhin.
-
Me armë në makinë rrugëve të Shkodrës, ‘Sheshi’ prangos 44-vjeçarin nga Tirana! Pistoleta dërgohet për ekspertim në Laborator (EMRI)
11 Prill 2025, 10:33Arma e sekuestruar dhe fishekët dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore, për të vlerësuar nëse është përdorur në krime të tjera. Arrestimi në sheshin "Isa Boletini" të Shkodrës, 44-vjeçari është nga Laknasi, hetime për aktivitetin e dyshuar kriminal
-
Mirditë/ Gjashtë ditë pa kontakte, 65-vjeçari denoncon humbjen e djalit të tij në Gjermani: Asnjë informacion, emigroi në muajin tetor 2024
11 Prill 2025, 09:40Policia e Lezhës mori kallëzimin e të moshuarit, që rrëfeu se prej gati një jave nuk po vendoste dot kontakte me të birin 30-vjeçar. Policia nis hetimet dhe kërkimet për gjetje
-
Përplasen dy automjete në Berat, humb jetën një prej drejtuesve (VIDEO)
11 Prill 2025, 09:25Një aksident i rëndë nga ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, në fshatin Moravë. 50-vjeçari Eduart Ismaili ka humbur jetën.
-
Tiranë/ Debat verbal dhe shtyrje me duar, vëllai i kryebashkiakut Pjerin Ndreu konfliktohet me sekretarin e Federatës së Basketbollit gjatë ndeshjes Vllaznia-Besëlidhja
11 Prill 2025, 08:58Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreut, përfshihet në një konflikt fizik dhe verbal me sekretarin e Federatës së Basketbollit, Franko Bushati. Ngjarja në Pallatin e Lojërave me Dorë "Asllan Rusi', në kryeqytet
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn përsëri seancën, kësaj radhe ‘sëmuret’ avokati i Begejas! Vijon taktika e zvarritjes, ja kur mbahet e radhës
11 Prill 2025, 07:51Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani. Kësaj radhe shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit të Begejas, i cili mësohet se kishte paraqitur raport si i sëmurë. Sot, në ditën e nisjes së fushatës elektorale, pritej vendim nëse Berisha dhe dhëndri do kalonin si të pandehur, por ata vijojnë me taktikat e zvarritjes prej 6 muajsh.
-
Akuzat se Proda nuk zbatoi vendimin për kontroll te biznesi i Suel Çelës, Policia përgënjeshtron Këlliçin: Sajesë! Burime nga SPAK: Nuk pati urdhër, të tjerat u zbatuan
10 Prill 2025, 17:44Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave që Partia Demokratike hodhi në drejtim të tyre se nuk kanë zbatuar urdhrin për biznesin e Suel Çelës, gjatë një operacioni në Elbasan.
-
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me 8 muaj burg pronarin e baxhos në Durrës, konvertohet në shërbim prove
10 Prill 2025, 17:01GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg 43-vjeçarin Naim Koçin, pronar i baxhos “Perla Bulmet”, pasi në shkurt të vitit 2024 tentoi që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).
-
Arrestohen 3 persona në Tiranë, kapen me sasi kokaine dhe kanabisi
10 Prill 2025, 16:40Uniformat blu kanë sekuestruar lëndët narkotike në cilësinë e provës. Materialet janë referuar për në prokurori.
-
Probleme me pasurinë, Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika
10 Prill 2025, 16:26Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot unanimisht lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Rexhina Merlika, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, më 13 mars 2023
-
Hakeroi SPAK-un, i arrestuari Arnold Rrokaj tregon si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti! Prokuroria dyshime se gënjen
10 Prill 2025, 16:21Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
