Kultura
-
Një udhëtim i thellë në kujtesën historike të Zadrimës përmes një kthimi tek gjeneza historike e kësaj treve vjen përmes një studimi monografik të botuar së fundmi. Studimi ndërthur në mënyrë të harmonishme pjesën historike me atë artistike, duke krijuar një tablo të plotë të veshjes zadrimore si fenomen kulturor dhe identitar.
21 Tetor, 14:13 -
Kënga Majë Krahu, pasuri kulturore në ruajtje nga UNESCO? Vlerë e trashëgimisë, nisma për përgatitjen e dosjes
21 Tetor, 13:06Këngët Majë Krahu janë një thesar i fshehur i kulturës së lashtë dhe traditave muzikore të veçanta në zonat malore të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo traditë synon të marrë njohje ndërkombëtare përmes nismës për përfshirjen në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente.
-
Protestat dhe dhuna në Tiranë 'paralizuan' edhe jetën kulturore e sportive! Teatrot anuluan shfaqjet, shtyhet maratona
20 Tetor, 17:42Shfaqje, koncerte të anuluara apo ndeshje të shtyra për një moment të dytë. Protestat e këtyre ditëve kanë sjellë një lloj paralizimi edhe të jetës kulturore dhe sportive në vend.
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Qyteti i një mijë librave’ në Berat! “Rrëfim vjeshte” me muzikë klasike në Durrës
15 Tetor, 12:22“Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, ekspozita e kuruar nga Mikaela Minga e që sjell në vëmendje historinë e studios fotografike Venetiku në Korçë do të çelet në muzeun “Marubi” në Shkodër.
-
Londër/ Pllakë përkujtimore në shtëpinë e Edith Durham-it! “Mbretëresha e malësorëve” nderohet në Britaninë e Madhe
15 Tetor, 12:00Artistja, antropologia dhe shkrimtarja Edith Durham nderohet përmes një pllake përkujtimore në shtëpinë e saj në Londër. Në ceremoni morën pjesë ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Britani dhe historiani i njohur Noel Malcolm. Durham njihet më së miri për rrëfimet e saj antropologjike të jetës në Shqipëri në fillim të shekullit të 20-të.
-
Princeshëza e hënës e Virgjil Muçit
14 Tetor, 12:27Keni në duar një përrallë për të rritur shkruar nga Virgjil Muçi. "Princeshëza e Hënës" është një përrallë për të rritur që, me fjalë të thjeshta dhe kuptime të vërteta, të ledhaton si pambuku, por njëkohësisht rëndon si hekuri dhe gdhendet në heshtje në mendjen e lexuesit.
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Mrekullitë e Arbërisë’ sonte te TKOBAP! Dokumentari ‘Shpëtimi i Enit, arratisja nga Holokausti', tek ‘Europe House’
13 Tetor, 17:19Performanca bashkëkohore “Magnitude”, me krijim dhe interpretim nga artistja Annabel Koele, do të prezantohet nesër në skenën “Black Box” të Universitetit të Arteve në Tiranë, në kuadër të festivalit “Albania Dance Meeting”.
-
Marrëveshja/ Libri antik në Tiranë, katalogim si në Firenze! Trajnim për tre shqiptarë, financimi nga pala italiane! Ekspozitë e përbashkët me botime veneciane në vitin 2027
13 Tetor, 13:52Pasuria e rrallë e librit antik dhe hartave mesdhetare të Shqipërisë do të ruhet me metoda bashkëkohore sipas modelit Venecian, falë një marrëveshjeje me palën italiane. Projekti, i cili financohet nga ministria italiane e Kulturës parashikon edhe një ekspozitë të përbashkët mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm.
-
95-vjetori i Dritëro Agollit, në Menkulas inagurohet muzeu kushtuar ikonës së letërsisë shqiptare, Begaj: Pasuri e re kulturore për Shqipërinë (VIDEO)
13 Tetor, 13:35Në 95-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, inaugurohet muzeu kushtuar shkrimtarit në Menkulas
-
Ministri Blendi Gonxhja pret sekretarin e përgjithshëm të FIBA për zhvillimin e basketbollit shqiptar: Vëmendje e veçantë iu kushtua ligjit të sponsorizimit (VIDEO)
13 Tetor, 08:28Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e basketbollit shqiptar përmes rritjes së mbështetjes për federatën dhe investimeve në infrastrukturën sportive, me fokus krijimin e hapësirave të dedikuara për basketbollin.
-
I njohur për rolin e tij në ‘Breaking Bad’, ndërron jetë në moshën 34-vjeçare aktori i njohur RJ Mitte
13 Tetor, 08:18Mitte, i cili jetoi me paralizë cerebrale, u mbështet në përvojën e tij për rolin e tij si Walter White Jr në serialin dramatik fitues të çmimit Emmy me protagonistë Bryan Cranston dhe Aaron Paul.
-
Fishta e Lezhës çel sezonin e netëve artistike me 'Hambar Teatrin', turistët befasohen nga atmosfera: Po e shijojmë në maksimum!
12 Tetor, 16:23Nisma është ndërmarrë vullnetarisht nga banorë vendas, me synimin për t’i dhënë më shumë gjallëri zonës. Ideja është që përmes artit dhe kulturës të krijohen më shumë mundësi takimi dhe aktivitete për banorët, vizitorët dhe turistët që zgjedhin Fishtën dhe zonën e Zadrimës.
-
Ligji i ri/ Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të ruajë autonominë, më tepër investime për filmin e audiovizualin
12 Tetor, 15:36Statusi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nuk do të ndryshojë. Drafti i ligjit të ri për kinematografinë dhe audiovizualin, që pritet të zëvendësojë dokumentin e vitit 1996, ruan autonominë e Qendrës, ndërsa synon të modernizojë sektorin, të nxisë investimet dhe të tërheqë produksionet e huaja.
-
Blendi Gonxhja nderohet në Senatin Italian me çmimin 'Luani i Artë për Merita'
12 Tetor, 13:41Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit e cilësoi vlerësimin si një përgjegjësi më të madhe për të vijuar projektet në kulturë, turizëm dhe sport.
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Mrekullitë e Arbërisë’ në TKOB, interpreton Vendim Kapaj! Ekspozita ‘2 Botë Komike Kronike’ dhe 95-vjetori i Dritëro Agollit
12 Tetor, 12:45Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
Rrënojat e shtëpisë së Mitrush Kutelit
12 Tetor, 07:40Shqiptarët i hedhin plehra themeleve të shtëpisë së tij. Vetëm 20 metra nga kopshti i Lasgushit shtëpia ëdhtë rrënuar dhe ka mbetur vend hedhurinash. Rrugica e ngushtë që dikur lidhte shtëpitë e dy njerëzve të letrave është mbylluar me mure dhe gurë si për t'i ndarë ata poetë edhe pas vdekjes.
-
Kultura dhe tradita/ Nismë për promovimin e Mallakastrës, gërmime në qytetin ilir të Nikajës! Shtimi i vizitorëve shihet si mundësi për prodhuesit lokalë
11 Tetor, 19:43Një projekt për promovimin Mallakastrës ka nisur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Kjo nismë, synon promovimin e kulturës, traditës, prodhimeve vendase si dhe sjell idenë e gërmimeve të reja arkeologjike në qytetin ilir të Nikajës.
-
‘Në librari’/ ‘Usta Josifi dhe sazet e Përmetit’, monografi muzikore për mjeshtrin e klarinetës! 'Teo nga 16 në 18' nga Raluca Nagy dhe 'Arti i papërsosurisë' i Diana Kastratit
11 Tetor, 14:03Rubrika “Në Librari” sjell këtë javë tre botime: 'Usta Josifi dhe sazet e Përmetit' nga Niko Mihali, 'Teo nga 16 në 18' nga Raluca Nagy dhe 'Arti i papërsosurisë. Studime, reflektime e qasje mbi trininë autor, proces përkthimi e përkthyes letrar' nga Diana Kastrati.
-
Ministri italian i Kulturës viziton Arkivin Qendror të Filmit, pamjet e rralla dëshmojnë historinë mes Shqipërisë e Italisë (VIDEO)
11 Tetor, 11:46Gjatë vizitës në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ministri italian u njoh me materiale të rralla që dokumentojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, përmes filmimeve të hershme, objekteve unike dhe trashëgimisë së përbashkët filmike.
-
Gonxhja takohet me ministrin italian të Kulturës, prezantohet projekti i 'Fondazione Maxxi' për Galerinë e Arteve
10 Tetor, 18:36Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti në në një takim ministrin e Kulturës së Italisë, Alessandro Giuli, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve dhe prezantimin e projektit të përgatitur nga Fondazione MAXXI për Galerinë Kombëtare të Arteve.