Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit janë rritur sërisht kjo ka sjellë edhe rritjen e pakënaqësisë te banorët ku i kanë komentuar kryeministrit që me rritjen e tyre duhet të rriten edhe rrogat. Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, duke thënë se kjo rritje është në të gjithë botën dhe se qeveria shqiptare po bën të pamundurën që kjo të mos reflektohet në rritjen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton te shihni Kosovën për te mos shkuar me larg, ndërkohe qe siç kam premtuar ne po mbajmë me shume kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjare e biznesin e vogël, qe kudo ka kërcyer e po kërcen lart”, tha Rama.
Ndërkohë në lidhje me rritjen e rrogave, Rama tha se ato nuk mund të rriten sipas dëshirës pasi do të sillte falimentimin si në kohën e Sudes.
“Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk behet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë te gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do te thotë falimentim total ne pak muaj si ne kohen e Sudes, prandaj duhet pune e durim, për t’u ngjitur me këmbë ne toke s’ka asnjë rruge tjetër te sigurte”, përgjigjet Rama.
Për rritjen e çmimeve ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili shkruan se çmimi rriten nga oligarkët dhe jo nga tregu dhe se vendi nuk duhet lënë më në duar të aventurierëve.
“Ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë! Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!”, shkruan ndër të tjera Meta.
Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm, duke shkuar afro 200 lekë, duke arritur një rekord të ri. Nafta shënon sërish rritje, ku një litër blihet me 193 lekë nga 187 lekë sa ishte në tetor, ndërsa benzina me 195 lekë. Ndërkohë që gazi ka arritur në 94 lekë, nga 82-89 lekë që është luhatur deri më tani. Në më pak se një vit kjo është hera e shtatë që çmimet e hidrokarbureve rriten në Shqipëri. Ministrja e Financave tha se këto luhatje të çmimeve vijnë si pasojë e tregjeve ndërkombëtare, ndërsa theksoi se qeveria nuk do të ndërhyjë në treg.
Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin e ngritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve në vendin tonë, në një kohë që Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me rajonin. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se çmimet i vendosin oligarkët dhe jo tregu. Ai apelon për të mos e lënë ekonominë në dorë të aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë.
“Ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë! Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është: Në Shqipëri 248.4 Euro, në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro, në Serbi 401.4 Euro, në Malin e Zi 532.5 Euro. Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër”, shkruan ai.
Meta thekson se përveç rritjes së çmimit të karburantit janë rritur edhe çmimet e ushqimeve dhe transportit, si edhe janë shtuar shpenzimet për shëndetësinë.
“Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%. Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%. Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%. Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!”, shprehet Meta.
Si ben Meta, sikur nuk ka te beje me oligarket, pjese e te cileve eshte edhe vete me bizneset e tij.
PërgjigjuPo mire rrogat nuk preken po si k.... do kete konsum kur ska mundesi konsumi... si sudja do perfundosh edhe se do ju vije thika ne palce robve
Përgjigju72 ore te gjithe pa makina o njerez se vetem keshtu do ta shikoje ky trapi se kush komandon
Përgjigju