Politikë
-
28 Prill 2021, 23:33
-
-
Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2
28 Prill 2021, 22:45Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti
-
Nga Topalli te Murrizi, zhgënjejnë krerët e partive të reja, nuk marrin asnjë mandat! PD humbi 21 mijë vota nga gafa e Bashës që nuk i bashkoi
28 Prill 2021, 22:21Zgjedhjet parlamentare të 2021 solli në garë edhe parti të reja, që kishin të gjithë një qëllim, rrëzimin e PD-PS-LSI, që e cilësonin si të keqen e këtij vendi. Mirëpo teksa u trumbetuan me të madhe si figura politike, shpesh herë edhe “të zhurmshëm”, asnjë prej kryetarëve të partive të reja nuk arriti që të merrte një karrige në parlamentin e ri.
-
Këta nuk duan të mësojnë asgjë!
28 Prill 2021, 21:47Lulzim Basha nuk ka thënë se as do t’i njohë dhe as se nuk do t’i njohë zgjedhjet. Deklarata e tij, ndonëse fliste për muzg, errësirë, diell, dritë, beteja e të tjera nuk ishte për zgjedhjet. Kishte si objekt formal zgjedhjet, por ishte në funksion të karriges së tij në parti. Lulzim Basha kërkon të marrë kohë brenda partisë për të kuptuar se nga po i vjen e keqja, duke përdorur refrenin dhe retorikën që e çoi në këtë gjendje atë dhe opozitën në Shqipëri, kur të dielën fliste për përmbysje dhe ndryshim, të hënën për rezultat në kuti dhe të martën për zgjedhje të manipuluara, blerje, shitje, etj.
-
Celibashi: 7 vjet burg për ata që cënojnë votat e kandidatëve, kemi pamjet filmike! Numërimi i votave për kandidatët të vijojë pa ndërprerje
28 Prill 2021, 20:57Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë për pasojë, sanksion penal, me dënim shtatë vjet burgim. Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.
-
Zgjedhjet, Albin Kurti 'thyen heshtjen' i fundit: Përgëzoj Ramën, të shtojmë bashkëveprimin! Institucionet të sqarojnë çdo paqartësi, të mos preket e drejta e votës
28 Prill 2021, 20:51Pasi të gjithë liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit, më në fund ka thyer heshtjen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti
-
7 nga kandidatët më të votuar në vend të PS-së, i pari Balla! Kryemadhi e fundit nga LSI! Bashën e mund Hoxha, Berisha ‘bie gropë’/ TOP 10-shja nga PD-PS
28 Prill 2021, 20:25Zgjedhjet e 25 prillit, përveç se ishin një betejë mes partive se kush do të merrte drejtimin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme, ishte edhe një garë e fortë për të parë se sa i “vlen lëkura” një kandidati për deputet.
-
Tritan Shehu fajëson aleatët për humbjen në 25 prill: Ishin pa strategji
28 Prill 2021, 20:19Tritan Shehu, pasi ka marrë mandatin e vetëm për opozitën në Qarkun e Gjirokastrës, ka sulmuar LSI-në dhe aleatët për humbjen e mandatit të dytë.
-
-
-
Bashkim Fino nuk braktiset nga mbështetësit, votohet edhe pas vdekjes në qarkun e Fierit
28 Prill 2021, 18:49COVID-i i mori jetën ish-deputetit socialist Bashkim Fino, por pavarësisht kësaj mbështetësit e tij nuk e kanë braktisur pas vdekjes. Mësohet se ai ka grumbulluar në këtë qark plot 109 vota.
-
25 Prilli, Di Maio: Profesionalizëm dhe transparencë në organizimin e zgjedhjeve, hap i rëndësishëm drejt BE! Kontribut pozitiv në konsolidimin e demokracisë
28 Prill 2021, 18:52Ministria e jashtme italiane vlerëson se zgjedhjet në vendin tonë kishin organizim të shkëlqyer. Përmes një njoftimi ministria e jashtme me në krye ministrin Luigi Di Maio, thotë se KQZ ka treguar profesionalizëm dhe transparencë në organizimin e zgjedhjeve.
-
-
Elezi në Report Tv: Berisha po aq përgjegjës sa Basha për humbjen në 25 prill, stimuloi humbësin! Zërat kundër tij po shtohen, nesër sërish protestë
28 Prill 2021, 18:33Për ish-kreun e PD-së, në Kukës, Ibsen Elezi, përgjegjës për humbjen në 25 prill është edhe Sali Berisha, po aq sa Lulzim Basha. Kjo sepse sipas tij, Berisha me heshtjen e tij ka stimuluar humbësin, e për pasojë kjo do të sillte humbje të njëpasnjëshme, siç edhe ka ndodhur. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, Elezi tha se Berisha nuk duhet të heshtë!
-
-
Skeda/ 9 hapat për shkarkimin e Ilir Metës, vendimi përfundimtar në duart e Gjykatës Kushtetuese
28 Prill 2021, 17:15Shkarkimi i Metës duhet të kërkohet nga më shumë se 35 deputetë, vendimi kalon nga Komisioni i Ligjeve, Komisioni Hetimor dhe nga Kuvendi. Meta asnjë shans për shpërndarjen e Parlamentit
-
SHBA vulos 25 prillin: Zgjedhjet janë legjitime! Populli foli qartë, palët të njohin rezultatin e bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të mirën e shqiptarëve
28 Prill 2021, 17:08SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke i cilësuar këto zgjedhje si legjitime. Populli shqiptar foli qartë, thuhet në reagim, për këtë arsye vënë theksin që palët të njohin rezultatin dhe të nisin bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve. Një vlerësim vjen për fushatën e opozitës, të cilën e kanë cilësuar si “të fortë”, e ndërsa theksojnë se presin vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
-
Fjalimi i plotë i fitores/ Edi Rama: Demokratë humbja juaj aspak turpëruese! Hajdeni të bëjmë bashkë Shqipërinë kampione të Mirëqenies!
28 Prill 2021, 16:04Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe me bukur e Partisë Socialiste që me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme, të atyre që kanë zgjedhur 12-n, por kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë. Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm me fuqinë e jashtëzakonshme të ambicies për Shqipërinë dhe të një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend
-
Rezultatet sipas bashkive, LSI vetëm 12 vota në Tropojë, befasitë në Rrogozhinë, Divjakë dhe Skrapar, lëvizjet në bastionet e PD-LSI
28 Prill 2021, 15:07Në Bashkinë e Tropojës PD-ja ka thelluar rezultatin duke u rritur me 5.5 % në raport me zgjedhjet e 2017, LSI-ja ka marrë vetëm 12 vota, PS-ja po kthen në bastion të saj Burrelin, thelloi rritjen në Elbasan, Skrapar, Kolonjë, Delvinë dhe Rrogozhinë