Politikë
-
Në Lushnjë është festuar 31-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Me këtë rast në hollin e qendrës së kulturës ‘Vaçe Zela’, ishin mbledhur themelues e anëtare dhe simpatizantë të PD-së si dhe të ftuar
5 Janar 2022, 11:13 -
-
Rama mbledh kabinetin qeveritar, përcakton objektivat për 300 ditët e ardhshme të qeverisjes
5 Janar 2022, 09:33Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbledhja wshtw zhvilluar me ministrat dhe ka si qëllim përcaktimin e objektivave për 300 ditët e ardhshme. Kujtojmë se javën e fundit të dhjetorit, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për bilancin 100 ditor. Ky takim vjen menjëherë pas fillimit zyrtar të punës për vitin 2022.
-
Vetoja bullgare, KE për Report Tv: Po dëmtohet besueshmëria e BE! Do të punojmë fort me Presidencën franceze, të hapim sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
5 Janar 2022, 09:23Një 'veto' e Bullgarisë për shkak të probleme të Maqedoninë e Veriut po mban peng prej muajsh hapjen e negociatave me këtë vend por edhe me Shqipërinë, duke qenë se BE ka synim që të mos i ndajë 2 vendet nga njëra-tjetrën. 'Vetoja bullgare po dëmton rëndë besueshmërinë e vetë unionit'. Qëndrimin e fortë e ka mbajtur ekskluzivisht për Report Tv zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero.
-
-
Skadoi ultimatumi për Bashën/ Berisha dërgon Nokën e disa deputetë në PD, por u kyçen dyert! Deputeti: Si burg i sigurisë së lartë! Bardhi: Grupi kriminal B9 s'futet më në seli, demokratët po (VIDEO)
5 Janar 2022, 07:40Në përfundim të afatit të vënë nga Berisha që Basha të lirojë zyrën, mbështetësit e tij provuan sot të futeshin në seli por të tre dyert ishin të mbyllura. Flamur Noka tha se Basha e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa Bardhi u përgjigj duke thënë se ai po bën show. Bardhi tha se PD është e hapur për demokratët por jo për grupin e strukturuar kriminal B9.
-
Vrasja në 'Don Bosko', deputeti i PD: Kriminaliteti ka dalë jashtë kontrollit! Shëmbëlltyrë e qeverisë
4 Janar 2022, 21:51Reagimi i parë nga politika lidhur me vrasjen në 'Don Bosko' ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Ai thotë se kjo është shëmbëlltyrë e qeverisë, duke theksuar se sipas tij kriminaliteti në vend ka dalë jashtë kontrolli. Ai ka listuar nga kapja e drogës, 119 kg kokainë, te atentati në Shkodër deri tek vrasja e mbrëmjes së sotme në 'Don Bosko'.
-
-
-
A është Myftar Lumeshi njeriu që i referohet Basha për pastrim parash me familjarët e Berishës?! I bleu shtëpinë Shkëlzenit për 600 mijë €! Në avion me Besim Hajdarmatajn?
4 Janar 2022, 19:35Myftar Lumeshi ish-biznesmen në lojërat e fatit. Transaksione me Shkëlzen Berishën. Ish-prokurori Besim Hajdarmataj komunikonte dhe udhëtonte me L. M që i kishte mbyllur një dosje bixhozi. A i referohet Basha me akuzat e tij Lumeshit?!
-
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB! Momenti kur flamuri kuqezi rreshtohet krah flamujve të 14 shteteve të tjera (VIDEO)
4 Janar 2022, 19:20Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse në botë. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB.
-
-
‘Datë e shënuar për një vrasës’/ Aishe Haklaj: Berisha më 5 janar vrau Shkëlqim Haklajn dhe e konsideron si ditë fitoreje ndaj kundërshtarëve
4 Janar 2022, 18:32Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, në një reagim për gazetën TemA, thotë se Sali Berisha kërkon ta përdorë sërish 5 janarin, si atëherë kur nisi hakmarrjen ndaj vëllezërve të saj. Ajo thotë se 5 janari shënon ditën kur Berisha vrau Shkëlqim Haklajn dhe nisi vëllavrasjen në Tropojë, që mori jetën e qindra personave.
-
Lufta në PD/ Berisha i dublon ‘RD’-në Bashës me Blendi Kasmin! I rrëmben edhe Avokatin e Popullit?!
4 Janar 2022, 16:04Sali Berisha krijon një ‘Rilindje Demokratike’ paralele, ‘RD’-ja zyrtare mbron Bashën dhe sulmon Berishën, ‘RD’-ja e dubluar bën të kundërtën. Përshkallëzohet lufta në selinë blu
-
-
Zef Mazi për Report Tv: Shqipëria ‘peng’ i integrimit, gabim strategjik i BE! 6 muaj ‘pritje’ për të kërkuar ndarjen nga Maqedonia e Veriut
4 Janar 2022, 14:01Gabim strategjik të Bashkimit Europian e cilëson kryenegociatori i Shqipërisë Zef Mazi, pengesën që po i bëhet vendit tone në rrugën drejt anëtarësimit. Zgjidhja e ngërçit Sofje-Shkup, për Mazin kërkon kohë, ndaj vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut.
-
-
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane: Të bindur për suksesin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
4 Janar 2022, 12:29Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, Susanne Schütz uroi sot Shqipërinë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në periudhën 2022-2023.
-
E akuzuan se blindoi dyert e PD-së, Basha reagon ashpër: Partia s'do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën dhe bëjnë biznes me familjarët e tij
4 Janar 2022, 12:14Partia Demokratike ka hedhur akuza ashpra në drejtim të Sali Berishës, pas thirrjeve të këtij të fundit për protesta kombëtare, e për ultimatum që kryedemokrati Lulzim Basha të lirojë kryesinë e PD-së
-