Kronikë
-
Plumb në trup e në kokë, tronditet kryeqyteti gjerman pasi vdesin dy shqiptarë. Mbrëmjen e djeshme, një 60-vjecar shqiptar vrau bashkëatdhetarin e tij dhe më pas ka qëlluar veten. Autori i vrasjes ka ndërruar jetë në spital.
2 Dhjetor 2018, 22:25 -
PAMJE TË RËNDA/ Tre të rinj në Lezhë torturojnë dhe hedhin në ujë një qen, kafsha përpëlitet
2 Dhjetor 2018, 20:58Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tre të rinj torturojnë një qen. Ata e kapin nga këmbët dhe e hedhin në ujë me radhë, ndërkohë që katër putroshi nuk bën asnjë lloj reagimi përveçse përpëlitet që të mos mbytet në ujë.
-
‘I dashur Salvini’ ish-deputetja socialiste ‘sqaron’ ministrin: Kërcënimi s’është bërë nga shqiptarë, gabimet janë tipike italianësh
2 Dhjetor 2018, 20:11Ish-deputetja socialiste ka qenë e vëmendshme ndaj mënyrës sesi është shkruar kjo letër dhe i rendit Salvinit, arsyet pse sipas saj, kjo letër nuk është shkruar nga shqiptarë.
-
Zjarr në panelin elektrik të një pallati te Unaza e Re, evakuohen banorët, trembet e mitura (VIDEO)
2 Dhjetor 2018, 19:02Një zjarr vë në panik banorët tek Unaza e Re. Në një panel elektrik ra në një pallat duke sjellë evakuimin e banorëve. Një vajzë e mitur u shoqërua në spital, fatmirësisht pa probleme shëndetësore.
-
Mediat greke: Anulohet prishja e shtëpive të vjetra në Himarë
2 Dhjetor 2018, 18:43Kathimerini shkruan se pas kundërshtive të forta të banorëve, angazhimit të Ambasadës greke dhe mbështjetjes së Greqisë, plani për Rikualifikimin Urban të Himarës është anuluar me vendim gjykate
-
Historia e rrallë/ I trembur nga gjakmarrja, vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut
2 Dhjetor 2018, 17:39Vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.
-
Protesta te Unaza e Re/ Banorët bllokojnë rrugën, Basha në krah të tyre: Të ndalojë projekti, duhet hetim
2 Dhjetor 2018, 17:10Sot është dita e 29-të e protestës te Unaza e Re. I pranishëm në këtë protestë,ishte edhe kryedemokrati Lulzim Basha, që e quajti megaaferë projektin për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe tha se prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, nuk ka vepruar megjithëse janë kryer vepra penale.
-
S’kanë fund surprizat e motit, njihuni me parashikimin më të fundit, ja si do të nisë java (Foto)
2 Dhjetor 2018, 16:59Dita e hënë do të karakterizohet nga temperatura që do të shkojnë në vlerën e 16 gradëve C në zonat bredgetare
-
Vlorë/ Mbetjet plastike pushtojnë plazhin e Zvërnecit, peshkatarët: Shteti të vërë dorë
2 Dhjetor 2018, 16:37Reshjet e ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në lumin Vjosë e për pasojë kanë marrë me vete edhe mbetje të shumta plastike të cilat më pas kanë përfunduar në detë. Zona e Zvërnecit është mbushur me mbetje të shumta, ndërsa peshkatarët thonë se situate sa vjen e po përkeqësohet.
-
Berat/ I humbet arma e shërbimit, denoncon polici i Forcave Speciale
2 Dhjetor 2018, 16:23Shqiptarja.com ka mësuar se bëhet fjalë për Gramoz Spahiun, i cili ka denoncuar se i ka humbur arma më datë 30 nëntor në Poliçan.
-
Hapen procedurat për studentët që përjashtohen nga tarifa, shkollim falas për ata që kanë zgjedhur mësuesinë
2 Dhjetor 2018, 15:09Këtë vit akademik përjashtohen nga tarifa e shkollimit studentët që kanë zgjedhur të studiojnë mësuesi. Kriteri që duhet plotësuar është nota mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë). Procedura për përfitimin e bursës është e njëjta nga vitet e kaluara, ndërsa dokumentacioni përkatës do të kryhet gjatë muajit dhjetor, pasi në muajin janar bëhet pagesa vjetore e shkollimit në Universitete.
-
Shemben 10 banesa, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje në Unazën e Re (VD+FOTO)
2 Dhjetor 2018, 14:32Deri më tani në këtë zonë janë prishur më shumë se 10 objekte pa leje. Por banorët që i kanë ndërtimet pa leje kërkojnë shpronësim të plotë duke vijuar protestën prej 28 ditësh.
-
Tiranë, 50 mijë lekë policit rrugor për të shmangur gjobën, arrestohet 47-vjeçari
2 Dhjetor 2018, 13:56Një 47-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi i ofroi ryfshet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
-
Angli/ Iu kapën 1433 rrënjë kanabisi me vlerë 1 milion stërlina, burgosen dy 'kopshtarët' shqiptarë (Emrat)
2 Dhjetor 2018, 12:33Dy shqiptarë që bënin rolin e kopshtarit duke u kujdesur për rritjen e 1433 rrënjë kanabis, me vlerë tregu 1 milion sterlina, janë dënuar nga një gjykatë angleze me nga 3 vite burg secili. Pluton Kamberi dhe Ervis Bashllari i thanë gjykatës se u përfshinë në këtë aktivitet kriminal për të paguar borxhin prej 11.000 stërlina që secili, kishin paguar për të hyrë ilegalisht në Angli.
-
Në 2015 u arratis nga komisariati në Tiranë, kapet pas 3 vitesh i riu i dënuar në Itali me 10 vite burg (EMRI+FOTO)
2 Dhjetor 2018, 11:50Por kush është Bledar Zefi? 29-vjeçari nga Fushë-Arrësi është një emër i njohur, pasi në 2015 pas arrestimit u arratis nga komisariati nr. 3 i policisë në Tiranë.
-
Vazhdon aksioni ndaj fishekzjarreve dhe lëndëve plasëse; kontrollohen në më pak se një javë 1136 subjekte, 3 dërgohen në Prokurori (VIDEO)
2 Dhjetor 2018, 11:21Policia e Shtetit vazhdon kontrollin në të gjithë vendin për sekuestrimin dhe heqjen nga tregu të kapsollave me lëndë plasëse si dhe të fishekzjarreve të rrezikshme. Në më pak se një javë janë kontrolluar 1136 subjekte, nga ku tre prej tyre janë dërguar në Prokurori për t'u vlerësuar nëse kanë konsumuar apo jo vepra penale.
-
Refugjatët/ Anija e Forcës Detare shqiptare shpëton 84 gra dhe fëmijë në Egje (FOTO)
2 Dhjetor 2018, 11:26Gomonia e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinezë dhe 8 sirianë, ndërsa e dyta 45 persona në bord, 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë, të cilët u shpëtuan.
-
Ishte në listën e Vettingut, jep dorëheqjen ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Tiranë (Emri)
2 Dhjetor 2018, 10:40Report Tv ka mësuar se dorëheqja e ish-kreut të Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi është bërë në fillim të muajit nëntor dhe i është depozituar KLD-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe më pas presidentit Ilir Meta. Jo zyrtarisht nga KPK, flitet se Saraçi ka probleme me pasurinë dhe karrierën e tij në sistemin e drejtësis.
-
Durrës/ Makina me 6 persona përfundon në kanal, i shpëtojnë banorët e zonës (VIDEO)
2 Dhjetor 2018, 10:00Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në Durrës, ku një makinë me gjashtë persona ka përfunduar në kanal. Këta të fundit mësohet se janë ndihmuar për të dalë jashtë saj nga banorët. Policia ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi lajmi është shpërndarë nga mediat.
-
U kap në flagrancë me 154 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 23-vjeçarja nga Tirana (VIDEO)
2 Dhjetor 2018, 09:07Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet përgjatë fundjavës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Një 23-vjeçare është arrestuar mbrëmjen e djeshme për tejkalim të shpejtësisë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Krahas saj, gjatë mbrëmjes të së shtunës dhe të dielës janë konstatuar edhe raste të tjera të drejtuesve që kanë kaluar shpejtësinë e lejuar. Policia e Shtetit informon se janë pezulluar 39 leje drejtimi.