Politikë
-
Ndërsa përçarja dhe kriza brenda Partisë Demokratike vazhdon, Berisha ka organizuar një tjetër “luftë” kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha përmes Facebook.
21 Tetor 2021, 12:03 -
'Shkrihet' SHÇBA, ministri i Brendshëm prezanton projektligjin e ri për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
21 Tetor 2021, 11:06Kohën kur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka prezantuar tek ‘Ligjet’ projektligjin për transformimin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat strukturë e cila heton Policinë e Shtetit, deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj kërkoi që në komision të paraqitet për raportim kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
-
Vettingu i politikanëve, deputeti i PD: Do largohen shumë politikanë nga të dy krahët! Juristi: Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama për kontroll më të thellë të sistemit politik! Kume: S'mjafton
20 Tetor 2021, 22:25PD depozitoi mesditën e kësaj të mërkure në Kuvend projektligjin për ndryshimet kushtetues e po ashtu edhe kërkesën për vetting për politikanët, duke ngjallur jo pak debat. E ndërsa parimisht të gjithë bien dakord për nevojën e pastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit, në studion e 'Repolitix ' në Report TV u shtrua pyetja se kush e bën këtë proces vettingu.
-
Nikolla vizitë në Greqi, takon homologun e saj: Kemi marrë mbështetjen për integrimin tonë në BE
20 Tetor 2021, 20:55Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi, ku është takuar me kryeparlamentarin e Greqisë, Constantine An. Tassoulas.
-
ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së! Prokurori: Gjueti shtrigash sepse jemi kandidatë potencial për 't'i zënë vendin' Gent Ibrahimit
20 Tetor 2021, 20:43Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), me argumentin se kanë shkelur parimin e konfliktit të Interesit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme dhe bëhet fjalë për Alfred Ballën Nurihan Seitin dheTartar Bazajn. Mirëpo, Alfred Balla një nga prokurorët për të cilin ka nisur hetimi disiplinor, ka thënë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një "gjueti shtrigash".
-
-
Padia e PD në SPAK për energjinë, administratori i OSHEE: Padituri ose e qëllimshme! KESH shiti energji për herë të fundit në 11 qershor
20 Tetor 2021, 19:28Administratori i OSHEE, Ardian Çela ka reaguar pas padisë që Partia Demokratike ka depozituar në SPAK ndaj tre ndërmarrjeve që operojnë në sistemin e energjisë elektrike. Sipas Çelës, akuzat e opozitës ose vijnë nda padituria ose është një padi e qëllimshme, teksa theksoi se do të vihet në dispozicion të organit të akuzës për përmbushjen e hetimit.
-
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon Rovena Gashin dhe vulos shkarkimin, mbeten në fuqi të gjitha vendimet e KPA ku mori pjesë Luan Daci që u dënua nga GJKKO
20 Tetor 2021, 18:51Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Rovena Gashit për të rrëzuar shkarkimin e saj nga KPA për shkak të pjesëmarrjes në trupin gjykues të Luan Dacit që u dënua më pas për falsifikim dokumentesh. Disa ditë më parë u shkarkua edhe Dritan Gina, bashkëshorti i ish prokurores.
-
Ndryshime në qeveri, ish-Avokatja e Shtetit emërohet zëvendësministre e Energjisë
20 Tetor 2021, 18:40Enkelejda Muçaj, ish-Avokatja e Shtetit, është emëruar sot me vendim të Këshillit të Ministrave, si zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
-
Rama në 30-vjetorin e PNUD: Programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike për vendin, është si një milingonë që punon pandërprerë
20 Tetor 2021, 18:24Në ceremoninë e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e këtij programi në vendin tonë, duke thënë se ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në transformimin e vendit.
-
Yuri Kim takon drejtuesit e Komisionit të Punëve të Jashtme, Kodhelin dhe Alizotin: Partneriteti tejkalon politikën partiake! Duam të bashkëpunojmë me të gjithë udhëheqësit në demokraci
20 Tetor 2021, 17:05Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodhelin dhe zëvendëskryetarin, Tomor Alizoti. Me një postim në Twitter, Kim shkruan se partneriteti SHBA-Shqipëri tejkalon politikën partiake. Kim thekson se SHBA do të punojë me të gjithë udhëheqësit në demokraci.
-
Paloka ironizon Bashën: Lul, nëse ke mbështetjen e 95% të demokratëve kërko votëbesim dhe na e hiq këtë siklet ku na ke futur të gjithëve
20 Tetor 2021, 16:57Edi Paloka, një prej mbështetësve që ka dalë hapur që në ditën e parë ndaj Sali Berishës, i është kundërpërgjigjur Lulzim Bashës, me këtë të fundit që tha se ka mbështetjen e 95% të demokratëve.
-
-
Sot mbledhja e radhës e Komisionit e Hetimor të 25 prillit, PD: Socialistët e bojkotuan, por s’na pengojnë për të faktuar vjedhjen e zgjedhjeve! PS: Nuk ishim njoftuar
20 Tetor 2021, 15:37Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej mbledhja e Komisionit Hetimor të 25 prillit, por nuk u zhvillua për shkak se nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm. PD dhe PS janë përplasur sërish, ku kjo e fundit thotë se nuk janë njoftuar 24 orë përpara. Por, për demokratët ky bojkot nuk do e pengojë opozitën që të faktojë vjedhjen e zgjedhjeve.
-
Plani i fshehtë/ Si do ta sabotojë Basha aksionin e Berishës për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, ‘Foltorja’ e destinuar të dështojë
20 Tetor 2021, 15:28Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD-së në dorën e Bashës, kryetari propozon komisionin që drejton forumin e lartë. A nuk e dinte Sali Berisha këtë kushtëzim?
-
-
-
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë mbahet javën e fundit të nëntorit në Durrës
20 Tetor 2021, 14:30 -