Alibeaj thirri mbledhjen e grupit pa Berishën, Këlliçi në Report TV: Nuk ka tagër të vendosë se cilët deputetë do marrin pjesë! Kuvendi i 30 prillit i hap rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri

TIRANË- Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e nesërme, por këtë njoftim nuk e ka marrë Sali Berisha i cili është i përjashtuar nga grupi. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi tha në Report TV se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të caktojë se kush janë deputetët që do marrin pjesë në mbledhje, kjo sipas tij pasi me vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e statutit të Berishës, Alibeaj nuk e mban më postin e kryetarit të Komanduar.

“Nuk ka tagër që të caktojë se kush janë deputet të PD dhe se kush nuk janë, këtë e kanë caktua dhe vendosur me votë qytetarët më 25 prill. Basha që mori vendimmarrje personale, sot është i larguar në PD dhe ka të bëjë edhe me statutin për të larguar në mënyrë personale”, shpreh Këlliçi në Report Tv.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Këlliçi thotë se puna për ‘pastrimin’ e selisë së PD-së është në proces e sipër, ku kanë filluar me lyerjen e saj dhe heqjen e dyerve të blinduara. Ai theksoi se po mbahen edhe zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, ku muaji prill do ta gjejë PD-në me struktura të riformatuara.

“Jemi në një proces riorganizimi, jemi në një proces që e pezulluam për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi u çua në 30 prill, degët janë duke bërë zgjedhje, riorganizimi vijon deri më 20 prill për të zgjedhur kryetarët e degëve. Më 30 prill do kemi Këshill të ri Kombëtar, që do votohet nga anëtarët. Fokusi jonë është të riorganizohemi i forcë politike se zgjedhjet janë pas dere. Godina është në një rikonstruksion të plotë, po pastrohet dhe brenda pak ditësh do kthehet në gjendje normale. Ne jemi forcë e hapur, demokratike, ku vlera jonë më e madhe është mendimi ndryshe”, tha Këlliçi.  

Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, sipas Këlliçit do t’i hapë rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se Lulzim Basha mund të kandidojë, por do të jetë vota e demokratëve që do të vendosë në fund se kush do zgjidhet.

“Kushdo që kërkon të përballet me votë dhe mendon që ka një ofertë më të mirë, më 30 prill është i lutur të bëhet pjesë e procesit. Basha si deputet nëse dëshiro të japë kontribut patjetër që po, është në forcën politike që i dha gjithçka, e bëri tre herë ministër, njëherë kryetar bashkie. E vendosin demokratët se cila do jetë pesha elektorale e Bashës në PD”, vijoi deputeti Belind Këlliçi.  

Këlliçi është ndalur edhe në cilësitë që sipas tij duhet të ketë kandidati për kreun e ri të PD-së, duke theksuar se padyshim duhet të jetë një peron që ka dhënë kontribut në këtë forcë politike.

“Një person që ka autoritet të pakontestueshëm, qëllimi kryesor është të shih përtej vetes, nuk duhet ët goditet mendimi ndryshe, duhet ët respektohet, Për këtë arsye ne kemi legalizuar fraksionet brenda PD, kushdo që mendon ndryshe në PD mos të largohet. Duhet të jete një person që është i vendosur për të rrëzuar Edi Ramën një orë e më parë he të bëjë opozitë reale”, vijoi ai.

Këlliçi ka komentuar edhe lajmin që qarkullon në media se ora e tij e dorës kushton 82 mijë dollarë. Ai tha se vlera e vërtetë e orës është 400 dollarë dhe se shpifje të tilla janë të sponsorizuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
VIDEO/ Kushton 82 mijë dollarë? Belind Këlliçi zbulon në Report Tv sesa e ka blerë orën e dorës

Pas lajmit që ka qarkulluar në media se ora e deputetit Belind Këlliçi kushton 82 mijë dollarë, ai ka treguar vlerën e orës në Report Tv. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Këlliçi tha se ora kushton 400 dollarë dhe sipas tij këto shpifje janë sponsorizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

“Kjo ka ardhur pas një reagimi tim ditën e djeshme. Unë mund t’ia tregoj., Kam lexuar në media se sot kjo ora ime e dorës, e sponsorizuar nga qeveria dhe Veliaj se më vijnë informacionet, kushton  82 mijë e 400 dollarë. I duhet hequr vetëm 82 mijë se kushton vetëm 400 dollarë dhe nëse Veliaj është i gatshëm të më japë 40 dollarët ia jap dhuratë dhe vetëm të heq dorë nga mashtrimet me opinion publik, vjedhjeve që iu bën taksave të qytetarëve shqiptarë dhe keqtrajtimit që i bën qytetarëve të Tiranës. Këtë të bëjë Veliaj të mos merret me shpifje”, tha Këlliçi në Report Tv.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli