Kronikë
-
Gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” me 23 marsi pritet të zyrtarizohet nga kryeministri Edi Rama edhe rikandidimi i Erjon Veliajt për bashkinë e Tiranës, në zgjiedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
18 Mars 2019, 10:12 -
U lanë në burg nga Gjykata e Shkodrës, avokati i 'fajdexhinjve': Nuk ka prova, operacioni flluskë sapuni
18 Mars 2019, 09:47Avokati i të akuzurve si përfshirë në skemën e fajdeve në Shkodër, ka deklaruar se lidhur me akuzën e dhënies së fajdeve dhe kërcënimit ndaj ish-prefektit nuk ka asnjë provë.
-
KPK rihap hetimin për vlerësimin e Kryegjyqtares së Lezhës
18 Mars 2019, 09:12KPK ka vendosur të rihapë hetimin për Ornela Naqellarin, kryetare e Gjykstës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për shkak të disa denoncimeve ndaj saj. Seanca e radhës do të mbahet të enjten, në datë 21 Mars.
-
Auditimi i partive politike, shumica 'të zhdukura' ekspertët nuk kanë mundur t’i gjejnë
18 Mars 2019, 08:20KQZ, në raportin vjetor të vitit të shkuar, nënvizon se në total ishin 113 parti të cilat duhet të kalonin në sitën e ekspertëve që u caktuan me short. 62 prej tyre nuk ka qenë e mundur të kontaktohen nga ekspertët kontabël të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të audituar pasqyrat financiare.
-
Atentati te Komuna e Parisit, policia identifikon autorin
17 Mars 2019, 22:50Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë te “Komuna e Parisit” mbrëmjen e 14 Marsit. Si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti i plagosur 26-vjeçari Enea Keqja. Sipas policisë autori është 30-vjeçari me iniciale A.B.
-
Ricikluesit kundër inceneratorëve/ Ceko për Report Tv: Në kundërshtim me direktivat e BE
17 Mars 2019, 22:27Ricikluesit në vend janë shprehur kundër ndërtimit të inceneratorëve në vend. Drejtori i Qendrës Shqipatre të Riciklimit Enriko Ceko pohon për Report Tv se kjo është në kundërshtim me direktivat e BE dhe do të ketë impakt negativ.
-
Yzberishti dhe Unaza e Re pa energji elektrike, OSHEE reagon pas njoftimit në Report Tv
17 Mars 2019, 22:05OSHEE reagon pas ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Unazës së Re dhe Yzberishtit në Tiranë.
-
E dogjën në protestë, PD përdor sërish foton e Ardit Gjoklajt
17 Mars 2019, 21:10Pasi dogji pankartën me foton e tij në protestën e 5 Marsit, PD ka përdorur sërish Ardit Gjokljan për të tërhequr vëmendjen në një kohë kur qytetarët i janë bashkuar aktiviteteve të organizuara në kryeqytet.
-
Balla: Gjykata Amerikane fundos Shkelzen Berishën, tani SPAK të rihapë Gërdecin (FOTO)
17 Mars 2019, 19:26Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka postuar vendimin e Gjykatës së Floridas, e cila ka hedhur poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit.
-
Mariglen Disha emërohet drejtor i ALUIZNIT në Tiranë
17 Mars 2019, 18:49Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është tranferuar në krye të ALUIZNIT në Tiranë.
-
Humbën prindërit një javë më parë, Xhaçka premton shtëpi për katër vajzat jetime
17 Mars 2019, 18:33Olta Xhaçka vizitoi ditën e sotme katër vajzët e mbetura jetime pas një aksidenti tragjik të ndodhur të dielën e kaluar. Ajo tha se përveç përkujdesjes do t'iu ofrojë vajzave edhe një shtëpi në Tiranë duke i premtuar mbështetje në çdo drejtim.
-
Rama batuta në Berat: Kur bëhen bashkë një socialist dhe një demokrat...
17 Mars 2019, 18:02Edi Rama ishte sot në fshatin Peshtan ku pa nga afër zhvillimin e një kantine vere. Gjatë kësaj vizite Rama shkëmbeu edhe batuta lidhur me zhvillimet politike.
-
Punime në nënstacionet elektrike, disa zona në kryeqytet pa drita (ORARET)
17 Mars 2019, 17:38Për shkak të punimeve në kabinat e nënstacioneve Kinostudio dhe Dinamo, në Tiranë do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
-
Vlorë/ Kushte të vështira ekonomike, banorët braktisin fshatin Picar
17 Mars 2019, 17:26Banorët e fshati Picar të qytetit të Vlorës çdo ditë po përballen me kushtet e vështira të jetesës. Varfëria ëshët ulur këmbëkkryq në shumë familje dhe kjo po çon drejt braktisjes së fshatit për një jetë më të mirë.
-
Ujë 24 orë pas 3 dekadash/ Gruaja në Poliçan-Ramës: Rrofsh 2 mijë vjet, jemi torturuar me kova
17 Mars 2019, 16:03Poliçani do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Investimi prej 80 milionë lekësh për ndërtimin e rrjetit shpërndarës të furnizimit me ujë të qytetit, si dhe rikonstruksioni i stacionit të pompimit dhe linjës së dërgimit e mundëson këtë. Që prej vitit 1966, që përkon edhe me kohën e ndërtimit të ujësjellësit, në rrjet nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje, duke shkaktuar për vite të tëra pakënaqësi tek qytetarët për furnizimin e çrregullt me ujë të pijshëm dhe jashtë standardeve.
-
Mirdita JO HEC-eve mbi Urakë! Dom Gjergj Meta: Zoti na ka dhanë natyrën, s'duhet t'i përçudnojmë (VIDEO)
17 Mars 2019, 16:08Banoret e Kurbneshit në Selitë të Mirditës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin Urakë.
-
Ministrja 'blic' në burgun e Drenovës pas shkarkimit të drejtorit që ndihmoi në lirimin e 'Gjeneralit'
17 Mars 2019, 14:56Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një vizitë blic në burgun e Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit, i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari.
-
Klosi: Mundësitë për të jetuar dhe fituar në Berat, pritet të çelen qindra vende pune
17 Mars 2019, 14:36Ndersa foli ne studion e ERTV per perspektiven e punesimit ne zone, Ministri Blendi Klosi siguroi se fillimi i procesit te nxjerrjes se naftes nga kompania SHELL ne Shpirag, do te sjelle qindra vende te reja pune me paga shume te larta.
-
Balluku: Bashkëpunim me Politeknikun për punësimin e studentëve ekselentë
17 Mars 2019, 14:07Në kuadër të Paktit për Universitetin, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës.
-
Festë 'vere' në Tiranë, Balla: Protesta dje, për të mos harruar se ç'përfaqësojnë Saliu, Luli e Mona
17 Mars 2019, 13:26Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se pamja që ofroi Tirana sot e mbushur me qytetarë për festimet e ditës së Verës, është Shqipëria e vërtetë, dhe jo ajo çka u ofrua dje në protestën e dhunshme të opozitës.