Politikë
-
Edhe pse vetë u fut në listën e zezë të SHBA pikërisht për korrupsionin që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në qeverisje të vendit, Berisha ka vendosur "t'i jap leksione" ambasadores Yuri Kim duke i rekomanduar që në vend që të inkurajojë prokurimet direkte, duhet të këmbëngul në tenderat e hapur.
26 Janar 2022, 17:16 -
-
-
Helidon Bushati dha dorëheqjen, Basha e zëvendëson menjëherë me Enkelejd Alibeajn
26 Janar 2022, 14:40 -
Veliaj takim me rektorët dhe dekanët e universiteteve publike: Asnjë betejë nuk është e pamundur, as kjo me FSHF! Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm
26 Janar 2022, 14:21Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike të kryeqytetit, në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë. Veliaj pohoi se e njëjta situatë po ndodh edhe me betejën me FSHF-në, në mënyrë që situata me sportin në vend të ndryshojë dhe t’u hapet rruga fëmijëve dhe të rinjve të ndjekin ëndrrat e tyre.
-
Raporti i Transparency International, reagon PD: Lufta kundër korrupsionit është interes kombëtar! Jemi të vendosur t’i jap fund pandëshkueshmërisë
26 Janar 2022, 13:52Partia Demokratike thotë se lufta kundër korrupsionit, është interes kombëtar dhe se PD është e vendosur që t’i japë fund pandëshkueshmërisë. Duke ju referuar raportit të Transparency International, për korrupsionin, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu, tha se ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët e bekuar me burime të shumta natyrore, mbeten qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.
-
Helidon Bushati jep dorëheqjen si drejtues politik i PD në Shkodër: Duhet një figurë që bashkon demokratët! Basha emëron Alibeajn! Pas Tritan Shehut në Gjirokastër caktohet Roland Bejko
26 Janar 2022, 13:51Vetëm 40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion. Një prej 6 bashkive që do të ketë zgjedhje më 6 mars është pikërisht ajo e Shkodër.
-
‘Në kulmin e debateve për kreun e FSHF-së, a u përdorën tatimet politikisht për kontroll në biznesin e Dukës?’, përgjigjet ministrja e Financave: Ishte rastësi
26 Janar 2022, 13:26Kontrolli tatimor në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të FSHF-së, në kulmin e debateve politike dhe sulmeve ndaj Armand Dukës, ishte rastësi. Kështu tha në një prononcim për gazetarët, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj teksa u pyet nëse janë përdorur tatimet politikisht për të ushtruar kontroll në biznesin e vëllait të kreut të FSHF-së.
-
Miratohen projektligjet për ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri-Kosovë për lehtësirat doganore! Kosova së shpejti me pikë doganore në Portin e Durrësit
26 Janar 2022, 13:15Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj tha se sot se në mbledhjen e qeverisë është miratuar projektligji për ratifkimin e marrëveshjeve ndërmjet këshillit të ministrave të Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket zbatimit të letësimit të procedurave doganore, si dhe kontrollit të hyrjes dhe daljes së mallrave. Ibrahimaj tha se marrëveshja parashikon edhe çeljen e pikës doganore të Kosovës, në portin e Durrësit
-
Zgjedhjet e 6 marsit, mbështetësit e Berishës në Durrës propozojnë kandidatët e tyre! Më 30 janar përcaktojnë rivalin e socialistes Sako dhe kandidatit të Bashës
26 Janar 2022, 13:13Mbështetësit e lëvizjes së Sali Berishës në Partinë Demokratike në Durrës kanë propozuar 10 emra si pretendent për të konkurruar neë njeë gareë brenda PD siç e quajnë ata.
-
Sporti duhet të jetë ‘fair play’, Veliaj nga Parku i Liqenit 'thumbon' Dukën: Beteja sot për çlirimin e sportit nga mafia dhe të paprekshmit
26 Janar 2022, 13:00Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të rinjtë e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbollën sot pemë pranë Parkut të Liqenit. Veliaj përmendi faktin se edhe lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një betejë më vetë, ashtu siç është sot beteja me FSHF-në për ëndrrat e fëmijëve të Tiranës.
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, të drejtë vote mbi 654 mijë persona! Përjashtohen 135 votues për shkak të dekriminalizimit
26 Janar 2022, 12:58654,538 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kandidatin që iu pëlqen në zgjedhjet vendore për 6 Bashkitë të 6 marsit.
-
Presidenti kërkoi hetim disiplinor/ Braçe: Sulmi i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese, i vjetër, politik dhe kriminal! Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri e ligësi në krye
26 Janar 2022, 12:31Një sulm kriminal dhe shantazhues ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e konsideron deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, letrën drejtuar Kolegjit të Posaccëm të Apelimit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta ku kërkon hetim disiplinor ndaj anëtarës së Kushtetueses Fiona Papajorgji dhe anëtarët e tjerët.
-
40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit
26 Janar 2022, 12:1340 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars në 6 bashki të vendit, në bashkitë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. Duke qenë se koha është shumë e shkurtër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirijan Celibashi përmes një mesazhi i bën apel qytetarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë në këto zgjedhje që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre të identifikimit.
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vijuar betejën e tij për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe sot ka hedhur një tjetër hap. Presidenti Meta i ka kërkuar ditën e sotme Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA) hetimin disiplinor të relatores së çështjes, Fiona Papajorgji, por edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42Grupi i Rithemelimit të PD, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Shkodrës. Kandidatët potencialë për Bashkinë e Shkodrës kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe formularin tip që është kërkuar nga grupi drejtues i mbështetësve të ish-kryeministri Berisha
-
Basha ndan videon: Të rinjtë demokratë kanë zgjedhur të ardhmen, janë gati të ndryshojnë Shqipërinë
26 Janar 2022, 09:23Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një video nga takimi i tij me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Edhe në këtë takim, Basha ka përsëritur atë që tashmë është shndërruar në moton e politikës së tij, që PD-ja me të rinjtë kanë zgjedhur të ardhmen, mesazh ky që shkon për Sali Berishën.
-
Kandidat i përbashkët në zgjedhje? Baçi në Repolitix: Lojë hileqare e Bashës! Nëse e duan, duhet të zgjidhet nga anëtarët e PD-së, jo me konsensus
25 Janar 2022, 22:10Përpjekjet e përfaqësuesve të PD-së për të treguar se duan të dalin me një kandidat të përbashkët në këto bashki, për anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçin, janë hileqare, dhe bëhen vetëm për të legjitimuar Lulzim Bashën si kryetar
-
Dëshmia nga SHBA: Berisha do të arrestohet! Në emër të vuajtjeve të njerëzve si unë
25 Janar 2022, 21:44 -