Kronikë
-
Alok Mittra, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri është arrestuar në Itali.46-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
23 Shtator, 20:38 -
Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
23 Shtator, 20:30Salvadore Aliu, ndaj të cilit është lëshuar një urdhërarrest nga SPAK, i konsideruar si kumbari i grupeve shqiptare të narkotrafikut, dyshohet të ketë pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale.
-
Zjarr në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm
23 Shtator, 18:33 -
Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
23 Shtator, 18:08Nëna e Bleona Matës u përball live në “Pa Gjurmë” me avokatin Alban Duraj, i cili deklaroi në media se e bija ishte gjetur dhe se ishte birësuar nga një çift grek. Bukurie Veizi mohoi pretendimet, ndërsa Duraj u përplas me gazetaren Odeta Dume për burimin e informacioneve dhe më pas u largua nga studioja.
-
AMP arreston oficerin e Policisë në Klos, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një vajze dhe vëllait të mitur të saj
23 Shtator, 17:19AMP bën të ditur se oficeri i Policisë dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kallëzueses dhe vëllait të saj të mitur.
-
-
Resorti luksoz i Bashkim Ulajt në Rrjoll, avokatët: GJKKO urdhëroi SPAK të nisë hetimet! Banorët pretendojnë se tokat iu vodhën me dokumente false
23 Shtator, 16:22GJKKO ka urdhëruar SPAK të hetojë kallëzimin e banorëve të Rrjollit për resortin “Blu Borgo”. Ata pretendojnë se 146 hektarë tokë u janë marrë përmes dokumenteve të falsifikuara, ndërsa më herët SPAK ia kishte kaluar çështjen Prokurorisë së Shkodrës.
-
-
-
Rregullorja e GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse nuk dalin në gjykatë brenda 72 orëve
23 Shtator, 14:44Përplasja mes avokatëve e GJKKO për rregulloren që ndalon përdorimin e telefonave në sallat e gjyqit, ka marrë një tjetër përmasë. Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë bojkotin, duke përfshirë nga e hëna edhe seancat për masat e sigurisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë në vendin tonë.
-
Kërcënoi me thikë 50 vjeçaren gjermane te Liqeni Artificial dhe i grabiti çantën, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
23 Shtator, 14:20Një ditë pas ngjarjes, turistja shkoi në Komisariatin e Policisë Nr. 1 për të falënderuar efektivët për reagimin dhe kthimin e sendeve të saj.
-
Makina del nga rruga në aksin Bulqizë–Krastë dhe bie në humnerë, humb jetën shoferi 40 vjeçar (EMRI)
23 Shtator, 13:21Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në aksin Bulqizë–Krastë, kur automjeti me tw cilin po udhwtonte ka dalw nga rruga.
-
Pas vrasjes së 'Tanit të Ruzhdiut', Saimir Shkambaj emërohet në krye të komisariatit të Sarandës! Feliks Hoda transferohet në Dibër, ndryshime edhe në Tropojë
23 Shtator, 13:17Kryekomisar Saimir Shkambaj transferohet nga policia e Tropojës te ajo e Sarandës. Në këtë të fundit, komisari Feliks Hoda emërohet shef i komisariatit të Dibrës, ndërsa komisari Andi Kano është komanduar si shef i komisariatit të Tropojës pas transferimit të Shkambajt.
-
-
Detaji i fortë/ Vlora Hyseni i shkruante Agasit: Kush na e bëri këtë duhet të paguajë! SPAK: Kundër organeve të drejtësisë
23 Shtator, 12:43Në një prej qindra mesazheve mes tyre, kreu i SHISH i ka shkruar biznesmenit “Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë.”
-
-
Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë, sekuestrohen mbi 4 kg drogë (VIDEO)
23 Shtator, 12:183.95 kg kanabis e ndarë në doza u gjenden në banesën e një 46 vjeçari në Kuçovë ndërsa në banesën e një 19 vjeçari në fshatin Moravë u gjetën sërish disa doza kanabisi dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e drogës.
-
-
-
Ndezi zjarr në parcelën e tij në Shijak, flakët u përhapën në tokat përreth, arrestohet 46-vjeçar (VIDEO)
23 Shtator, 12:0046 vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr.