Kronikë
-
7 Nëntor, 10:25
-
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! Përplasje fizike, thirrja ‘Berisha në burg’ irriton demokratët (VIDEO)
7 Nëntor, 10:14Protestuesit para Ministrisë së Arsimit refuzuan të bashkoheshin me militantët e Sali Berishës. Pankartës së demokratëve “Bashkimi bën fuqinë” iu përgjigjën me banderolën “Rama në burg, Berisha në burg”, duke i akuzuar se po përpiqeshin t’ua rrëmbenin protestën si në ’90. Mes përplasjeve fizike, deputetët e PD-së qëndruan larg turmës, në hyrje të Rrugës së Durrësit.
-
Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara
7 Nëntor, 09:59Ervis Çela siguronte kokainën në Bolivi dhe e dërgonte me avionë të vegjël në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja koordinonte nxjerrjen nga portet europiane dhe shitjen. Në vitet 2019–2021 u trafikuan të paktën 60,7 tonë kokainë, ndërsa në pesë episode u sekuestruan 18,65 tonë. Nën sekuestro u vunë edhe resorti “Ajman Park” dhe agroturizmi “Solis Farm”.
-
Shiste doza kokaine, në pranga 45-vjeçari në Lushnjë! Sekuestrohen armë gjahu, 105 fishekë dhe para
7 Nëntor, 09:51Gjatë kontrolleve në makinë dhe në banesë, policia sekuestroi gjithsej 156 gramë lëndë të dyshuar si kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. U sekuestruan gjithashtu një armë gjahu me 105 fishekë.
-
Operacion antidrogë në Shkodër, sekuestrohen 77 kg kanabis! Në pranga dy vëllezër, në kërkim 24-vjeçari! Iu gjendet edhe municion (EMRAT+VIDEO)
7 Nëntor, 09:11Policia e Shkodrës ka sekuestruar 77 kg kanabis pas një operacioni antidrogë. Në pranga kanë rënë dy vëllezër Gjovalin Sheja dhe Kujtim Sheja. Ndërkohë në kërkim është shpallur Kristjan Sheja
-
E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari me probleme mendore sulmon me sende të forta prindërit, i ati i tij transportohet drejt ‘Traumës’ në gjendje të rëndë
6 Nëntor, 21:17Gruaja u transportua në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa i 72-vjeçari, i cili ka marrë dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
-
Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
6 Nëntor, 20:41Qytetarë të shumtë janë përballur në orët e mbrëmjes me vonesa të shumta në aksin Tiranë-Elbasan, për të mbërritur në destinacion.
-
Po lëvizte me monopatinë elektrike, aksidentohet i riu në Vlorë! Dërgohet i plagosur në spital (VIDEO)
6 Nëntor, 18:38Një person që lëvizte me monopatinë elektrike ka mbetur i plagosur në një aksident të ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
-
Vrasja e 62-vjeçarit në Bulqizë, gruaja dhe i biri dalin para Gjykatës dhe mohojnë krimin: Erdhi i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me plumb në gjoks! Lihen në qeli
6 Nëntor, 17:35Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 62-vjeçari kishte shkuar në shtëpi i gjakosur, pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, kishte hyrë në banesë, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. E shoqja sipas tyre, ka njoftuar ambulancën.
-
-
-
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë 2 mln €! Afro 450 mijë € erdhën nga parajsat fiskale
6 Nëntor, 15:14SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të Nikolin dhe Klevent Gjolenës dhe personave të lidhur me ta, në kuadër të dosjes së kokainës në Frakull. Sipas prokurorisë, për blerjen e disa apartamenteve, dyqaneve dhe garazheve janë përdorur edhe rreth 405 mijë euro e 43 mijë dollarë të ardhura nga parajsat fiskale
-
Zjarri shkrumbon magazinën e bimëve medicinale në Mamurras, shtëllungat e tymit ‘pushtojnë’ zonën (VIDEO)
6 Nëntor, 15:09Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë me bimë medicinale në Mamurras. Përpos dëmeve në biznes, ka shkaktuar dhe ndotje në qytet.
-
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset, pranga mësuesit të edukimit fizik në Selenicë! Kolegët: Na duket e pabesueshme!
6 Nëntor, 14:4735-vjeçari është kallëzuar nga 7 nxënëse të të moshave 14–17 vjeçe në drejtori, ndërsa më pas Zyra Arsimore Selenicë ka njoftuar policinë. Ai dyshohet se u ka shkruar dhe ngacmuar seksualisht vajzat e mitura brenda ambienteve të shkollës.
-
Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, Apeli dënon Ilir Beqarajn me 12 vite e 8 muaj burg
6 Nëntor, 13:55Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, dy vite më parë
-
Shitja e drogës pranë shkollave, kreu i Policisë ultimatum efektivëve në Lezhë: Dua më shumë përkushtim, të goditen këto raste! (VIDEO)
6 Nëntor, 12:42Hita kërkoi më shumë përkushtim nga strukturat policore për të parandaluar dhe goditur rastet e shpërndarjes së drogës pranë shkollave.
-
Skema e mashtrimit/ Çohet në gjyq administratori italian i ‘Euro Beton 2005’, i sekuestrohen 10 mln € pasuri! Premtonte para e apartamente për lëndën e parë, por nuk paguante furnitorët
6 Nëntor, 12:16Një skemë e dyshuar mashtrimi ka çuar në gjyq biznesmenin italian Giovanni Telesca dhe kompaninë “Euro Beton 2005” për mashtrim, fshehje të ardhurash e pastrim parash. Hetimi nisi nga kallëzimi i një furnitori që pretendon se nuk është paguar për rërën dhe granilin që i ka shitur kompanisë, duke pësuar një dëm prej rreth 89.8 milionë lekësh.
-
Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në nënstacionin elektrik, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në fshatin Kocul (EMRI+VIDEO)
6 Nëntor, 12:06Viktima është Altin Petanaj, pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
-
I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet në Vaun e Dejës 71-vjeçari Kol Ndoj! Pritet të ekstradohet (VIDEO)
6 Nëntor, 11:58Një person i shpallur në kërkim u arrestua në Vaun e Dejës dhe pritet të ekstradohet në Itali, ku drejtësia atje e ka dënuar me 9 vjet burgim.
-
Shqipëria dhe Kosova bashkojnë forcat për kërkim-shpëtimin në mal, stërvitje e përbashkët në Prizren
6 Nëntor, 11:54Efektivët shqiptarë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilluan një stërvitje katërditore në Prevallë, ku testuan pajisje të reja dhe praktikuan evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.