Politikë
-
Në Bashkinë e Tropojës PD-ja ka thelluar rezultatin duke u rritur me 5.5 % në raport me zgjedhjet e 2017, LSI-ja ka marrë vetëm 12 vota, PS-ja po kthen në bastion të saj Burrelin, thelloi rritjen në Elbasan, Skrapar, Kolonjë, Delvinë dhe Rrogozhinë
28 Prill 2021, 15:07 -
Celibashi: Nuk do të lejojmë asnjëlloj transformimi të votës nga një kandidat te një tjetër! Pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e 25 prillit ishte 46.32%
28 Prill 2021, 15:01Celibashi tha se ky proces ka ecur sipas rregullave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, ndërkohë që shtoi se janë raportuar edhe disa problematika. Celibashi garantoi kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet asnjë lloj transformimi i votës nga një kandidat tek tjetri
-
S'dha dorëheqjen, Balla: Sa të përfundojë numërimi, Ilirin e nxjerrim në pension! Meta: Gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës dhe vdekjen e tradhtarëve
28 Prill 2021, 14:55Ilir Meta nuk mbajti fjalën e dhënë që nëse do të fitonte Edi Rama, do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit, dhe sot e përforcoi këtë qëndrim duke thënë se do të kthehej në LSI në 2022, mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e tij me Kuvendin ekzistues. Kjo procedurë do të fillojë menjëherë me përfundimin e numërimit të votave për kandidatët.
-
‘Po qenka punuar fort këto tre javë’, Rama inspekton procesin e rindërtimit në Thumanë: Në shtator do të jetë i përfunduar
28 Prill 2021, 14:29Kreu i qeverisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kanë inspektuar procesin e rindërtimit në Thumanë
-
Profesionalizmi i Institutit Piepoli dhe serioziteti i Report TV në parashikimin e saktë të katër palë zgjedhjeve në Shqipëri
28 Prill 2021, 14:12Instituti Piepoli dhe Report TV ishin të vetmit që llogaritën në 4 sondazhet e fundit edhe numrin e mandateve për cdo qark dhe më pas në nivel kombëtar. Një parashikim që asnjë televizion tjetër në Shqipëri, nuk guxoi ta ndërmerrte. Por pikërisht falë eksperiencës së Institutit Piepoli që bashkëpunon në Shqipëri me Report TV që në 2013, parashikimet u gjetën të gjitha.
-
3 ditë pas zgjedhjeve, Kushi takohet me rektorët e universiteteve: Diskutuam mbi ecurinë e mësimit dhe sfidat, jam shpresëplotë për përmirësimin e situatës
28 Prill 2021, 13:46Vetëm 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve publike në vend.
-
Ermonela Felaj kërkon pamjet filmike të KZAZ-ve dhe QV-ve në Qarkun e Tiranës
28 Prill 2021, 13:33Kandidatja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj i ka kërkuar KQZ-së që t’i dorëzohen pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave për qarkun e Tiranës.
-
-
10 ish-drejtues dhe anëtarë të Këshillit të PD kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës: Përgjegjësi i vetëm për humbjen, shkatërroi partinë dhe e la opozitarizmin në dorën e Ramës
28 Prill 2021, 13:06Demokratët e zhgënjyer shprehen të tronditur nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Ish drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar shprehen se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve pasi që kur mori drejtimin e partisë e ka drejtuar atë pa profesionalizëm dhe pa dinjitet duke e çuar partinë drejt shkatërrimit dhe prishjes në mënyrë arbitrare të strukturave brenda PD-së.
-
Fotot që flasin më shumë se fjalët, kontrasti i socialistëve dhe demokratëve pas rezultatit të zgjedhjeve
28 Prill 2021, 12:56Me brohoritje, duartrokitje, buzëqeshje dhe përqafime, socialistët mbushën sheshin “Skënderbej’ nga ku festuan fitoren historike të mandatit të tretë.
-
LSI kërkon nga KQZ pamjet filmike të Qendrave të Votimit dhe pajisjet e Identifikimit Biometrik! Dje i kërkoi PD
28 Prill 2021, 12:55Një ditë pas PD-së, edhe LSI i kërkoi KQZ-së t’i vë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur pamjet filmike të procesit të votimit në të 5199 qendrat e votimit. Demokratët kërkuan edhe pamjet e kamerave të vendosura në qendrat e numërimit në gjithë vendin, ndërsa pritet se çfarë përgjigje do u kthejë kryekomisioneri Celibashi dy liderëve të opozitës.
-
Meta nuk dorëhiqet: Në 2022 rikthehem në LSI
28 Prill 2021, 12:33 -
Videolajm/ Rama i qëndron firmës në 'memorandumin' në Kuç të Vlorës, u angazhua për 74 mandate
28 Prill 2021, 12:22Kryeministri Edi Rama ka parashikuar gjatë gjithë fushatës saktë mandatet që do të merrte Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare, madje ai ka firmosur edhe një “memorandur” nga Kuçi i Vlorës, së bashku me drejtuesin politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.
-
Fatbardh Kadilli: OSBE konfirmon akuzat tona, por kjo s’mund të jetë alibi që Basha të qëndrojë
28 Prill 2021, 12:16Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, thotë se OSBE ka konfirmuar akuzat e opozitës për manipulime votash. Por sipas tij, kjo s’mund të shërbejë si alibi që Lulzim Basha të mos japë dorëheqjen.
-
-
-
-
Kryemadhi: Gabuam strategji kur lamë mandatet e ikëm nga zgjedhjet! I kërkoj falje Ilir Metës! I përgjigjet Presidenti, 'harron' dorëheqjen: Në 2022 rikthehem në LSI
28 Prill 2021, 11:49Monika Kryemadhi i faturoi humbjen strategjisë së gabuar të LSI, duke nisur nga djegia e mandateve e përfunduar në mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 2019-ës duke i kërkuar falje Ilir Metës. Por teksa shprehu zhgënjimin për rezultatin e zgjedhjeve, theksoi se beteja e tyre do të vazhdojë. Vetë Meta tha se ai do të rimarrë sërish partinë e tij në dorë sapo të mbyll mandatin e plotë të Presidentit.
-
-