Politikë
-
Për herë të parë një sondazh në Shqipëri analizon fluksin elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Këtë risi publikut ia paraqiti instituti prestigjoz italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV. Të pyetur 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, gjysma e qytetarëve që votuan LSI-në në 2017, thanë se nuk do ta mbështesin përsëri të dielën. Këta votues shkojnë 29% te PS dhe 17% te PD.
20 Prill 2021, 12:46 -
Basha nga Kavaja: Çdo orë me Ramën në pushtet i kushton vendin, pas 8 vitesh dështime! Ai e di që po humb dhe Shqipëria po fiton
20 Prill 2021, 12:32Kryetarit i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ndryshimi tashmë po vjen dhe këtë e ka kuptuar edhe Edi Rama se më 25 prill Shqipëria fiton dhe ai humb! Kryedemokrati tha se çdo orë e Ramën në pushtet i kushton shumë vendin, pas 8 vitesh që solli vetëm dështime.
-
‘Lidheni të marrin shokë socialistë’, Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë ku kurdisesh për t’i përçarë! Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri
20 Prill 2021, 12:25E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të shtetit Ilir Meta kundrejt kryeministrit Edi Rama i cili e ka akuzuar Metën për politizim të ngjarjes në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së Bledar Okshtuni. Rama e ka ironizuar me mesazhin që vajza i kishte dërguar ku i thoshte të shkonte në shtëpi, pasi patronazhistët i kishin çuar lajmin se ai kishte përmendur gruan e Damian Gjiknurit.
-
Gazetari investigativ: Edhe në PD kemi patronazhistë dhe database me numrat e kartave të identitetit, i morëm nga Aleat
20 Prill 2021, 12:19Edhe Partia Demokratike përdor të paktën nga 2009 patronazhistët dhe disponon një database me numra telefonikë dhe numrat e kartave të identitetit të zgjedhësve, praktikë për të cilën PD akuzon Partinë Socialiste. Konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë, por që deri tani asnjë analist nuk ka pasur kurajon ta pranojë publikisht, është gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo.
-
Takim elektoral pas incidentit të djeshëm, Basha braktiset edhe nga ‘bastioni’ i PD në Kavajë
20 Prill 2021, 12:19Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë paradites së sotme zhvilloi takimin përmbyllës në Kavajë.
-
-
Karantinë 14 ditore për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, LSI ankimon në Administrative vendimin e Komitetit të Ekspertëve
20 Prill 2021, 11:59Pas vendimi të djeshëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e këtij vendimi absurd të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës për dy javë për shtetasit shqiptarë të cilët vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.
-
-
Rama-Metës: Ilir dëgjo vajzën, mos pi e shko në shtëpi
20 Prill 2021, 11:56 -
-
Rama: Meta e Saliu nxisin përplasje për fushatën, duan ndasi! Luajnë me trurin e njerëzve me historinë e patronazhistëve, por ne s'ndjekim qytetarët, por Ilirin
20 Prill 2021, 11:43Kryeministri Rama tha se plagosja në Kavajë nuk ka lidhje me politikën dhe se vetë autori tha se është militant i PD. Ai tha se Meta kërkon të ndezë tensione në fushatë me gjuhën e urrejtjes, ndërsa Basha i shkon pas Saliut. Lidhur me debatin për databasin e patronazhistët ai tha se kjo po përdoret nga Meta e Berisha për destabilizim, teksa i bëri thirrje presidentit të qetësohet.
-
-
Incidenti në Kavajë/ Celibashi thirrje politikanëve: Qetësohuni, keni shumë në dorë
20 Prill 2021, 11:33 -
‘Hasiani Frang Bardhi’, Basha bën gafën e radhës, ngatërron origjinën e priftit e shkrimtarit lezhian (VIDEO)
20 Prill 2021, 11:28Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është i njohur tashmë për gafat në takimet e tij elektorale.
-
-
'25 prilli', Celibashi paralajmëron numëruesit: Bëni kujdes, hapim çdo kuti që kërkohet për verifikim! Shpresoj mos të 'urdhëroheni' të lodheni (Video)
20 Prill 2021, 11:14Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,ka konfirmuar ditën e sotme mbërrijnë në vend fletët e votimit edhe për 2 qarqet që kishin mbetur. Sipas tij printimi i fletëve të votimit është bërë 2 ditë para pritshmërive. Celibashi paralajmëroi komisionerët, që do të angazhohen në procesin zgjedhor, se do të përballen me sanksione të rënda.
-
Rama: Javës tjetër hapim garën për aeroportin e Sarandës
20 Prill 2021, 10:57 -
-
Fatmir Mediu me disa republikanë amerikanë: Rama nuk duhet të lejohet ta mbajë Shqipërinë peng (VIDEO)
20 Prill 2021, 10:51Partia Republikane, edhe në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar së fundmi një konferencë me titull 'Republikanët e Rinj - Të Bashkuar për të Drejtat e Dhëna nga Zoti', aktivitet që sipas PR është bërë në bashkëpunim me Republikanët e rinj Amerikanë.
-