Politikë
-
22 Shkurt 2022, 16:10
-
Inceneratorët/ Agaçi flet për herë të parë pas 9 vitesh: Opozita ka gënjyer prej muajsh, Këshilli i Ministrave s'ka miratuar 17 vendime brenda ditës! Presion nga Rama? Vendimi në mbledhje normale
22 Shkurt 2022, 15:24Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka folur sot për herë të parë, pas 9 vitesh në atë pozicion, në lidhje me inceneratorët. Në Komisionin Hetimor, Agaçi u shpreh se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë dhe as ka kaluar në mënyrë të përshpejtuar 17 vendime. Ai sqaroi se në rastet e financimeve të kontratave, detyrimi ligjor i Këshillit të Ministrave është të japë autorizimin për të kur ka një miratim paraprak nga Ministria e Financave.
-
-
-
-
Ministri i Drejtësisë takim me homologun kroat: Memorandum bashkëpunimi për integrimin në BE dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor
22 Shkurt 2022, 13:56Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo kroate kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në kuadër të integrimit në fushën e drejtësisë si dhe në gjyqësor për çështjet penale dhe civile që do të sjelli harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së por edhe për modernizimin dhe dixhitalizimin e sistemit gjyqësor e promovimin e drejtësisë elektronike.
-
Grup 'inkuizicioni' kundër Veliajt në Komision! Tabaku merr pyetjet e gatshme nga anëtarja e AMA-s Desada Metaj, udhëzohet nga analistët e 'pavarur' Andi Tela dhe Andi Bushati
22 Shkurt 2022, 13:08Një debat i ashpër ka ndodhur sot gjatë punimeve të Komisionit Hetimor për çeshtjen e inceneratorëve. Mediat kanë arritur të fotografojnë një bisedë të anëtares së Autoritetit të Medias Audiovizive, Desada Metaj me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, që rrëfehet shumë qartë se si Tabaku merr udhëzime prej saj se çfarë pyetjesh duhet t’i drejtojë kryebashkiakut Erion Veliaj
-
-
-
-
-
-
'Dëgjoni Monikën në TV dhe bëheni gaz i botës', Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: As ndihmën ekonomike nuk miraton dot pa Këshillin Bashkiak, për inceneratorët vendose vetëm
22 Shkurt 2022, 11:45Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
-
-
Veliaj në Komision Hetimor: Tirana është më e pastër sot, edhe 30% më lirë se Luli
22 Shkurt 2022, 11:30 -
Erion Veliaj zbulon shkresën e kryebashkiakut të PD në Kavajë, Isa Sakja: Jam pro inceneratorit, marr përsipër gjithë detyrimet çfarë duhet
22 Shkurt 2022, 11:23Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky është pretendimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, i cili në dëshminë sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët tha se Kryebashkiaku I Vorës Isa Sakja I zgjedhur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim.
-
-
-
-
Berisha përdor 'gurët e fundit', nxjerr në sulm Doris Pack kundër Yuri Kim: Më vjen turp nga ju
22 Shkurt 2022, 10:58Pyetja që ambasadorja Yuri Kim i drejtoi kandidatëve për garën e 6 marsit se çfarë do i sjellin votuesve kur përfaqësohen nga një "non grata" tërboi Berishën dhe njerëzit e tij, të cilët u hodhën menjëherë në sulm. Edhe pse grupi Berishës pati edhe një reagim zyrtar duke i kërkuar ambasadores të tërheq deklaratën, vetë Berisha duket se po përdor çdo gurë, sado i humbur, për të sulmuar ambasadoren e SHBA-së.