Politikë
-
Sali Berisha ka komentuar marrëdhëniet Rama-Veliaj duke thënë se ka një betejë mes tyre, por balancat janë drejt kryebashkiakut. Sipas Berishës, ai nuk pret konfirmimin e Ramës për të kandidatuar sërish për bashkinë e Tiranës, por ndodh e kundërta.
3 Tetor 2022, 18:00 -
-
-
-
‘PD ka nevojë për standarde të reja’, kandidatja për kreun e FRPD denoncon procesin: Gara nuk plotësoi as kërkesat minimale, kishte parregullsi
3 Tetor 2022, 17:25Barbara Doda, një prej kandidateve për kreu e FRPD-së, ka denoncuar procesin e votimit në zgjedhjet që u mbajtën dy ditë më parë. Teksa ka falënderuar çdo të rinj në takimet e zhvilluara në bazë, Doda shkruan procesi i votimit nuk plotësoi as kërkesat minimale, pasi u shoqërua me parregullsi të shumta në listat e anëtareve, si edhe fryrjen e numrit të votave.
-
Hileja në ‘Statutin e Foltores’, Berisha nuk do largohet edhe nëse humbet zgjedhjet lokale, do t’ia hedhë me një votëbesim në Kuvendin e PD-së
3 Tetor 2022, 17:22Berisha ndryshime radikale në statut për të goditur Bashën, por la një shteg për veten e tij nëse humbet zgjedhjet lokale të vitit që vjen. Çfarë fshihet pas kërkesës për të shtuar 34 bashki.
-
Financimet ruse në PD, Rama: Më parë e mohonit, Berisha që ka nisur luftë me Amerikën thoshte 'Mos ma prekni Lulin'! Ish-kryeministri: Basha të tregojë origjinën e parave
3 Tetor 2022, 17:21Në seancën e sotme plenare ka pasur me debate mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama për financimet ruse në PD. Rama i tha se vite më parë e mohonin, ndërsa ai (Berisha) që ka nisur luftë me Amerikën pasi është shpallur 'non grata' thoshte 'Mos ma prekni Lulin'.
-
-
-
Komisioni për Reformën Zgjedhore miraton programin, në shqyrtim edhe nëse do të ketë ndryshime në hartën territoriale! Vasili kundër: T’i përmbahemi objektit të punës
3 Tetor 2022, 16:36Ndryshimet në hartën territoriale, do të reflektohen edhe në punën e Komisionit të Posaçëm kuvendor për reformën Zgjedhore, i cili miratoi të hënën programin e punës së tij me shumicë votash. Komisioni për reformën zgjedhore u dakortësua që propozimet për këtë pikë do të bëhen brenda 30 tetorit, ndërsa raporti final do publikohet në harkun kohor 16 shkurt-8 mars 2023.
-
Kriza energjetike, Rama: Të kursejmë energjinë, muajt në vijim do jenë më sfidues! S'duam që ta aplikojmë fashën 800 kWh pas dhjetorit
3 Tetor 2022, 16:27Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Nga Durrësi, ku ishte i pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara, Rama u ndal edhe në krizën energjetike, duke thënë se muajt në vijim do jenë sfidues për shkak se do të rritet konsumi për energjinë.
-
-
Në listën e hakerave edhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, policia për Report Tv: S'kanë lidhje me ngjarje kriminale
3 Tetor 2022, 16:12Në listën e publikuar nga hakerat iranianë, Report Tv ka zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në listën misterioze përveç zyrtarëve ka edhe emrat të qytetarëve të thjeshtë dhe gazetarë si Armand Shkullaku.
-
Denoncuan policinë për dhunë në protesta, prokuroria pushon hetimet, Partia e Lirisë: Vendim i turpshëm, të merret dosja në shqyrtim
3 Tetor 2022, 15:43Partia e Lirisë ka denoncuar sot një vendim të marrë nga Prokuroria e Tiranës për të pushuar hetimet në lidhje me një denoncim të bërë më parë nga asokohe Lëvizja Socialiste për Integrim, për dhunën e ushtruar nga civilët e infiltruar dhe policia ndaj qytetarëve në protesta.
-
Manipulimi në zgjedhjet e FRPD, Skerdjan Dhuli: Skandaloze, votonin 74 persona rezultonin 100 vota! Këlliçi na gënjeu duke ‘ia hedhur’ fajin Bashës
3 Tetor 2022, 15:44Ish kryeministri Sali Berisha është kujdesur që frymën e tij jo demokratike ta përcjellë edhe në forumet e reja që lindin nga partia demokratike. Skerdjan Dhuli anëtar që prej vitit 2011 në Forumin Rinor të Partisë Demokratike zbuloi sot në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu gjithë skandalin e votimeve të zhvilluara ditën e shtunë brenda forumit.
-
Meta takon ambasadorin çek: Të punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE
3 Tetor 2022, 15:25Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Çekisë në vendin tonë, Karel Urban. Meta shkruan se ka konfirmuar vullnetin e partisë që ai drejton që të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve,
-
Zgjedhjet lokale 2023, Alibeaj paralajmëron se do të dalë me kandidatin e tij: PD ka strukturat e saj! Do mundim Ramën me të gjithë shqiptarët e ndershëm
3 Tetor 2022, 15:19PD rrezikon të mos arrijë dakordësinë për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore të 2023. Përballë procesit të nisur nga Berisha për të zgjedhur me primare kandidatët për bashkitë, Alibeaj thotë se ka strukturat e tij me të cilët do përgatitet për zgjedhje.
-
-
Mes akuzave për manipulim FRPD shpall rezultatin e zgjedhjeve! Muçollari i ‘Rithemelimit’: 2 ditë kohë për ankesat zyrtare
3 Tetor 2022, 15:02Mes akuzave për manipulim të zgjedhjeve brenda Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka shpallur fitues Besart Xhaferri. Anëtari i Kryesisë së PD së Berishës, Grigels Muçollari tha se tashmë kandidatët kanë 2 ditë kohë për ankesat zyrtare.
-
Zgjedhjet në FRPD-në e Rithemelimit/ Evi Kokalari tregon bisedën me Berishën: I thash përsërit garën, ke bërë masakër
3 Tetor 2022, 14:49Ajo ka thënë se i ka kërkuar Berishës që zgjedhjet në FRPD të përsëriten dhe të përjashtohen ata që kanë bërë manipulime.