Politikë
-
Në takimin me kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se në kryeqytet, PS do të fitojë 20 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa tha se skuadra e PS në Tiranë është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, Rama bëri një krahasim dhe me kandidatët e PD ku ndërsa i përmendi disa me emra i cilësoi ata si mbetje të shekullit të kaluar.
23 Mars 2021, 16:21 -
-
Rruga te Astiri merr emrin ‘Selahudin Toto’, Veliaj: I japim vlerë qytetit me personalitete, që kanë kontribuar dhe janë frymëzim për të gjithë
23 Mars 2021, 16:10Një prej rrugëve në zonën e “Astirit”, lagje e cila po rehabilitohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës, është emërtuar me emrin e një prej personaliteteve shqiptare, viktimë e sistemit të egër komunist, Selahudin Toto.
-
Basha kopjon kolonën zanore të fushatës së PS në Vlorë (VIDEO)
23 Mars 2021, 15:50Partia Demokratike ka vendosur të kopjojë kolonën zanore të përdorur nga Partia Socialiste në fushatën e saj në Qarkun e Vlorës. Prej disa muajsh, socialistët në këtë qark kanë shpalosur sloganin e tyre lokal “Vlora Nuk Ndalet” të cilin e kanë shoqëruar edhe me një kolonë zanore këngën “Unstoppable” nga SIA
-
VIDEOLAJM, Baze: Meta në krye të shtabit elektoral duke mbrojtur kushtetutën në një tavolinë me verë, birra e raki
23 Mars 2021, 15:02Gazetari Mero Baze përmes një videoje në rrjetin e tij social Facebook, në të cilën shfaqet presidenti Ilir Meta duke u argëtuar me një grup simpatizantësh, e ka ironizuar atë.
-
-
25 prilli/ KQZ miraton fondet paraprake për partitë, marrin 2 herë më shumë se në 2017
23 Mars 2021, 14:56Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme fondin paraprak që do të përdoret për fushatën zgjedhore nga partitë.
-
Libri/ Basha ‘hap thesin’: Kam bashkuar Kosovën me Shqipërinë, punova për njohjen e saj, takoja Rugovën në Holandë, në UNMIK realizova amanetin e gjyshërve
23 Mars 2021, 14:46Pas pretendimeve se ka luftuar regjimin komunist që 15 vjeç dhe se ndiqej nga Sigurimi, kryetari i PD-së Lulzim Basha e portretizon veten në libër si ‘babai’ i pavarësisë dhe njohjes së Kosovës. Pasi linte punën në 'Call Center' në Holandë takohej me Rugovën!
-
Grubi takohet me Ramën, diskutojnë për censusin në Maqedoninë e Veriut
23 Mars 2021, 14:35 -
KQZ i dha të drejtë PD-së për listat, Kaso: Kjo është vetëm fitorja e parë
23 Mars 2021, 14:27 -
-
Pas Fierit incident në Cërrik, i vihet flaka banderolës së PS-së në Elbasan! Sekuestrohen kamerat e bizneseve përrreth (VIDEO)
23 Mars 2021, 13:55Pas incidentit në zyrat e PS dhe PDIU në Fier, një banderolë e socialistëve e vendosur në qendër të qytetit të Elbasanit është djegur. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se banderola është djegur gjatë natës, e ndërsa mësohet se janë sekuestruar kamerat e bizneseve përreth për të rënë në gjurmën e autorëve.
-
-
-
Rushaj: Kemi ngritur grupe për të mbrojtur votën edhe fizikisht, po përgatitemi për më të keqen
23 Mars 2021, 13:36Duke përmendur incidentin e regjistruar në Elbasan, numri dy i demokratëve theksoi se po përgatiten për më të keqen
-
-
-
Ruçi pret zv. kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunimi Shqipëri-RMV, kontribut në stabilitetin rajonal! Grubi takohet edhe me Ramën
23 Mars 2021, 13:06Zëvendëskryeministri Grubi e informoi Kryetarin e Kuvendit Ruçi për zhvillimet më të fundit në vendin fqinj mbi integrimin europian, bashkëpunimin rajonal si edhe procesin e regjistrimit të popullsisë. Grubi gjatë ditës së sotme ka takuar edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
-
-
Bisedat e eurokomisionerëve me Bashën, Rama: T'u thotë dikush se po ndërhyjnë në fushatë elektorale! Pres përgjigjen zyrtare të Brukselit! Përgjigjet kreu i PD-së: I habitshëm nervozizmi
23 Mars 2021, 12:58Pas disa bisedave që kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar online me komisionerë të Bashkimit Evropian, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit. Në reagimin e tij si kundër përgjigje ndaj Ramës, Basha nënvizon se i duket i habishtshëm ky reagim i Ramës, duke shtuar se ai dhe PD bashkë me shqiptarët janë të vendosur për tu afruar me BE-në.