Kronikë
-
Burime ekskluzive për Report Tv kanë zbuluar mesazhe midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.
23 Shtator, 11:59 -
-
-
-
Ekskluzive/ Kreu i SHISH: Agasin e rekrutova informator! SPAK: Alibi, të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit! Zbardhen mesazhet, Hyseni: O shpirt...do ia hedhim
23 Shtator, 11:14Drejtoresha e SHISH u mor në pyetje nga SPAK 4 ditë para se të lëshohej urdhërarresti. Ajo ka pretenduar se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH, por SPAK thotë se ka prova që vërtetojnë se ai merrte dhe diktonte informacionin që i duhej. Komunikimet Agasi-Hyseni bëheshin në Signal. SPAK: Për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.
-
Tjetër zjarr në Vlorë, përfshihet nga flakët një stan në Akërni (VIDEO)
23 Shtator, 10:56 -
Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion
23 Shtator, 10:00Sipas hetimeve, dy ditë para ngjarjes, Sajmir Demiri dyshohet se është përfshirë në një debat me 36-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se debatet dhe presioni i dyshuar i vazhdueshëm ndaj Sefës janë një nga pistat kryesore që po verifikohet lidhur me ngjarjen.
-
Vendi s'gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
23 Shtator, 09:55Zjarret në vendin tonë vijojnë të mbeten problematike edhe në këtë fund shtatori. Një vatër zjarri është regjistruar sot në Gjirokastër. Zjarri i rënë pasditen e sotme mbi zonën e Spitalit Rajonal të Vlorës është vënë nën kontroll.
-
Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH
23 Shtator, 09:47Ergys Agasi themeloi kompaninë e IT-së EA Solution më 15 mars 2023, vetëm dy ditë para se Rama të njoftonte propozimin e Vlora Hysenit për drejtuese të SHISH. Tre vjet më vonë, të dy përfunduan në të njëjtën linjë hetimi të SPAK për dosjen e tenderave të AKSHI-t.
-
Ndezën zjarre, 2 në pranga dhe një nën hetim në Fier (EMRAT+VIDEO)
23 Shtator, 09:49Në pranga kanë përfunduar Pëllumb Zgurati, 66 vjeç dhe Durim Kapaj, 62 vjeç. Nën hetim është vendosur Dorian Muhametaj, 35 vjeç.
-
Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)
23 Shtator, 09:21Denis Shytajt iu gjetën 194 doza kanabisi, nga të cilat 144 në trajtë ‘gelato’ me përqindje të lartë THC, kokainë si dhe 2 peshore elektronike.
-
Sarandë/ Tentuan të kalonin drejt Greqisë 6 emigrantë, kapen pranë kufirit, 2 të arrestuar (VIDEO)
23 Shtator, 09:01Emigrantët që vinin nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, synonin që në këmbim të parave, të hynin në vendet e BE.
-
Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi
23 Shtator, 08:27Gjykata e Posaçme argumenton se nuk plotësohen kushtet ligjore për vijimin e masës së sekuestros. Pasuritë për të cilat bëhen fjalë nga ½ e një karburanti në Lungomaren e Vlorës, një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër dhe një pikë tjetër karburanti në ‘Transballkaniken’ e Vlorës.
-
Shpëtojnë nga ‘kthetrat’ e flakëve Apolonia dhe Gjiri i Lalëzit! Mbi 100 forca në terren, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO)
23 Shtator, 07:18Parku Arkeologjik i Apolonisë i është rikthyer normalitetit, një ditë pas zjarrit që përfshiu kodrat e Pojanit dhe rrezikoi gjithë sitin arkeologjik. Po kështu është shuar zjarri në Gjirin e Lalzit që rrezikoi strukturat turistike.
-
-
Elbasan/ 8 fshatra pa energji elektrike, shkak rrëzimi i një shtylle elektrike (VIDEO)
22 Shtator, 23:03Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike në 8 fshatra të Elbasanit mësohet të jetë rrëzimi i një shtylle elektrike, e cila dyshohet se ka qenë e amortizuar.
-
-
-
Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët i afrohen një hoteli (VIDEO)
22 Shtator, 22:08 -
Arresti për Vlora Hysenin/ Karanxha: SHISH ka bashkëpunuar edhe me organet e vettingut, me shkresat e tyre janë shkarkuar gjyqtarë e prokurorë! Kthupi: Rama të ndajë shapin nga sheqeri!
22 Shtator, 22:01Avokati Kthupi tha se pezullimi nga detyra i një funksionari publik duhet të vijë automatikisht për sa kohë që funksionari publik dyshohet për një vepër penale të kryer në ushtrim të funksionit. Ndërkohë ish-prokurori Karanxha, bazuar në akuza te SPAK për Vlora Hyseni, theksoi se grupet kriminale janë certifikuar si të ligjshëm nga SHISH.