Politikë
-
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u takua dy ditë më parë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe pas takimit njoftoi se i shprehu asaj shqetësime shumë serioze si korrupsioni galopant, rreziku i pluralizmit, rrëmbimi i Parlamentit nga Qeveria etj.
10 Mars 2023, 11:16 -
VIDEO/ Rama nxjerr pamjet nga tokat e mbjella në fshatin Kallm i Madh ne Fier
10 Mars 2023, 10:58Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga tokat e mbjella në fshatin Kallm i Madh ne Fier. Në pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë shihen tokat e mbjella dhe puna e përditshme për rehabilitimin e sistemit kullues
-
Xhaçka takohet me Bujar Osmanin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku për përmbushjen e detyrave për integrimin në BE
10 Mars 2023, 10:52Në margjinat e Konferencës së Forumit të Budapestit për Ballkanin Perëndimor, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
-
14 Maji/ Pas Elbasanit edhe PD në Vaun e Dejës konfirmon: Vetëm kandidati i ‘Primareve’ është përfaqësuesi demokrat në zgjedhje
10 Mars 2023, 10:46Pas Elbasanit dje që konfirmoi do të dalin me një kandidaturë në Elbasan, atë të Luçiano Boçit, sot ka qenë dega e PD-së së Vaut të Dejës e cila ka vendosur përmes Kryesisë së saj që të mbështesë plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.
-
Rama: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç
10 Mars 2023, 09:05Fishat e diabetit janë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale ndërsa thekson se nga kjo kanë përfituar rreth 50 mijë përfitues
-
-
Një firmë e Bashës regjistron PD-në në zgjedhje/ Lesi: Të dalë në fushatë si kryetar, mos të fshihet! Minxhozi: Të firmosë! Bejko: Nesër mbledhim kryesinë
9 Mars 2023, 21:48Analisti dhe gazetari, Nikoll Lesi i ftuar në studion e emisionit 'Real Story' me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se zgjidhja e vetme për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, është që Basha të rikthehet si kryetar i partisë dhe të drejtojë fushatën për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 14 maj.
-
Artan Lame shkarkohet nga posti i kreut të Kadastrës, vendin e tij e zë Dallëndyshe Bici! Shkak dyshohet problemet e thella me pronat në jug
9 Mars 2023, 20:55Artan Lame është shkarkuar nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se në krye të këtij institucioni, pritet të emërohet, Dallëndyshe Bici e cila ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
-
-
Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro
9 Mars 2023, 20:34Pas lajmi ekskluziv në Report Tv, 2 ditë më parë se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, ditën e sotme, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesat e partneres së tij, Erjola Hoxha dhe ish gruas, Albina Mancka.
-
-
Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Celibashi i vetmi i pafajshëm në kaosin e PD-së, i hodhën pataten e nxehtë në prehër e thanë zgjidhe ti
9 Mars 2023, 19:55Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar sot në Report vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar në zgjedhje Berishën, por nga ana tjetër i kërkoi PD-së së Alibeajt që të plotësojnë dokumentacionin me firmën e Bashës.
-
Sula në ‘Kontrast’: Nuk e njoh Bashën si kryetar, vendimin e KQZ e çojmë në KAS! Ristani: Celibashi sot në pozitë të vështirë, shkak kapja e gjykatave nga Rama
9 Mars 2023, 19:42Deputeti demokrat Dash Sula i ftuar në Report Tv tha se nuk e njeh më Bashën as si firmëtar dhe as si kryetar dhe sipas tij do ishte një budallëk nëse Basha do të firmoste. Sula tha se vendimin që do të marrë KQZ pasi të kalojë 48 orarëshi që u është lënë afat për firmën, do ta apelojnë në KAS.
-
Berisha në Lezhë: Ramës i jap fjalën e nderit se do ta përzëmë me protesta dhe mosbindje civile! Ai nuk do që PD të hyjë në zgjedhje
9 Mars 2023, 19:35Ish kryeministri, Sali Berisha o zotua në Lezhë se do të rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti jo vetëm me votë por edhe me mosbindje civile. Gjatë prezantimit të Pashk Gjonit si kandidat i Rithemelimit për bashkinë e Lezhës, Berisha kërkoi që të gjithë demokratët të cilët ende nuk kanë zgjedhur rrugën e tyre, të vendosin në ditët në vijim.
-
Çika: Celibashi s’është aty për të dhënë mendimin e tij, po të zbatojë ligjin! Demalia: Bashkimi i PD, s’është zgjidhje! Deromema: Demokratët s’duan t’ia dinë për vulën
9 Mars 2023, 19:31Gazetari Nebil Çika e ka konsideruar si një sjellje të paligjshme të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, i cili tha sot se “sipas perceptimit të tij, kryetar i PD-së është Sali Berisha, por sipas ligjit është Lulzim Basha”.
-
Zgjedhjet vendore, PD e Elbasanit: Nuk do nxjerrim kandidaturë edhe pas vendimit të Apelit, opozitës i duhet një kandidat unik, mbështesim Luçiano Boçin
9 Mars 2023, 17:14Pavarësisht vendimit të Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enkelejd Alibeajt , kreu i degës së PD-së në Elbasan, Eugen Isaj ka konfirmuar se do të dalin me një kandidaturë në Elbasan, atë të Luçiano Boçit.
-
Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit: Synimi i Shqipërisë, të mbajë konferencën e Dytë Ndërqeveritare brenda vitit 2023! Rajoni sheh sinjale pozitive nga BE
9 Mars 2023, 16:30Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi nga Forumi Ballkanik i Budapestit se rajoni sheh sinjale pozitive nga BE përsa i përket procesit të integrimit dhe se pritshmëria është që brenda 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare.
-
TEC-et lundruese në Vlorë, ‘Rithemelimi’ akuza qeverisë: Janë kthyer si inceneratorët! Na kushtojnë 90 mijë euro në ditë, por nuk prodhojnë energji
9 Mars 2023, 15:54“TEC-et e lundruese të vendosura në gjirin e Vlorës, që kushtojnë 90 000 euro dita, nuk janë funksionale”. Denoncimi vjen nga selia blu, kampi Rithemelimit.
-
Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje të kryeqytetit për të urbanizuar çdo cep
9 Mars 2023, 15:36Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, inspektuan punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Glina” në Sauk. Veliaj u shpreh se teksa Agjencia e Kadastrës po ecën me legalizimin e banesave, Bashkia e Tiranës punon për urbanizimin e zonave.
-
