Kronikë
-
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Ismet Drishti nga një grup të rinjsh. AMA dënon me forcë dhunën ndaj gazetarit dhe drejtuesit të televizionit ‘Zjarr Tv’, ndërsa kërkon një hetim të thelluar. 7 Prill 2018, 12:55
-
Shiste kokainë në disa zona në Tiranë, arrestohet autori me 70 doza/ Emri
7 Prill 2018, 12:50Arrestohet nga policia Ermal Dashi 25-vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan 70 doza kokainë. Policia thekson se i arrestuari u shiste kokainë në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.
-
Tropojë, trafikoi si prostitutë në Kosovë një vajzë, arrestohet e dënuara me 15 vite burg
7 Prill 2018, 12:08Arrestohet nga policia, Gjyle Hajdaraj 57 vjeçe. Ajo ishte në kërkim, pasi është dënuar nga gjykata me 15 vite burg me akuzën e trafikut të personave në Kosovë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.
-
Dibër, 3 vëllezërit e qëllojnë me automatik te dera e shtëpisë, i riu rëndë te Trauma
7 Prill 2018, 11:57Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dibër. Tre vëllezër kanë shkuar në banesën e një 23-vjeçari dhe e kanë qëlluar me armë, duke e plagosur rëndë. Ngjarja është shënuar në fshatin Zall-Dardhë të Dibrës, ndërsa i plagosuri ndodhet te Trauma
-
Ishte duke kullotur bagëtitë, bie në greminë, humbet jetën bariu në Gramsh
7 Prill 2018, 11:52Një 44 vjeçar ka rënë në greminë duke humbur jetën. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Përroi i Dobrenjit në fshatin Lemnysh të Gramshit.
-
Aksident në Tiranë, motori i picave përplaset me një makinë, një i lënduar/ FOTO
7 Prill 2018, 11:39Një person është plagosur paraditen e sotme nga një aksident pranë mbikalimit te Unaza e Re. Një motor që shpërndante pica është përplasur me një makinë me targa greke.
-
Radhë kilometrike në Kapshticë, shqiptarët dynden për Pashkët
7 Prill 2018, 11:30Festa e Pashkës ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit. Të shumta janë hyrjet në vendin tonë, por një numër i lartë shqiptarësh kanë zgjedhur këtë vit që festën e Pashkës ta kalojnë në shtetin fqinj.
-
Sherr për tokën në Tiranë, vëllai tenton të vrasë vëllanë me armë zjarri
7 Prill 2018, 11:06Një person është arrestuar nga policia në fshatin Baldushk, pasi pas një sherri ka kanosur me armë vëllanë duke tentuar ta vrasë.
-
Zbulohet kostoja rekord, 407 mln USD për Tiranë-Elbasan, Xhika: S’jam i rrezikshëm
7 Prill 2018, 10:29Qëndron prej më shumë se një muaji në qeli me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ish-kreu i ARRSH, Dashmir Xhika, kërkon lirinë. Ai u bë drejtor tre vite pasi nisi ndërtimi i rrugës që sipas parashikimeve do të kushtonte 407 mln USD.
-
Dy vjet nga aksidenti tragjik, Xhaçka kujton 'Dëshmorët e Atdheut': Reformim forcave ajrore
7 Prill 2018, 10:09Në Bazën Ajrore të Farkës është përkujtuar 2-vjetori i rënies në detyrë të dy “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Florian Deliut dhe toger Donald Hoxhës, të cilët humbën jetën në një aksident ajror gjatë kryerjes së detyrës.
-
Mjetet luksoze kthejnë rrugët në pistë për gara shpejtësie, 9 të dehur në pranga
7 Prill 2018, 09:379 shoferë të arrestuar dhe 49 leje drejtimi të pezulluar është bilanci i aksionit të Policisë Rrugore në rrugët e Tiranës dhe në autostradën Tiranë-Durrës gjatë kontrolleve të 24 orëve të fundit.
-
Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, Kryepeshkopi Anastas: Më shumë paqe e dashuri!
7 Prill 2018, 09:28Besimtarët ortodoksë në mbarë kremtojnë mbrëmjen e sotme vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet e tyre për ringjalljen e Krishtit. Kryepeshkopi Anastas ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët, duke u lutur për më shumë dashuri e paqe
-
Kundër taksave, thirrjes për protestë para kryeministrisë i përgjigjen pak qytetarë
7 Prill 2018, 09:17Disa përfaqësues të Shoqërisë Civile janë mbledhur mesditën e sotme te Parku Rinia, në kryeqytet, duke protestuar kundër taksës për Rrugën e Kombit. Siç duket dhe në foto e video, janë një numër i vogël qytetarësh, që janë mbledhur te Parku Rinia.
-
Poliçan, vrau ish-kryetarin e fshatit pas sherrit për pronën, lihet në burg autori
7 Prill 2018, 08:59Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ky shtetas vrau pak ditë më parë ish-kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, 57-vjeçarin Jonuz Banaj.
-
Raporti, disa konkluzione për administratën publike
7 Prill 2018, 07:32-Strategjia e Reformës në Administratën Publike paraqitet në ecuri të mire. Viti 2017 ka shënuar rritje për sa i përket realizimit të planit të aktiviteteve. Gjithashtu, ka filluar puna për vlerësimin afatmesëm të strategjisë dhe hartimin e planit të ri të aktiviteteve për periudhën 2018 – 2020, duke vlerësuar edhe nevojat financiare për zbatimin e strategjisë për trevjeçarin e ardhshëm.
-
Bilanci, 78 punonjës të administratës bien në rrjetën e dekriminalizimit
7 Prill 2018, 07:22Verifikohen 24 mijë punonjës për të shkuarën kriminale, ja sa u ‘dogjën’ gjatë vitit 2017. Ky është bilanci i zbatimit të deritanishëm i ligjit të dekriminalizimit.
-
Ristrukturimi i ministrive, u shkurtuan 366 vende pune
7 Prill 2018, 07:19“Në tetor të vitit 2017, pas krijimit të kabinetit të ri qeveritar, numri i portofoleve ministrore, si dhe organizimi i brendshëm i tyre (struktura dhe organika) ndryshuan. Si rezultat i miratimit të strukturave dhe organikave të reja, rezultoi se numri i ministrive u reduktua nga 16 në 4-vjeçarin e kaluar, në 11.
-
Ekskluzive/ Administrata, 12% e punonjësve ngelin në testim
7 Prill 2018, 07:10Raporti i DAP, shkarkimet, emërimet dhe dorëheqjet e plota në administratë gjatë vitit 2017. Verifikohen 24 mijë punonjës për të shkuarën kriminale, 78 bien në rrjetën e dekriminalizimit, 12% e punonjësve të administratës nuk e kalojnë testin.
-
Takim me shtypin e ditës 7 prill 2018
7 Prill 2018, 06:49 -
Koalicion me LSI? Xhafaj: Ata janë në opozitë dhe janë të dhunshëm
6 Prill 2018, 23:24Fatmir Xhafaj tha se ish-aleatët e socialistëve janë tashmë një forcë opozitare, madje sipas tij, një parti e dhunshme.