Protesta më 6 dhjetor, Bejko: Turp i madh! Pas Enver Hoxhës, Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi! Zyla: Dhuratë elektorale për Ramën

Protestën e Sali Berishës ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor do të jetë një turp i madh për një pjesë të Partisë Demokratike. Kështu deklaroi ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj. Sipas Bejkos, pas Enver Hoxhës, Sali Berisha është politikani më i refuzuar nga Perëndimi dhe se qëllimi i tij real është që të të dëgjohet, por kjo vëmendje do ta largoje edhe më shumë me Perëndimin.

‘Me duket se është një protestë që shpreh psiqikën e Berishë në raport me pozicionin që e ka vendosur SHBA dhe Britani e Madhe. Vendete e BE kanë mirëkuptuar vendimin që ka marrë SHBA me Berishën. Në pamundësi për tu dëgjuar me kryetarët e shteteve, pasi nuk ka një parti politike. Berisha e njeh shumë mirë. Mos të mendoj se kryetarët e shteteve ngelën ta njohin korrupsionin e qeverisjen e Edi Ramës pasi ambasadoret nuk u raportojnë vendeve të tyre, por kjo do ishte një fabul naive nëse e beson Berisha. Do të jetë turp i madh për atë pjesë të PD-së që do të marrë pjesë aty. Qëllimi real është që Berisha të dëgjohet. Pas Enver Hoxhës është politikani më i refuzuar nga Perëndimi. Do të tërheqë vëmendjen. Edi Rama do ketë privilegj që të thotë se kush është Sali Berisha, që është i shpallur non grata. Do ta nxijë Sali Berishën. Jo vetëm që nuk do ta afrojë Perëndimin por do ta largojë edhe më shumë.’- tha Bejko.

Ndërsa për analistin Julian Zyla, protesta e Berishës do të jetë një dhuratë elektorale për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Rama. Zyla u shpreh se Berisha në përpjekje për të tërhequr vëmendjen do të marrë pjesën më të keqe të asaj dite.

‘Mendimi është se ajo është një dhuratë elektorale e Berishës për qeverinë! Është një akt politik efektiv është kundër tij. Do ishte një ditë ku Shqipëria do të ishte protagonistë. Shqetësimi i Berishës është se meritat do të kalojnë te Rama dhe të qeveria. Në përpjekje për të tërhequr vëmendjen do marrë një pjesë të keqe të dritës të asaj dite. Nuk ka protestë mirëseardhje në asnjë vend të botës. Protesta në raste të tulla bëhen kundër atyre që vijnë. Këtë herë besoj se janë kundër tij këto veprime.’- u shpreh Zyla.

Nga konferenca për mediat, Berisha tha se më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fadili: 22/11/2022 04:08

    Per non grata ja ka marre dhe Enverit

    Përgjigju
  • erion: 22/11/2022 00:09

    fakti qe ky bejkua del dhe shan salen (qe e beri njeri) kuptojeni vete se sa opozitar eshte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e Torinos, italiani numri 1 në botë