Politikë
-
Avioni që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar “Gjergj Fishta”, është ulur mbrëmjen e sotme në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
31 Mars 2023, 22:21 -
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars 2023, 22:04Vetëm 44 ditë larg zgjedhjeve vendore, Partia Demokratike po përballet me dorëheqjet e kandidatëve që do të garonin për kryetar bashkie. Analisti Leonard Karaj e cilëson këtë veprim të gabuar përfshirë me mungesën e listës së plotë me 61 kandidatë për kryetar bashkie dhe lista për këshilltarë të Partisë Demokratike.
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars 2023, 21:35Që kur pranoi të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, për Partinë Demokratike, Roland Bejko u vu nën një sulm linçues nga grupimi i Berishës dhe mediat e tyre. Sipas tyre, Bejko është futur në garë nga Erion Veliaj për t’i prishur punë Belind Këlliçit.
-
Këshilltari ligjor i PD jep dorëheqjen: Do mbetem anëtar dhe do të kontribuoj si profesionist i ligjit
31 Mars 2023, 20:47Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pa dhënë detaje për arsyen. Megjithatë Logu ka sqaruar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.
-
Berisha në Vaun e Dejës: Krimi vendos në Kuvend dhe qeveri! Sulmon kandidaten e PD për bashkinë: Po shërben si patericë e regjimit të Ramës
31 Mars 2023, 20:24Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka mbajtur një takim me simpatizantë demokratë në Vaun e Dejës të cilëve u bëri thirrje të votojnë për kandidatin Zef Hila në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për gjendjen ku ndodhet vendi, duke deklaruar se sipas tij, personat me precedentë kriminalë ‘bëjnë ligjin’ në rrugë, kuvend dhe qeveri.
-
Pagesat e dyshimta ruse, ish-deputeti padi në SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi: Kryen korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash
31 Mars 2023, 20:07Pas lajmit të përfshirjes së Monika Kryemadhit në financimet ruse, ish-deputeti Halit Valteri ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime.
-
PS ankimim në KAS, kërkon mosregjistrimin në zgjedhje të kandidatit të pavarur në Sarandë, Gjergj Mërkuri: Ka falsifikuar firmat
31 Mars 2023, 19:51Partia Socialiste ka ankimuar në KAS vendimin për regjistrimin e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit Gjergj Mërkuri në Bashkinë Sarandë. Në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji argumentohet se kandidati Gjergj Merkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve dhe se shumë prej tyre janë mashtruar për arsyen se pse po firmosin.
-
Akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës se ishte dënuar në Greqi, Çuçi: Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq! Alternativa e tyre duhet refuzuar
31 Mars 2023, 18:16Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Kuçovë, ministri i Brendshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, Bledi Çuçi, foli edhe për akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari se është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.
-
Akuzat e Berishës për bashkëpunimin me Ballën për ligjin e dosjeve, reagon Alibeaj: Shpifjet në gojën e tij, një refren i njohur në politikën shqiptare
31 Mars 2023, 17:12‘Referen i njohur në politikën shqiptare’ i ka cilësuar kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj akuzat e Sali Berishës i cili e akuzon kryedemokratin se po bashkëpunon me Taulant Ballën për ligjin e dosjeve dhe lustracionit.
-
Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës
31 Mars 2023, 16:59Fatos Tarifa, në një shkrim të publikuar sëfundmi është treguar mjaft kritik me kandidatin e koalicionit Meta-Berisha për Bashkinë e Tiranës. Fatos Tarifa, e shef Belind Këlliçin si një katastrofë nëse ai do të vendosej për udhëheqjen e Tiranës.
-
-
-
Rithemelimi akuza për ministrinë e Brendshme: 35% të zgjedhësve u është ndryshuar adresa e qendrës së votimit! Synohet manipulimi i zgjedhjeve
31 Mars 2023, 15:55Rithemelimi ka akuzuar ministrinë e Brendshme për manipulim të listave zgjedhore, duke zhvendosur 35% të zgjedhësve të 14 majit. Sipas Ivi Kasos, sekretarit të Rithemelimit për Çështjet Ligjore, në total 1.276.418 janë zhvendosur nga qendrat e tyre të votimit, në adresa që i di vetëm qeveria por jo qytetarët
-
Këlliçi premtoi transport falas, ironizon Veliaj: Aventurierë që flasin për avionë e trena falas, Tirana nuk i voton personat non grata
31 Mars 2023, 15:40Kryebashkiaku Erion Veliaj ka komentuar deklaratën e Belind Këlliçit për transport falas, por në një intervistë televizive, Veliaj tha se kjo ide është e parealizueshme. Veliaj tha se më datë 15 maj, ata që kanë gënjyer thjesht do humbin.
-
Rama inspekton kantierin e parë fotovolkaik ‘Blue 1’ në Seman: Do e kthejë Shqipërinë në vend eksportues në sektorin e energjisë
31 Mars 2023, 14:55Nga Fieri, kryeministri Edi Rama inspektoi kantierin e punimeve të parkut fotovoltaik ‘Blue 1’. Rama tha se kjo do të shërbejë si formë për të plotësuar fluksin e kërkesave nga brenda dhe jashtë dhe se do të rrisë eksportin e Shqipërisë në ketë sekotor. Shumë shpejt, do të realizohet edhe parku Blue 2, i cili gjithashtu do mund të kontribuoje në fushën e energjisë.
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars 2023, 14:34Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani, pohon se do të kandidojnë vetëm për këshilltarë bashkiakë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Shabani u shpreh se kryetari është thjesht administrator i qytetit dhe se ato duhet t’i rikthejnë dinjitetin parlamentit të qytetit, pasi vendimet merren nga këshilli
-
-
-
-