Politikë
-
Partia e Lirisë ka mbajtur një konferencë studentore me qëllim që të dëgjojë problemet e të rinjve dhe të vendosi prioritetet që sipas saj, duhet të ketë Shqipëria. Në fjalimin e tij para të rinjve, kreu i PL, Ilir Meta, u shpreh se arsimi është prioriteti i partisë së tij dhe mbi të gjitha zëri i rinisë shqiptare e mendimet e tyre për përmirësimin e vendit.
14 Dhjetor 2022, 20:32 -
Veliaj pritje për festat me përfaqësues të trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare: ‘2022 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën’
14 Dhjetor 2022, 18:15Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka organizuar një pritje për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në kryeqytet, personalitete të spikatura të jetës publike, krerët e komuniteteve fetare në vend, e të tjera figura të nderuara të Tiranës.
-
Veliaj i dhuron Kullën e Sahatit ish-kryeministrit Italian, Romano Prodi: Keni gjithë mirënjohjen dhe respektin e qytetit tonë
14 Dhjetor 2022, 17:45Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot ish-kryeministrin Italian, Romano Prodi, të cilit i dhuroi në shenjë mirënjohje dhe respekti Kullën e Sahatit. Në bisedën që zhvilloi me ish kryeministrin Prodi, Veliaj kujtoi kohën e vështirë të viteve 1997-‘98, kur ai vizitoi Shqipërinë dhe tha se sot është një nder që kthehet sërish në kryeqytetin shqiptar.
-
Shfuqizimi i fashës prej 800 KWh për energjinë, Tabaku: Një muaj më parë qeveria rrëzoi argumentat e opozitës, tani i paraqet si propozime të vetat
14 Dhjetor 2022, 17:44Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pasi fasha prej 800 kilovat/orë e paralajmëruar më parë nga qeveria, nuk do të hyjë në fuqi as në muajin dhjetor.
-
Berisha mbledh kryesinë: Rama e planifikoi sulmin ndaj meje, kushëriri i tij gazetar në 'Reuters', dha lajmin i pari
14 Dhjetor 2022, 17:27Sali Berisha ka mbledhur sot kryesinë e Rithemelimit të Partisë Demokratike në selinë blu. Në fjalën e tij, Berisha foli për garën e primareve të zhvilluara në kuadër të zgjedhjeve të kandidatëve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas Berisha, në primare votuan 55 mijë anëtare dhe simpatizantë të PD-së
-
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Sistemi elektronik i sigurt nga sulmet kibernetike
14 Dhjetor 2022, 15:45Sistemi elektronik që do të përdoret në zgjedhjet vendore të 14 majit nuk ka asnjë rrezik që të bie pre e sulmeve kibernetike. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi garantoi se janë rrjete të mbyllur e që ofrojnë siguri maksimale.
-
‘Rithemelimi’: Porti i Durrësit, vjedhja më e madhe e pronës publike
14 Dhjetor 2022, 13:05Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediet anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, theksoi se projekti i ndërtimeve Alabbar është vjedhja më e madhe e pronës publike.
-
Xhaferri: Nuk mund të bëhemi si Berisha, por plotësues që të jemi më të besueshëm! Dedaj: Jeni futur në lëvizje të djathtë por s'dini konceptet
14 Dhjetor 2022, 14:40Kreu i FRPD, Besart Xhaferri e cilësoi Sali Berishës si lokomotivë që të shtyn drejt fitores. Për zgjedhjet e ardhshme, sipas Xhaferrit, të gjithë duhet të jenë plotësues të ish-kryeministrit për të qenë më të besueshëm te çdo votues.
-
Gjykata Kushtetuese me 9 anëtarë, Kim: Moment historik për Reformën në Drejtësi
14 Dhjetor 2022, 14:01Plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e ka cilësuar si një moment historik për Reformën në Drejtësi. Ajo vë theksin se plotësimi erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes institucioneve.
-
Ish kryeministri italian, Romano Prodi nderohet me titullin ‘Honoris Causa’, flet për integrimin, luftën dhe marrëdhënien me Nanon dhe Berishën
14 Dhjetor 2022, 13:03Ish Kryeministri Italisë Romano Prodi merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Mjekësisë në Shqipëri. Sipas tij, BE është e vonuar me integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, BE duhet jetë ndërmjetësues i paqes në botë.
-
Britani-Shqipëri marrëveshje 2 palëshe: Do ndihmojmë emigrantët e paligjshëm të riintegrohen në shoqëri! Mundësi për bursa! Në janar të 2023 japim rezultatet
14 Dhjetor 2022, 12:36Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar një marrëveshje që ka në fokus emigrantët e paligjshëm e që lidhet me të gjitha hallkat e zinxhirit të këtij procesi, që te kthimi në atdhe, hetimi i trafikut të paligjshëm dhe deri të riintegrimi i tyre në shoqërinë shqiptare.
-
Farmacitë me laboratorë të certifikuar për përgatitjen e preparateve diskutohen te 'Integrimi'! Ahmetaj: Spektakolare! Tabaku: Hap shtigje korrupsioni
14 Dhjetor 2022, 11:23Ligji i ri për “Barnat dhe shërbimin farmaceutik”, që po shqyrtohet në Kuvend, detyron farmacitë që duan të përgatisin preparate mjekësore të kenë laboratorë të certifikuar. Kjo është çështja për të cilën u diskutua në Komisionin e Integrimit.
-
Kim: Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit! Rama-KLP: Mos u ndikoni nga askush, kreun e ri të SPAK e zgjidhni ju, jo qeveria e as ambasada
14 Dhjetor 2022, 10:55Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave, duke thënë se kreu i ri i SPAK nuk zgjidhet as nga qeveria e as nga ambasada, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që është një organ i ri drejtësisë krejtësisht i pavarur.
-
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, mesazhi i Kim: Pa frikë e favor do luftojë korrupsionin e krimin! Drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit
14 Dhjetor 2022, 09:19Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një mesazh për kreun e ri të SPAK që të luftojë korrupsionin e krimin pa u frikësuar dhe pa u ndikuar nga favoret. Në një postim në Twitter, Kim shkruan se drejtësia duhet të jetë e verbër ndaj pushtetit dhe institucionet duhet të jenë të pavarura.
-
Mesazhet Kim-Rama, Gjikondi: S'gjetën gjuhën për kreun e SPAK! Banushi: Ambasadorja ngriti alarmin se ka ndërhyrje! Hoxha: Po fitoi i preferuari i qeverisë, mesazh për të tjerët
13 Dhjetor 2022, 22:02Deklaratat e Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për mandatin e ambasadores amerikane. Kjo është tema e diskutuar në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga në Report Tv. Aktivistja Brizida Gjikondi, deputeti Luan Baçi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari Poli Hoxha mendojnë se shkak për largimin e Kim janë bërë diskutimet me Ramën për kreun e SPAK.
-
Me Berishën apo Alibeajn? Nebiaj: Dua të jem deputete e PD, jo pjesë e një grupi! Ish-kryeministri, lider historik! Respekt për grupin që drejtohet nga kreu i grupit parlamentar
13 Dhjetor 2022, 19:27Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebiaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report Tv se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi por si pjesë të Partisë Demokratike.
-
-
-
-
