Politikë
-
Teksa i kërkoi falje qytetarëve që ky skandal mund t'i ketë krijuar shqetësime, në krah të drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit, Rama theksoi se nxjerrja e këtyre të dhënave për pagat është bërë me qëllimin për të krijuar destabilitet. Kryeministri nuk përjashton faktit që ky mund të jetë sulm politik, duke hedhur dyshime te 'Foltorja', referuar Sali Berishës.
23 Dhjetor 2021, 12:35 -
Afati 100 ditor për ristrukturimin e PS, Rama analizë me Gjiknurin! Takimi një ditë pas mbledhjes prej 6 orësh me kabinetin qeveritar
23 Dhjetor 2021, 08:09Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama vijoi analizën sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin. Takimi u zhvillua në 'Vila 30', në ish-Bllok. Kujtojmë se Rama kishte lënë një afat prej 100 ditësh edhe për ristrukturimin e PS.
-
'Open Balkan', BE: Përfshirja e të gjithë shteteve të Ballkanit Perëndimor sjell përfitimet më të mëdha rajonale
22 Dhjetor 2021, 21:00BE mbështet deklaratat e komisionierit për zgjerim, Oliver Varhelyi për ‘Open Balkan’. Zëdhënësja e KE, Ana Pisonero shprehet se Integrimi Rajonal që bazohet në rregullat e BE-së, i sjell vetëm përfitime Ballkanit Perëndimor. Sipas Pisonero, kjo është arsyeja pse BE kujdeset fort për bashkëpunimin rajonal.
-
Kaso në ‘Report Tv’: Basha është shkarkuar nga demokratët, të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha nuk kthehet kurrë në krye të PD-së
22 Dhjetor 2021, 20:37Kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Sipas tij, zgjidhja e situatës në të cilën ndodhet PD është vetëm ‘kutia e votimit’ ku demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë.
-
100 ditët e para të qeverisjes, Rama: Nesër prezantojmë platformën për Konsultimin Kombëtar! S'merrem me marrëzi bravash, drejtësia e re po jep frytet
22 Dhjetor 2021, 19:47Duke ironizuar situatën në kampin e demokratëve, Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ shkruan se ‘kufomat grata-nongrata’ po përpiqen të bëjnë sikur duan të luftojnë korrupsionin e Vuçiçin, por sipas tij drejtësia e re ka filluar të japë rezultatet e para, sportelet do të mbyllen duke ulur kështu korrupsionin e ndërsa ekonomia ka filluar të lulëzojë pas pandemisë.
-
Ulliri i mbjellë në majë të çisternës, Rama publikon pamjet: Po ndizen dritat e banesave të familjeve që po rikthehen në Thumanën e rindërtuar (VIDEO)
22 Dhjetor 2021, 17:58Në videon e publikuar shihet një bimë ulliri e mbjellë në majë të një çisterne të vjetër uji, që simbolizon paqen dhe jetën.
-
Festat e fundvitit/ Lindita Nikolla pret në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias
22 Dhjetor 2021, 17:12Me rastin e festave të fundvitit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias.
-
Grupi i Berishës kërcënon gjyqtarin milioner Agron Zhukri: Konfirmo statutin ndryshe do marrësh në qafë veten, do krijosh destabilitet
22 Dhjetor 2021, 17:01Berisha i pasigurt për konfirmimin e statutit paralel, mesazhe kërcënuese gjyqtarit që iu refuzuar dorëheqja nga çështja, skenarët në gjykatë për fatin e dy statuteve të Partisë Demokratike.
-
'Open Balkan', mediat greke: Tirana ftoi Athinën, Berisha po shkakton trazira të brendshme
22 Dhjetor 2021, 15:29Mediat greke kanë shkruar për nismën "Ballkani i Hapur" dhe deklaratës së kryeministri Edi Rama një ditë më parë ku ftoi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë të bëhen pjesë e samiti të "Ballkanit të Hapur" në 6 muajt e ardhshëm.
-
-
Tabaku: Bojkoti i PS-së në komisionin hetimor, mbrojtje politike për inceneratorët! SPAK-u të vazhdojë hetimet dhe të shtrihet tek personat me pushtet
22 Dhjetor 2021, 13:53Tabaku theksoi se refuzimi i sotëm i PS për të bojkotuar mbledhjen e komisionit ishte justifikim dhe i papranueshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse përsëritet situata do të shkohet deri te paditë penale. Mes të tjerash Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skandalin, duke vijuar me njerëz me pushte, duke e nisur nga kryeministri Edi Rama
-
Dashamir Shehi prezanton platformën politike 'PO për Shqipërinë': I japim mundësi qytetarëve të diskutojnë me njëri-tjetrin e të votojnë! Fillon më 10 janar me ligjin për referendumin
22 Dhjetor 2021, 13:24Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.
-
Berisha 'pushtoi' selinë, mbështetësi i tij shqelmoi derën e zyrës! Në PD merren masa, rregullohen kamerat e sigurisë
22 Dhjetor 2021, 13:01Një ditë pas hyrjes me dhunë të Sali Berishës në PD dhe shqelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa. Bëhet me dije se në ambientet e jashtme të PD ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.
-
Ish-ministri i LSI 'shigjeton' Kryemadhin: 5 vite në krye të partisë dhe vetëm kërkon ndjesë! Kjo opozitë ka shejtanin brenda, duhet ribërë nga fillimi
22 Dhjetor 2021, 12:40Për Manjanin nuk është djegia e mandateve që dëmtoi opozitën, por 'faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë kishte dhe ka ende shejtanin brenda'. Sipas ish-ministrit, opozitën e ka dëmtuar vetvetja, kryetarokracia dhe mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real dhe se ajo duhet ribërë nga fillimi.
-
Në ndjekje penale sepse manipuluan rezultatin e 25 prillit, Report Tv zbulon emrat e 21 numëruesve të kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës! Rrezikojnë deri në 5 vite burg
22 Dhjetor 2021, 11:19Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, emrat e të cilëve janë referuar në organin e prokurorisë.
-
100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama 6 orë mbledhje me kabinetin qeveritar! Ministrat në 'sitë' për punët e bëra
22 Dhjetor 2021, 09:34Fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk munguan analizat edhe për punën e bëra nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë.
-
Elezi në ‘Repolitix’: Berisha i kompleksuar nga SHBA! Murrizi: Shumica s’e kupton kauzën e ish-kryeministrit! Muça: Incidenti në seli ndodhi nga dështimi i protestës
21 Dhjetor 2021, 22:17Incidenti i sotëm në PD ku një nga dyert e zyrave të selisë blu u shqelmua nga një mbështetës i ish-kryeministrit Berisha dhe situata në këtë parti, ishte temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Gjithashtu u diskutua edhe për protestën e djeshme e cila ishte thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
-
Berisha: Fation Dauti që shkelmoi sot selinë e PD, ka qenë krah Bashës në kohën e çadrës! Mban njerëz të armatosur në PD, më kërcënoi
21 Dhjetor 2021, 21:34Lulzim Basha akuzoi Sali Berishën se mban veten kriminelë dhe përmendi edhe Fation Dautin, i cili sot shkelmoi derën e selisë së PD-së, por ish-kryeministri i është kundërpërgjigjur në të njëjtën monedhë.
-
'Grata dhe Non Grata', Edi Rama krahason Berishën dhe Bashën me Tomi dhe Jerry, video PERLË në TikTok dhe ironia me bravën
21 Dhjetor 2021, 20:31Kryeministri Edi Rama nuk ka mbetur pa komentuar situatën në Partinë Demokratike, luftën e brendshme mesmes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.
-
Nga eksporti blegtoral, ndërlidhja e sistemeve elektronike deri te paketat turistike, çfarë përfitojnë qytetarët nga marrëveshjet e Ballkanit të Hapur
21 Dhjetor 2021, 20:20Sot në kuadër të Ballkanit të Hapur, u nënshkruan 5 marrëveshje të rëndësishme që do u shërbejnë qytetarëve të tre vendeve. Bëhet fjalë për marrëveshjen sa i përket lejeve të qëndrimit dhe të lejeve të punës, ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe e treta ajo në fushën e bashkëpunimit tregtar.
