Kronikë
-
Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar. Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare
16 Qershor 2025, 12:00 -
U soll nga Zimbabve në pranga, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Fierit! Dusha mungon, shtrohet në Spitalin e Burgut
16 Qershor 2025, 11:49Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit të Fierit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e sotme, pasi është shtruar në Spitalin e Burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. I pandehur bashkë me 14 të tjerë nga SPAK, po rigjykohet pas vendimit të Apelit
-
Shkodër/ Parcelat e mbushura me kanabis, asgjësohen 1408 bimë! Arrestohet 34-vjeçari (EMRI)
16 Qershor 2025, 11:18Vijon operacioni i Policisë në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës. Përmes një njoftimi zyrtar për mediat blutë informojnë se kanë gjetur dhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
-
VKM e llogaritjes së pagave të mësuesve, Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë publike më 26 qershor
16 Qershor 2025, 10:25Më 26 qershor, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seancë publike për padinë e sindikatës së Arsimit lidhur me VKM-në e llogaritjes së pagave të mësuesve.
-
Dy turistë të huaj mbetën të plagosur në Gjipe e Shkëmbin e Kavajës, arrestohen pronarët e mjeteve lundruese
16 Qershor 2025, 09:49Dy incidente u shënuan në det të dielën, njëri në Gjipe e tjetri te Shkëmbi i Kavajës. Dy turistë, njëri gjerman e tjetri belg, mbetën të lënduar, dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë. Rastet por hetohen, por deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve, u arrestuan 2 persona.
-
Berisha sëmuret, nuk paraqitet në SPAK për aferën Partizani! Më 30 qershor seanca e parë e gjyqit
16 Qershor 2025, 09:33Kreu i PD, Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për aferën Partizani me argumentin se është sëmurë. Në Prokurori duhet të dorëzojë raportin mjekësor.
-
Shpërndante kanabis me doza në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari
16 Qershor 2025, 09:35Një 21-vjeçar i cii shpërndante kanabis të ndarë në doza në qytetin e Vlorës është arrestuar.
-
Droni e kap ‘mat’ teksa kujdesej për parcelën me kanabis, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (EMRI+VIDEO)
16 Qershor 2025, 09:09Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Roskovecit, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për lëndën narkotike që kishte kultivuar. Lënda narkotike e zbuluar u asgjësua nëpërmjet procesit të djegies.
-
Vlorë/ 35-vjeçari vetëplagoset me armë, dërgohet te Trauma
16 Qershor 2025, 07:42Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës. Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.
-
Durrës/ Ishte duke bërë manovra me Jet Ski dhe ra në ujë, 21-vjeçari belg në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet pronari i mjetit
15 Qershor 2025, 22:59Një turist belg u plagos rëndë pas një aksidenti me Jet Ski në Shkëmbin e Kavajës dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka shoqëruar pronarin e mjetit të lundrues.
-
Kush është Albana Boksi, gjyqtarja shkodrane që do të shqyrtojë rekursin e çështjes Veliaj?
15 Qershor 2025, 22:38Albana Boksi, një nga gjyqtaret më me përvojë në Gjykatën e Lartë, do të jetë pjesë e trupës që do shqyrtojë çështjen ndaj Erion Veliajt, në një kohë kur emri i saj është lidhur me vendimmarrje të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale. Emri i saj është përmendur shpesh për çështjen e njohur si ‘El Clasico’, një hetim i madh për korrupsion në sistemin gjyqësor që preku gjyqtarë dhe prokurorë të lartë.
-
Fier/ Automjeti përfshihet nga flakët tek 'Kthesa e Fratarit', shpëton mrekullisht familja (VIDEO)
15 Qershor 2025, 19:57Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në 'Kthesën e Fratarit' në aksin Levan-Tepelenë. Shoferi nxori në kohë bashkëshorten dhe fëmijët. Zjarri u shua nga zjarrfikësit, ndërsa dyshohet se shkak ishte një defekt teknik i automjetit.
-
Lezhë/ Ishte duke u larë dhe e rrëmbeu rrjedha, mbytet 22-vjeçari në lumin Mat (EMRI+VIDEO)
15 Qershor 2025, 18:36Një 22-vjeçar i quajtur Klajdi Elezi u mbyt ditën e sotme në lumën Mat pranë Shkopetit në zonën e Kurbinit, ndërsa po lahej në ujë bashkë me disa të afërm. Sipas polcisë të riun e ka rrëmbyer rrjedha dhe është mbytur. Trupi dërgohet në morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore. Policia po vijon hetimet mbi ngjarjen.
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon 3 hektarë kullota, rrezikohet një banesë në fshatin Palokastër (VIDEO)
15 Qershor 2025, 17:52Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër, duke rrezikuar një banesë dhe shkrumbuar rreth 3 hektarë kullota e shkurre. Në vendngjarje ndërhynë 12 zjarrfikës me katër mjete.
-
-
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, mbërrin ambulanca! Raportohet për të plagosur (VIDEO)
15 Qershor 2025, 16:30Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cangonj, ku janë përplasur dy automjete dhe dyshohet për të plagosur. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa priten detaje të tjera.
-
E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones, në gjendje të rëndë te Trauma! Shoqërohet drejtuesi (EMRI)
15 Qershor 2025, 15:36Turisti gjerman po zhytej në afërsi të gomones në Gjipe, kur është goditur nga helikat. Pëson prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllwn kurrizor. Drejtuesi i gomones lundronte jashtë perimetrit te sigurisë dhe dispononte dokumentacion të rregullt ligjor.
-
Britanikët u kapën duke shitur drogë në Dhërmi, gazeta 'Mirror': Rrezikojnë 15 vite burg
15 Qershor 2025, 14:57Shpesh shqiptarët janë ‘temë’ e gazetave britanike, por së fundmi, vendin e tyre e kanë zënë dy britanikë që janë kapur javë më parë me drogë në Dhërmi. 'Mirror' shkruan se dy të rinjtë britanikë rrezikojnë të përballen deri në 15 vite burg në Shqipëri.
-
Lanë atdheun të vegjël, Fatjoni dhe Hatixhia sot shërbejnë në ushtrinë amerikane: Na ndihmuan në ditë të vështira, u kemi një borxh
15 Qershor 2025, 13:18Stërvitja ndërkombëtare “Defender 25” solli në Shqipëri 1 mijë e 200 trupa amerikane, mes tyre edhe dy ushtarakë me origjinë shqiptare, rreshterin Taulant Halilaj dhe kapitenen Hatixhe Collaku. Të dy rrefejnë për Report tv emocionet që përjetuan në këtë mision ndërsa ndajnë historinë e migrimit të familjeve të tyre dhe rrugëtimin në ushtrinë amerikane.
-
Tiranë/ Rrëzohet teksa po lëvizte me biçikletë, 60-vjeçari ndërron jetë në spital
15 Qershor 2025, 13:26Sipas policisë, 60-vjeçari pësoi dëmtime të rënda, u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
