Politikë
-
Vota preferenciale për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit kanë zbuluar gjëra interesante për emrat listuar nga partitë politike, që tregojnë se kanë qene vetëm për të ‘mbushur’ listën. Kjo pasi dhjetëra kandidatë për deputet rezultojnë me 0 vota, 1 ose 2 vota në total.
29 Prill 2021, 15:04 -
Sali Berisha nuk lëshon Bashën pas humbjes së gjashtë, PD drejt ndarjes në dy kampe
29 Prill 2021, 14:50Sali Berisha pozicionohet kundër largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-s, nis mbrojtjen e alibisë se zgjedhjet u manipuluan.
-
‘Pas zgjedhjeve vijon puna për rindërtimin’, Kryebashkiaku vizitë në shtëpinë e familjes Zhullima në Farkë, Veliaj: Të gjithë bashkë për të ecur përpara (VIDEO)
29 Prill 2021, 14:31Vetëm disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen e Hasan Zhullimës në Farkë të Madhe, e cila u gëzua me një shtëpi të re me të gjitha kushtet.
-
Aleatët 'vjelin' PD-në, i japin 2 mandate i marrin 5 në qarkun e Tiranës! Më i votuari Shpëtim Idrizi, më pak i pëlqyeri Vangjel Dule
29 Prill 2021, 14:17Në listën e PD-së në Tiranës nga 36 kandidatë, 9 janë të partive aleate. PD-AN në qarkun Tiranë ka marrë 15 mandate dhe 182335 vota gjithsej. Të gjithë votat e aleatëve në qarkun e Tiranës bëjnë gjithsej 27767 vota që e për përkthyer në mandate janë 2 të tilla. Ndërkohë që aleatët e renditur në listë fituese edhe pse nuk kanë vota të larta preferenciale por marrin mandat janë 5, pasi kandidatët e renditur poshtë listët fituese nuk thyejnë dot herësin.Më i votuari nga aleatët është Shpëtim Idrizi i PDIU-së me 5983 vota dhe më pak i votuar është Vangjel Dule i PBDNJ-së me 643 vota.
-
Bushka për Report TV: Në njësinë nr.3 kemi marrë 2300 vota më shumë se PD, kemi fituar 80% të bastioneve të djathta
29 Prill 2021, 14:09Deputetja socialiste Klotilda Bushka, tha se në njësinë nr.3 Partia Socialiste ka marrë 2300 vota më shumë sesa PD. Bushka tha në një intervistë për Report Tv, se në bastionet e djAthta në këto zonë kanë dalë fitues në 80% të bastioneve të djathta.
-
‘Filmi më klasik i një mafiozi që dikton dhunë’, Mero Baze për Berishën: Terrorizon Lulin për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe kritikëve i nxjerrë tropojanë t’i rrahin
29 Prill 2021, 14:09Analisti dhe gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet e fundit të PD, ku demokratët po kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës pasi e konsiderojnë fajtor për humbjen në zgjedhjet parlamentare.
-
Lista me 138 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë! Pritet të vendosin Rama dhe Kryemadhi! Xhafaj, Boçi dhe Rakipi futen me votë nominale! Ikën Ervin Bushati
29 Prill 2021, 14:02Tashmë që jemi gati në përfundim të numërimit të votave për kandidatët KQZ ka publikuar emrat e 138 deputetëve të ardhshëm, pasi pritet që të konfirmohet se ku Kryeministri Rama do ta marrë mandatin në Durrës apo Vlorë dhe se ku Monika Kryemadhi do të marrë mandatin ne Fier apo Tiranë.
-
Kancelari i Austrisë uron Edi Ramën: Forcojmë marrëdhëniet dhe mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së
29 Prill 2021, 13:16Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
-
Luigi Soreca informon përfaqësues të PE për zgjedhjet në Shqipëri: Parlamenti i ri dhe qeveria do të zbatojnë reformat për anëtarësim
29 Prill 2021, 13:04Përmes një komunikimi online, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka informuar disa prej përfaqësuesve të parlamentit Evropian në lidhje me zhvillimet në Shqipëri dhe ka bërë një përmbledhje në lidhje me disa zhvillime paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 Prill.
-
LSI merr vetëm 4 mandate, Manjani: Votat më të papërfaqësuara në parlamentin e ardhshëm dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve
29 Prill 2021, 13:00Ish-drejtuesi i LSI, Ylli Manjani ka komentuar votat që mori LSI në këto zgjedhje parlamentare që sipas tij janë më të papërfaqësuarat dhe kjo falë gabimeve euforike të drejtuesve të kësaj partie.
-
Në Kuvend me votat preferenciale, reagon për herë të parë Fatmir Xhafaj: Shifrat konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal
29 Prill 2021, 12:50Kandidati për deputet i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, i renditur i 23 në listë, ka arritur që të kalojë pragun minimal për të lenë deputet në legjislaturën e ardhme me votat preferenciale
-
Mori vetëm 517 vota, reagon Hajdari: Personazhe anonimë pa asnjë vlerë përveç lidhjes me krimin rezultojnë më të votuarit, do të jem pranë jush edhe këto 4 vite
29 Prill 2021, 12:33Kandidatja për deputete e “Nismës Thurje” në Elbasan, Rudina Hajdari premton se do të qëndrojë pranë qytetarëve këto 4 vite edhe përse nuk arriti të fitonte një mandat.
-
Rama publikon foton nga Vlora: Lungomare 2 drejt përfundimit për sezonin e ri turistik
29 Prill 2021, 12:30Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të ‘Lungomares’ në Vlorë
-
Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse
29 Prill 2021, 11:36Një urim i veçantë i ka ardhur sot Kryeministrit Rama nga Sergey Stanishev, kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë. Ashtu si SHBA, Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja, edhe partitë e majta evropiane i vlerësojnë maksimalisht zgjedhjet e 25 prillit.
-
Kërkohet dorëheqja e Bashës: Zemërimi i demokratëve do ta nxjerrë prej leckash! E kam gris teserën PD-së me firmën e tij! Mund ta zëvendësoj edhe Agron Shehaj (VIDEO)
29 Prill 2021, 11:34Një militant i revoltuar tha se zhgënjimi i të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë do të vijë dhe do ta nxjerrë prej leckash Bashën nga zyra. I pyetur se kush mund ta zëvendësoje Bashën në krye të PD-së, ai tha se ka plot dhe se Agron Shehaj mund të jetë një prej tyre
-
Rama publikon videon e qytetarit që iu rindërtua shtëpia nga tërmeti: Në fillim isha pesimist por ku u bë më shkriu gjaku, jam shumë i kënaqur
29 Prill 2021, 11:06Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje me Ali Meçi nga Shahinaj i Shijakut, të cilit i është rindërtuar shtëpia pas dëmtimeve të tërmetit që “tronditi” vendin tonë 2 vite më parë.
-
Xhelal Mziu mesazh dibranëve që s'e votuan: Do ju mallkojnë fëmijët për 5 mijë lekëshin që keni marrë..mos e shisni votën kaq lirë
29 Prill 2021, 11:00Xhelal Mziu, i cili fitoi mandatin e deputetet të PD për qarkun e Dibrës, u ka drejtuar një mesazh falenderimi të gjithë atyre dibranëve që e kanë mbështetur dhe votuan ndryshimin. Mesazhin më të fortë Mziu e pati për ata që nuk e votuan duke thënë se ato do të mallkojnë vetën për 4 vitet e ardhshme dhe do i mallkojnë fëmijët e tyre që e shitën votën për 5 mijë lekë, duke i 'hequr nga duart' të ardhmen e tyre më të mirë nën drejtimin e PD.
-
Mbyllet numërimi në Shkodër, Beqaj i kërkon ndjesë socialistëve pasi nuk mori mandatin: Jam përpjekur të bëj maksimumin por s’ka mjaftuar
29 Prill 2021, 10:12Drejtuesi politik në Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqaj i ka kërkuar ndjesë socialistëve shkodranë, pasi nuk arriti të fitojë mandatin dhe nuk do të jetë pjesë e kuvendit të ardhshëm.
-
Fitorja e mandatit të tretë dhe stërvitja e madhe e NATO-s, ambasadorja Yuri Kim takim në Kryeministri me Ramën! E para pas zgjedhjeve të 25 prillit
29 Prill 2021, 09:54Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është duke zhvilluar në këto momente një takim në Kryeministri me Ramën.
-
Mandati i tretë dhe ekonomia, ulje e borxhit publik e rimëkëmbje! 10 premtimet e Partisë Socialiste: Rritje pagash, taksë progresive dhe 4 aeroporte
29 Prill 2021, 09:16Në mandatin e tretë të qeverisë socialiste, do të vihen në zbatim 10 premtimet ekonomike që PS shpalosi para zgjedhjeve të 25 prillit. Ndër to më kryesore, bëhet fjale për rritje pagash për disa profesione, rritja e pagës minimale, ngritja e katër aeroporteve, rritja e eksporteve bujqësore.