Politikë
-
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
29 Prill 2021, 13:16 -
Luigi Soreca informon përfaqësues të PE për zgjedhjet në Shqipëri: Parlamenti i ri dhe qeveria do të zbatojnë reformat për anëtarësim
29 Prill 2021, 13:04Përmes një komunikimi online, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka informuar disa prej përfaqësuesve të parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet në Shqipëri dhe ka bërë një përmbledhje në lidhje me disa zhvillime paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 Prill.
-
LSI merr vetëm 4 mandate, Manjani: Votat më të papërfaqësuara në parlamentin e ardhshëm dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve
29 Prill 2021, 13:00Ish-drejtuesi i LSI, Ylli Manjani ka komentuar votat që mori LSI në këto zgjedhje parlamentare që sipas tij janë më të papërfaqësuarat dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve të kësaj partie.
-
Në Kuvend me votat preferenciale, reagon për herë të parë Fatmir Xhafaj: Shifrat konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal
29 Prill 2021, 12:50Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, i renditur i 23 në listë, ka arritur që të kalojë pragun minimal për të lenë deputet në legjislaturën e ardhme me votat preferenciale
-
Mori vetëm 517 vota, reagon Hajdari: Personazhe anonimë pa asnjë vlerë përveç lidhjes me krimin rezultojnë më të votuarit, do të jem pranë jush edhe këto 4 vite
29 Prill 2021, 12:33Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje” në Elbasan, Rudina Hajdari premton se do të qëndrojë pranë qytetarëve këto 4 vite edhe përse nuk arriti të fitonte një mandat.
-
Rama publikon foton nga Vlora: Lungomare 2 drejt përfundimit për sezonin e ri turistik
29 Prill 2021, 12:30Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të ‘Lungomares’ në Vlorë
-
Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse
29 Prill 2021, 11:36Një urim i veçantë i ka ardhur sot Kryeministrit Rama nga Sergey Stanishev, kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë. Ashtu si SHBA, Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja, edhe partitë e majta evropiane i vlerësojnë maksimalisht zgjedhjet e 25 prillit.
-
Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)
29 Prill 2021, 11:34Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre
-
Rama publikon videon e qytetarit që iu rindërtua shtëpia nga tërmeti: Në fillim isha pesimist por ku u bë më shkriu gjaku, jam shumë i kënaqur
29 Prill 2021, 11:06Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve të tërmetit që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.
-
Xhelal Mziu mesazh dibranëve që s'e votuan: Do ju mallkojnë fëmijët për 5 mijë lekëshin që keni marrë..mos e shisni votën kaq lirë
29 Prill 2021, 11:00Xhelal Mziu, i cili fitoi mandatin e deputetet të PD për qarkun e Dibrës, u ka drejtuar një mesazh falenderimi të gjithë atyre dibranëve që e kanë mbështetur dhe votuan ndryshimin. Mesazhin më të fortë Mziu e pati për ata që nuk e votuan duke thënë se ato do të mallkojnë vetën për 4 vitet e ardhshme dhe do i mallkojnë fëmijët e tyre që e shitën votën për 5 mijë lekë, duke i 'hequr nga duart' të ardhmen e tyre më të mirë nën drejtimin e PD.
-
Mbyllet numërimi në Shkodër, Beqaj i kërkon ndjesë socialistëve pasi nuk mori mandatin: Jam përpjekur të bëj maksimumin por s’ka mjaftuar
29 Prill 2021, 10:12Drejtuesi politik në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj i ka kërkuar ndjesë socialistëve shkodranë, pasi nuk arriti të fitojë mandatin dhe nuk do të jetë pjesë e kuvendit të ardhshëm.
-
Fitorja e mandatit të tretë dhe stërvitja e madhe e NATO-s, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri me Ramën! E para pas zgjedhjeve të 25 prillit
29 Prill 2021, 09:54Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën.
-
Mandati i tretë dhe ekonomia, ulje e borxhit publik e rimëkëmbje! 10 premtimet e Partisë Socialiste: Rritje pagash, taksë progresive dhe 4 aeroporte
29 Prill 2021, 09:16Në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të vihen në zbatim 10 premtimet ekonomike që PS shpalosi para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndër to më kryesore, bëhet fjale për rritje pagash për disa profesione, rritja e pagës minimale, ngritja e katër aeroporteve, rritja e eksporteve bujqësore.
-
‘Arritja e madhe’ e Kujtim Gjuzit në 25 prill, merr në total 2 vota, të veten dhe të...?
28 Prill 2021, 23:44Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e sotme ka zbuluar edhe një situatë interesante.
-
-
-
Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2
28 Prill 2021, 22:45Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti
-
Nga Topalli te Murrizi, zhgënjejnë krerët e partive të reja, nuk marrin asnjë mandat! PD humbi 21 mijë vota nga gafa e Bashës që nuk i bashkoi
28 Prill 2021, 22:21Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.
-
Këta nuk duan të mësojnë asgjë!
28 Prill 2021, 21:47Lulzim Basha nuk ka thënë se as do t’i njohë dhe as se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Deklarata e tij, ndonëse fliste për muzg, errësirë, diell, dritë, beteja e të tjera nuk ishte për zgjedhjet. Kishte si objekt formal zgjedhjet, por ishte në funksion të karriges së tij në parti. Lulzim Basha kërkon të marrë kohë brenda partisë për të kuptuar se nga po i vjen e keqja, duke përdorur refrenin dhe retorikën që e çoi në këtë gjendje atë dhe opozitën në Shqipëri, kur të dielën fliste për përmbysje dhe ndryshim, të hënën për rezultat në kuti dhe të martën për zgjedhje të manipuluara, blerje, shitje, etj.
-
Celibashi: 7 vjet burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve, kemi pamjet filmike! Numërimi i votave për kandidatët të vijojë pa ndërprerje
28 Prill 2021, 20:57Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me dënim shtatë vjet burgim. Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.
