Politikë
-
Numërimi i votave për kandidatët ka ecur me ritme të shpejta, pasi edhe pak kuti kanë mbetur për t'u numëruar në 2 qarqe, ndërsa në 10 qarqe të tjera ky proces është mbyllur. Surpriza u krijuar në Shkodër, ku Ilir Beqaj nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, ndërsa në Elbasan Luçiano Boçi ka thyer herësin duke u renditur në listën fituese. E njëjta gjë vihet re edhe me Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipi në listën e PS-së në Tiranë, të cilët kanë thyer herësin dhe janë ndër dy më të votuarit.
28 Prill 2021, 07:16 -
Tani që gjithçka mbaroi për partitë/ Kush janë 140 deputetët e rinj (paraprake) që do ulen në Kuvendin e Shqipërisë, duhet të ruajnë vendin nga votat e kolegëve brenda partive
28 Prill 2021, 06:58Më poshtë keni të renditur 74 mandatet e PS, 59 të PD-së, LSI me 4 dhe 3 të PSD, ashtu siç i kishin përcaktuar krerët e partive të tyre, por që shqiptarët e kanë në darë të heqin disa e të fusin disa të tjerë.
-
Pas humbjes së thellë, LSI reagon për herë të parë: Do rikthehemi si Feniksi, zogu që digjet dhe ripërtërihet nga hiri që mbetej
28 Prill 2021, 00:01Pas humbjes së thellë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku ka marrë vetëm 4 mandate për deputetë, LSI ka reaguar për herë të parë. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet se kjo parti do të ripërtërihet sërish. LSI ka përcjellë mesazhin në këtë video, duke e lidhur simbolikën me zogun mitik Feniksi, i cili ripërtërihet nga hiri i tij, pasi të djegë vetën. Sikurse shprehet në video, thuhet se LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.
-
FOTO-LAJM/ Heroi Klodian Elqeni i pranishëm në fjalimin e fitores së Edi Ramës
27 Prill 2021, 23:58 -
Nis revolta/ Ish-kreu i PD paralajmëron protestë te selia blu kundër Lulzim Bashës: 10 betejat e shitura
27 Prill 2021, 23:32Ish kryetari i PD të Kukësit Ibsen Elezi, ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Luzlim Bashës që nuk mbajti përgjegjësi për humbjen.
-
'Shumica e votave tona janë shpallur të pavlefshme' Boiken Abazi: Do të kërkojmë hetim dhe rinumërim në të gjithë Qarkun e Tiranës në të gjithë qendrat e votimit
27 Prill 2021, 23:15Boiken Abazi, kandidat i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë në një shkrim në mediat sociale se nëse vendoset drejtësi për krimin e elektoral ekziston mundësia që ta fitojnë mandatin në Tiranë. Abazi shkruan më tej se arsyeja se pse shumica e votave të tij janë shpallur të pavlefshme është sepse kanë vendosur një “X” të dytë në fletën e votimit.
-
-
Mark Marku: PD nuk do t'i njohë kurrë këto zgjedhje dhe e gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit
27 Prill 2021, 22:50Kryesuesi i listës së Lezhës, Mark Marku, thotë në një shkrim në rrjetet sociale se garanton se PD nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli
-
Votat për kandidatëve/ Kryekomisioneri Celibashi udhëzues për grupet e numëruesve
27 Prill 2021, 22:34Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një udhëzim të gjithë numëruesve të votave.
-
'Voto numrin 6, ja ku i ke lekët', anëtari i LSI-së në Lezhë blen vota për llogari të Viktor Tushës
27 Prill 2021, 22:31Një nga anëtarët e LSI-së, ka shkuar nëpër shtëpi duke premtuar e dhënë para, në këmbim të votës së sigurtë për Tushën. Madje edhe kur i thonë, se janë me PD-në, ai kërkon, që të votohet numri 6, pasi votat në një vend do të shkojnë
-
Hashim Thaçi nga Haga i shkruan Ramës për fitoren: Bëre Shqipërinë vendin për të cilin unë u betova që do luftoj! Kujdesu njësoj dhe për Kosovën
27 Prill 2021, 22:08Fitorja e mandatit të tretë të socialistëve ka depërtuar brenda mureve të qelisë së paraburgimit të Hagës, aty ku ndodhet prej muajsh i burgosur, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, miku i kryeministrit Edi Rama. Ky mesazh i Hashim Thaçit vjen në një momoment kur Kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç janë të vetmit në rajon që nuk e kanë uruar Ramën.
-
-
Sot, 8236 vaksinime anti-COVID, 416,855 në të gjithë vendin
27 Prill 2021, 21:42 -
Pas Kadillit, edhe Bujar Nishani kërkon dorëheqjen e Bashës: Sot përgjegjësi kryesor i 4 humbjeve politike radhazi vendosi ta mbajë peng Shtëpinë e Lirisë në interes të pushtetit të tij personal
27 Prill 2021, 20:52Një tjetër zë i fuqishëm në Partinë Demokratike ka bërë përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Bashën për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Te zhgënjyer nga fjalimi qe Lulzim Basha mbajti sot për te justifikuar humbjen e radhës, ish presidenti Bujar Nishani doli hapur kundër liderit të Partisë Demokratike nga i cili po priste dorëheqjen. Para Nishanit edhe anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli sot ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës.
-
Humbi 6 palë zgjedhje radhazi, nis rebelimi në PD për largimin e Lulzim Bashës, emrat e parë që i kërkojnë dorëheqjen, Berisha asnjë sinjal nëse do ta lëshojë
27 Prill 2021, 20:21Në Partinë Demokratike dalin zërat e parë që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Berisha sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë!
-
Pas humbjes, PD letër KQZ me katër kërkesa: Duam pamjet filmike në çdo KZAZ
27 Prill 2021, 20:18Pas humbjes, demokratët kanë bërë një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
'Rama fitoi pa lënë hapësirë për kontestim', Ralf Gjoni i ashpër: Basha dhe Kryemadhi të japin dorëheqjen! Meta të mbaj fjalën, në momente të tilla duken burrat
27 Prill 2021, 20:01Po ashtu Gjoni nuk lë pa përmendur edhe LSI-në për të cilën shkruan se ka pësuar një shtrydhje ulëritëse deri në avullimin e partisë. Po ashtu edhe për Kryemadhin, Gjoni thotë se ajo duhet të japë dorëheqjen. Më tej Gjoni thekson se edhe Ilir Meta duhet të mbajë fjlaën dhe të largohet.
-
-
-
'Ik o zagar, llumi qytetit jeni', tensione në Durrës, Ferdinand Xhaferraj pritet me ovacione fitoreje nga socialistët, militantët e PD-së qëllojnë me shishe! I pranishëm edhe Dako
27 Prill 2021, 19:13Një situatë tensionuese ka ndodhur në qendrën e numërimit në Durrës. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj i shoqëruar edhe nga militantë të PD-së teksa ka kaluar pranë qendrës së numërimit, është ndeshur me ovacione për fitoren nga simpatizantë të PS-së.