Politikë
-
Projektligji parashikon se të gjitha bizneset që do të sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin tanimë do të përfitojnë lehtësira financare. Por ka kufizime për personat e dënuar me vendim të formës së prerë për të paktën 8 vepra penale si korrupsioni, pastrimi i parave, financimi i terrorizmit, trafikimi i paligjshëm, fshehja e të ardhurave etj.
19 Nëntor, 18:10 -
-
Buxheti i 2027, Zhupa: Si Ali Baba me 40 hajdutë! Malaj: S’keni dalë nga koncepti i shpellës, Sudja e Xhaferri personazhet në qeverinë Berisha (VIDEO)
19 Nëntor, 16:29Nga përralla e “Ali Babës me 40 hajdutë” te firmat piramidale dhe paratë e fshehura në kuti e vila, debati për buxhetin 2027 në Kuvend u kthye në një shkëmbim akuzash mes Ina Zhupës dhe Erjon Malajt.
-
Buxheti 10 miliardë euro, Demo: Rritja e ekonomisë duhet të ndihet në çdo familje shqiptare, më shumë siguri dhe mirëqenie për qytetarët (VIDEO)
19 Nëntor, 15:37Demo nënvizoi se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët dhe mbështetjen e familjeve të reja, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët në nevojë. Ai përmend edhe lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme dhe përmirësimin e kushteve të punës për Policinë e Shtetit.
-
Hekurudha Durrës–Tiranë drejt përfundimit, Rama publikon pamjet nga stacioni i ri i Vorës: Lidhja me Rinasin pranë vijës së finishit
19 Nëntor, 15:29Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në stacionin e Vorës, duke theksuar se projekti hekurudhor po hyn në fazën përmbyllëse dhe se përfundimi i tij po bëhet gjithnjë e më i afërt.
-
Qeveria kundërshtoi shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Flet për integrimin, por nuk zbaton mesazhin e Parlamentit Europian
19 Nëntor, 15:24Në një deklaratë, deputetja demokrate shprehet se po injorohet moratoriumi i kërkuar nga PE për procedura e reja të lejeve, punimet dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, si dhe kritikat për dobësimin e kontrollit mjekësor. Sipas saj, shfuqizimi do të prishte planet e qeverisë për të ndërtuar në Zvërnec e zona të tjera të vendit.
-
Zgjedhjet lokale/ Deputeti Qose: Në Asamblenë e PS nuk diskutuam për kandidatë, i bindur për fitoren e Tiranës! Gazetari përmend 4 emrat në tryezë për bashkinë e kryeqytetit: Braçe ka votat e socialistëve në bazë
19 Nëntor, 15:15Deputeti socialist Adi Qose tha se nuk ka pasur mbledhje të Grupit të PS për të diskutuar për emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës. As në Asamblenë e PS, sipas tij nuk kishte ndodhur një diskutim i tillë. Ndërsa gazetari Myzyraj tha se 4 emrat favoritë për të garuar për Tiranën janë Erion Braçe, Ervin Demo, Ogerta Manastirliu dhe Arbër Hajdari.
-
Buxheti 2027, Blushi: Është anti social, çdo shqiptar ka mbi supe 8100 euro borxh (VIDEO)
19 Nëntor, 14:37Ai e cilësoi Buxhetin 2027 si një buxhet që nuk garanton një pleqëri dinjitoze, nuk mbështet mjaftueshëm familjet dhe nuk u jep frymëmarrje eksportuesve dhe bizneseve të shërbimeve.
-
Shqipëria dhe Danimarka diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit, Hoxha pret ambasadoren Holmsgaard: Rihapja e selisë në Tiranë, votë besimi për vendin tonë
19 Nëntor, 14:21Rihapja e ambasadës daneze në Tiranë është një votë besimi për Shqipërinë. Kështu e ka cilësuar ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, vendimin e Danimarkës, gjatë takimit me ambasadoren Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, rritjen e investimeve dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE
-
3.34 miliardë lekë të reja buxheti i Bashkisë Lezhë për 2027-ën, Ndreu: 70% e fondeve do të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale (VIDEO)
19 Nëntor, 13:47Kryebashkiaku Ndreu u ndal edhe te rritja e buxhetit ndër vite, duke theksuar se krahasuar me vitin 2019, ai është rritur me 163%. Sipas tij, ky tregues dëshmon performancën financiare të bashkisë dhe mundësitë më të mëdha për të financuar projekte zhvillimore në territor.
-
Vota kundër pr.buxhetit, Berisha: Vjedhje e qytetarëve, rrisni pagat e ulni shpenzimet qeveritare! Ftesën për ‘front opozitar’ kundër Ramës e kam të ndershme (VIDEO)
19 Nëntor, 13:32Pas votës kundër që i dha në Kuvend buxhetit në parim, PD nisi propozimet e para tashmë që projekti diskutohet nen për nen në komisione. Nga selia e PD-së, Sali Berisha kërkoi rritjen e pagave të ulëta e të mesme si dhe futjen e minimumit jetik. Paratë tha Berisha, të gjenden duke shkurtuar shpenzimet e tepërta të qeverisë dhe administratës.
-
-
Paketa anti-dhunë kalon në komisione, PD: Antikushtetuese! PS: S’është kundër protestës! Qefalia: Do kërkojmë falje nëse Kushtetuesja ju jep të drejtë
19 Nëntor, 12:45Paketa anti-dhunë e qeverisë shkarkoi debate në Komisionin e të drejtave të njeriut. Jorida Tabaku tha se aktet normative janë tërësisht antikushtetuese dhe synojnë t’i japin policisë kompetenca që nuk i ka, por për socialistët masat janë për të kufizuar dhunën vandale në qytet dhe jo për të kufizuar të drejtën e protestës.
-
Shtyrja e samitit të NATO-s në Tiranë, PD: Rama, të japë llogari! PS: Ftojmë në komision ministrin e Mbrojtjes (VIDEO)
19 Nëntor, 12:23Shtyrja e organizimit të samitit të NATO-s në Tiranë të parashikuar për në 2027-ën, opozita e lexon anulim të tij, dhe e lidh me situatën në qeverinë dhe me arrestimin e kreut të SHISH.
-
'Zgjedhorja'/ Peleshi i drejtohet Komisionit të Venecias për ekspertë, kërkohet opinion për pr.ligjin e financimit të partive! Gjiknuri e Bylykbashi kërkojnë ndihmë nga ODIHR-i
19 Nëntor, 11:47Pas konsensusit mes dy bashkëkryetarëve të Reformës Zgjedhore, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka dërguar një letër Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertë për një vizitë pune në Komision. Në fokus të diskutimeve do të jetë ecuria e projektligjit për financimin e partive politike.
-
Buxheti 2027 miratohet në tërësi në komisione vetëm me votat e PS, institucionet kërkojnë 1.75 mld lekë shtesë
19 Nëntor, 11:30Projektbuxheti 2027 riktheu në komisionet parlamentare kërkesat për shtesa financiare, ku dy komisione propozuan afro 1.75 miliardë lekë shtesë për disa institucione, përfshirë RTSH-në dhe organet e drejtësisë. Projektbuxheti prej 976 miliardë lekësh u miratua nen për nen në disa komisione me votat e mazhorancës, ndërsa votimi përfundimtar pritet më 26 nëntor në Kuvend.
-
Kuvendi mbeti pa energji elektrike gjatë seancës maratonë, OSHEE: Një fider u stakua! Pse nuk funksionoi sistemi UPS? (VIDEO)
19 Nëntor, 10:19Kuvendi ka një gjenerator dhe një sistem furnizimi të pandërprerë me energji (UPS), të cilët duhej të siguronin furnizimin e godinës gjatë ndërprerjes në rrjet. Asnjëri prej tyre nuk funksionoi.
-
Lufta në Ukrainë/ Rama në 'Koalicionin e Vullnetmirëve': Lajm i mirë përfaqësimi i unifikuar i Evropës në bisedimet me Moskën, gabim strategjik që nuk u bë më herët (VIDEO)
19 Nëntor, 09:26Përpara nisjes së takimit, Rama u ndal te vendimi i Evropës për të krijuar një grup që do ta përfaqësojë në komunikimet e mundshme me Rusinë, duke e cilësuar gabim strategjik faktin që një hap i tillë nuk ishte ndërmarrë që në fillim.
-
Gazetari Isa Myzyraj: Dy deputetë të PS-së më kërcënuan ndërsa bëja foto gjatë seancës plenare! Tabaku: E papranueshme! Balla: Do t’i kërkojmë ndjesë
18 Nëntor, 23:53Gazetari i Report Tv dhe kreu i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, denoncoi kërcënimin dhe fyerjet nga dy deputetë socialistë, Agron Malaj dhe Brisejda Çakërri gjatë seancës për projektbuxhetin e vitit 2027.
-
Kuvend/ 14 orë seancë maratonë, pr.buxheti dhe paketa fiskale miratohen në parim me 80 vota pro! Opozita voton kundër
18 Nëntor, 23:57Pas 14 orësh, është mbyllur seanca maratonë në Kuvend me miratimin e pr.buxhetit 2027 me 80 vota pro dhe 25 kundër. Opozita votoi kundër edhe për ligjet e tjera. Buxheti do të rikthehet edhe një herë në komisione për t’u shqyrtuar nen për nen. Në seancë pati edhe një incident të vogël me ndërprerjen e energjisë elektrike për disa çaste.