Politikë
-
Pas rreth dy javësh në spital, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar. Burime për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj bëjnë me dije se lideri historik i PS ka dalë nga tubimi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
4 Shtator 2023, 09:44 -
FOTOLAJM/ Duke hedhur ngjyrat në telajo, Rama ndan foton e tij të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
4 Shtator 2023, 09:29Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të tijën, të krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale ku duket duke pikturuar.
-
Osmani që mbrëmjen e kaluar në Tiranë, darkë me deputetet e Kuvendit të Shqipërisë
4 Shtator 2023, 09:04 -
Nis sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Lërini pas fyerjet e debatet, kthejeni Kuvendin në hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive
4 Shtator 2023, 08:08Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa kreu i shtetit, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë ligjvënësve, teksa ‘klima’ politike duket sërish e tensionuar. Presidenti Begaj u bën thirrje klasës politike që t’i lënë pas debatet dhe fyerjet mes njëri-tjetrit dhe ta kthejnë Kuvendin në një hapësirë pajtimi dhe debatesh konstruktive.
-
Asambleja e PS, Rama: S’kam asnjë borxh ndaj atyre që kanë hyrë në borxh me drejtësinë, zero shanse të pengojmë SPAK
4 Shtator 2023, 16:20Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama u betua para socialistëve në Asamblenë Kombëtare se borxhet që kanë me drejtësinë nuk do të djegin partinë dhe as qeverinë. Për të disatën herë Rama etiketoi një kategori që sipas tij e kanë ngrënë pas shpine atë dhe PS, duke ftuar dhe garantuar organet e reja të drejtësisë se askush nuk do t’u dalë përpara në dosjet e zjarrit për pushtetarët e korruptuar
-
Zgjedhjet në Kukës, KQZ rrëzon sërish Berishën, regjistrohet PD! Celibashi: Basha kryetar, kërkesa legjitime
4 Shtator 2023, 07:17KQZ ka rrëzuar sërish Sali Berishën dhe vendosi regjistrimin e PD të drejtuar nga Lulzim Basha për përtëritjen e zgjedhjeve në Kukës. Basha konfirmohet padyshim në krye të demokratëve, ndërsa Berisha ‘dështon’ duke u përsëritur skenari i 14 majit, i cili u detyra të ‘fshihej’ pas emrit të Ilir Metës.
-
Kuvendi rinis me debate, Nikolla: PD njofton se kreu i grupit është Basha! Bardhi: S’ka ardhur dita që ta caktojë PS, mos provokoni
4 Shtator 2023, 07:11Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, nisi me betejën se cili duhet të jetë kryetari i grupit të PD në Kuvend, mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën ku Bardhi hodhi akuza se kreu i qeverisë po cakton tashmë dhe se kush do të drejtojë demokratët.
-
Osmani në Tiranë, Begaj: Do kërkojmë njohjen e Kosovës në KS në OKB! Presidentja: Të unifikojmë politikën e jashtme, duam mbështetjen tuaj
4 Shtator 2023, 07:08Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit me nderime nga Bajram Begaj, në nisje të vizitës 2-ditore në Shqipëri. Gjatë konferencës për mediat Osmani mori garancinë se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe se përpjekjet për njohje, do të intensifikohen me kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
-
Regjistrimi për zgjedhjet në Kukës, PD dhe “Foltorja” përplasen sërish nesër në KQZ
3 Shtator 2023, 21:46Sali Berisha ka vendosur të bëjë edhe një përpjekje të fundit për t’u regjistruar në zgjedhje si Partia Demokratike edhe pse në 14 maj dështoi. Nga ana tjetër Basha me logon zyrtare të PD-së kërkon regjistrimin
-
-
Fredi Beleri për 'Kathimerinin': Në paraburgim janë betuar edhe Azgan Haklaj e Mark Frroku, por Rama s'më lejon! Qëndrimi ndaj meje hakmarrës
3 Shtator 2023, 20:14Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë nga qelia e burgut një intervistë për medien greke “Kathimerini”, intervistë e cila vjen një javë pas asaj të dhënë nga kryeministri Edi Rama për po të njëjtën medie me gazetarin Pavlos Papadhopoulos
-
Bardhi thirri në takim deputetët e opozitës, Zekthi në Report Tv: Po bën veprime absurde, kërkon të legjitimojë Foltoren
3 Shtator 2023, 18:46Një ditë pasi Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga kryetari Lulzim Basha, shkarkoi Gazment Bardhi, ky i fundit nisi përpjekjet në formën e tij për të bashkuar demokratët, duke thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës. Por kjo e lëvizje e Gazment Bardhit, sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, Fitim Zekthit, është në funksion të Foltores
-
VIDEO/ Qytetarit i kishte rënë bateria e makinës, Veliaj e ndihmon ta ndezë
3 Shtator 2023, 18:29Një qytetar që i ishte fikur makina në zonën e Freskut është ndihmuar nga vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë inspektimit të rrugës së re “Rexhep Bastari” në zonën e Freskut, kryebashkiaku Erion Veliaj pa se një qytetar nuk po mundej dot të ndizte automjetin pasi i kishte rënë bateria.
-
Basha mbledh Kryesinë një ditë pas Kuvendit Kombëtar, marrin pjesë 19 anëtarë, 5 prej tyre online (EMRAT)
3 Shtator 2023, 18:09Një ditë pas Kuvendit Kombëtar ku miratoi ndryshimet në statutin e PD, që i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi në mbrëmje kryesinë. Të pranishëm janë 19 anëtarë kryesie.
-
Sesion i ri e përplasje të vjetra, të hënën rinis parlamenti! Debate PD-PS, konferenca e kryetarëve s’miraton kalendarin
3 Shtator 2023, 17:37Të hënën nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa në fokus do të jenë një sërë nismash të papërfunduara. Grupi parlamentar socialist do të drejtohet nga Bledi Çuçi ndërsa demokratët me shumë mundësi do të jenë me dy grupe parlamentare, teksa një bashkim Berisha-Bardhi është paralajmëruar.
-
Publikohet lista e re e anëtarëve të Këshillit të PD, largohen besnikët e Berishës (EMRAT)
3 Shtator 2023, 14:43Partia Demokratike është futur në një tjetër përplasje. Kuvendi Kombëtar i mbledhur ditën e djeshme, ka miratuar listën e re të Këshillit Kombëtar, e cila përbëhet nga rreth 328 anëtarë. Basha i ka mbyllur derën çdo përpjekjeje për Bashkim me grupin e Berishës dhe ka larguar nga lista të gjithë besnikët e tij.
-
'Lufta' në PD, Bardhi thërret të martën takim me deputetët e Bashës dhe Berishës: Asgjë s'duhet të na pengojë për t’u bashkuar
3 Shtator 2023, 13:34Gazmend Bardhi ka thirrur të martën një takim me të gjithë deputetët opozitarë. Pas mbledhje së kuvendit kombëtar të PD-së, ku Lulzim Basha e shkarkoi nga posti I kreut të grupit, Bardhi këtë herë thotë se do të tentojë bashkimin në një aksion të vetëm opozitar përballë Edi Ramës.
-
Frrok Çupi: SPAK po përgatitet të marrë të pandehur Metën! Berisha ka dërguar vajzën në Gjermani, djalit i ka kërkuar strehim në...
3 Shtator 2023, 12:57Analisti Frrok Çupi ka komentuar aksionet e fundit të SPAK, e cila ka çuar pas hekurave shumë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë të përfshirë në afera korruptive, si dhe situatën politike në vend.
-
‘Ethet’ e ndryshimit në qeveri, nesër asambleja e PS! Detajet, më shumë rol zv.ministrave në drejtimin e dikastereve
3 Shtator 2023, 12:35Të hënën e 4 shtatorit, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë për herë të dytë në pak javë Asamblenë Kombëtare të PS. Asambleja pritet me interes edhe për shkak se zëra për ndryshime në kabinetin qeveritar, nuk janë mohuar asnjëherë nga krerët e selisë rozë. Asambleja do të miratojë gjithashtu punimet për kongresin e jashtëzakonshëm të PS në fund të muajit shtator.
-
I shtruar në spital prej 24 gushtit, burime: Gjendja shëndetësore e Fatos Nano stabël, është përmirësuar
3 Shtator 2023, 11:55Gjendja shëndetësore e liderit historik të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano është stabël. Dy ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale për t'i lehtësuar frymëmarrjen, burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Nanos është përmirësuar.