Kronikë
-
Banorët e fshatit Hotolisht dolën për herë të dytë në protestë, duke bllokuar për rreth 60 minuta aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Ata kundërshtojnë projektin e rrugës “Elbasan-Qafë Thanë” që pritet të kalojë në mes të fshatit, duke shkaktuar dëme në shtëpi, biznese dhe toka bujqësore. Banorët shprehen të pakënaqur me procesin e shpronësimeve, të cilat i konsiderojnë të padrejta dhe me vlerë të ulët.
27 Prill 2025, 10:40 -
Goditi me shishe uji një lojtar gjatë ndeshjes ‘SkënderbeuU19- Partizani U19’, nisin kërkimet për kapjen e autorit
27 Prill 2025, 10:18Policia e Koçës ka nisur kërkimet për kapjen e një personi i cili gjatë zhvillimi të ndeshjes ‘SkënderbeuU19- Partizani U19’ një ditë më parë ka ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës
-
Akuzohen për vjedhjen e 7 mln eurove me Call Centera, SPAK kërkon konfiskimin e 2.3 mln euro pasuri të Erjon Kasmit dhë Xhulian Xhafës
27 Prill 2025, 10:00SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës, të akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturuar kriminal.
-
-
Ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec! Vijon puna për kapjen e dy të përfshirëve të tjerë
27 Prill 2025, 09:36David Prifti ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16 Prill bashkë me dy persona të tjerë, kanë goditur me sende të forta një 30-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është shënuar në fshatin Buçimas të Pogradecit për motive të dobëta.
-
Tiranë/ Mbante armë pa leje, arrestohet 45-vjeçari! E kishte fshehur në garazh (EMRI+VIDEO)
27 Prill 2025, 09:36Një 45-vjeçar i cili mbante armë pa leje është vendosur në pranga nga policia eTiranës.
-
-
Pretendoi se një grua u arrestua për blerje votash për PS, Policia përgënjeshtron Gjin Gjonin: Ishte konflikt në një lokal në Lezhë
27 Prill 2025, 09:00Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim të tij se një grua në Lezhë u vendos në pranga pasi sipas tij blinte vota për PS-në
-
-
Vlorë/ Vritet roja në hyrje të banesës, partnerja dëgjon të shtënat! Autori i maskuar e qëllon me 2 plumba në kokë e 2 në trup (EMRI+VIDEO)
27 Prill 2025, 07:41Renato Hoxhaj është 58 vjeçari icili është ekzekutuar mëngjesin e kësaj të diel në Vlorë. Renato Hoxhaj, i cili punonte si roje objekti, është ekzekutuar me 4 plumba teksa po kthehej në mëngjes në banesë. Autori ka qenë i maskuar me kapele dhe shall.
-
Turistja gjermane u sëmur teksa udhëtonte me kroçere, Qendra NdërOperacionale Detare në Vlorë i jep ndihmën e parë
27 Prill 2025, 07:22Qendra NdërOperacionale Detare i ka ardhur në ndihmë një turisteje gjermane e cila u sëmur teksa udhëtonte në një kroçere pranë gadishullit të Karaburunit
-
Bëri shkrim me përmbajtje politike në rrjetin social, pezullohet nga detyra Nënkomisari i Policisë së Shkodrës! Nis edhe hetimi disiplinor
26 Prill 2025, 23:06Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër pezulloi sot Nënkomisarin Prel Milani, specialist për Hetimin e Krimit në Komisariat. Postoi një shkrim me nota politike në profilin e tij në rrjetin social. Vepron edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale
-
Momente paniku në Sarandë, autoveturës i mbetet gazi i takuar! Re tymi toksik dhe shqetësim te qytetarët (VIDEO)
26 Prill 2025, 18:32Një automjeti tip “Benz” të parkuar anash rrugës i ka mbetur "gazi takuar", duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2 të Sarandës, zona e quajtur “Ekonomiku”
-
Aksident i rëndë në Korçë-Pogradec, makina përplaset me murin pranë karburantit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital (VIDEO)
26 Prill 2025, 18:02Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit. Një mjet doli nga rruga, duke u përplasur me muret në anë të një karburanti
-
Fier/ Akuzë se ngacmoi mbesën, gjyshi në qeli! Babai vajzës: Sajesë e ish-gruas për kujdestarinë
26 Prill 2025, 17:23Një burrë 55-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, vajzën 5-vjeçare të djalit. Denoncimi u bë në polici nga nëna e fëmijës, e ndarë me babanë e vajzës.
-
Korçë/ Makina e parkuar përfshihet nga flakët, s’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet (VIDEO)
26 Prill 2025, 16:20Sipas informacioneve paraprake nga policia vendore, makina ka qenë e parkuar në lagjen nr. 9, ndërsa përfshirja nga flakët ditën e sotme dyshohet të ketë ndodhur për shkak një defekti. Policia heton edhe për shkaqe të tjera
-
U përfshi në plagosjen e rëndë ku vdiq 75-vjeçari në Korçë, Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e dënuar! I kanë mbetur edhe 4,5 vite burg për të kryer (EMRI+VIDEO)
26 Prill 2025, 16:10I ekstraduari është i riu korçar 39-vjeçar, i dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje, pasi është përfshirë në një konflikt ku më pas ka humbur jetën në spital edhe një i moshuar që ishte plagosur rëndë. U kap në Greqi, Interpol Tirana e solli sot në pranga
-
Gjykata e Tiranës i heq pezullimin nga detyra kreut të AMP-së, Florian Sulejmani
26 Prill 2025, 14:41Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i prokurorisë sqaroi se veprimet e mëparshme të zyrtarit nuk kishin sjellë pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e institucionit.
-
Kultivonin kanabis në pyllin e Krastës, policia vë në pranga 22-vjeçarin dhe heton në gjendje të lirë bashkëpunëtorin
26 Prill 2025, 13:55Nga njoftimi i policisë thuhet se dy personat, si i arrestuari dhe i proceduari në gjendje të lirë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në Krastë.
-
Qerret/ Vdekja e 59-vjeçarit teksa punonte në pallat, vendoset në pranga drejtuesja teknike e kompanisë
26 Prill 2025, 13:50Në kërkim për ngjarjen është shpallur administratori i firmës, njëkohësisht sipërmarrësi i punimeve dhe një inxhinieri ndërtimi i kompanisë.
