Rithemelimi paralajmëron sërish kaos në Kuvend, PS: Ndryshimi i Rregullores krijon kushtet për sesion normal

Në një kohë që grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, kanë paralajmëruar sot në nisjen e sesionit të ri parlamentar, sërish kaos në Kuvend, Partia Socialiste është e bindur se ndryshimet në rregulloren e Parlamentit, do të frenojnë shfaqje dhune nga deputetë të opozitës.

Në fjalën e mbajtur para deputetëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, teksa ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar parlamentar, të cilin e ka cilësuar si atipik për shkak të qëndrimit të opozitës me bllokim e skena dhune, tha se ndryshimet në rregullore synojnë të disiplinojnë mbarëvajtjen e seancave plenare! Sakaq, Çuçi, gjatë mbledhjes së grupit të PS-së ka kërkuar nga deputetët socialistë prezencë nëpër seanca për të mos cenuar kuorumin dhe votimet e ligjeve.

Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi nga deputetët rritje cilësore të debateve në Parlament dhe pjesëmarrje aktive të deputetëve.

"Për këtë sesion dua sidomos edhe qasjen që duhet të ketë grupi ynë në lidhje me integrimin. Në kushtet kur kemi një axhendë europiane tashmë, fokusi nuk është vetëm te qeveria, por edhe te institucionet e tjera kushtetuese. Ne si grup parlamentar në këtë sesion duhet të jemi instrument llogaridhënës i institucioneve të pavarura. Të krijojmë një mekanizëm që institucionet e pavarura të kenë një fokus të veçantë lidhur me rekomandimet që jep BE", tha Çuçi ndër të tjera.

Lidhur me seancën e sotme ai tha se pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj prandaj pjesëmarrja në votim nuk duhet të mungojë. Çuçi shprehu keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare.

Nga ana tjetër ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ftoi opozitën që të votojnë të votojnë pr/ligjin, 'Për amnistinë penale' duke e cilësuar votimin akt politik e emancipimi. Kjo nismë kërkon votimin pro të 84 deputetëve, numër votash të cilin mazhoranca nuk mund ta plotësojë e vetme.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë