Politikë
-
Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama zgjedhjet e ditës së nesërme, për strukturat e reja të kësaj force politike do ta çojnë atë drejt fitores së 25 prillit.
20 Nëntor 2020, 16:01 -
Di Maio: Do ngremë një komision të posaçëm ekonomik për investimet e përbashkëta
20 Nëntor 2020, 13:34 -
Rama takim me Luigi Di Maio-n: Italia është pranë nesh për të siguruar vaksinën për COVID! Ministri Italian: Do të ngremë komision ekonomik mbi investimet mes dy vendeve
20 Nëntor 2020, 13:10Kryeministri Rama ka pritur në një takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, me të cilin nënshkroi një marrëveshje për të ngritur një komision ekonomik. Sipas ministrit Italian ky komision ekonomik do rrisë investimet mes dy vendeve por do e bëjë më të lehtë daljen e dy vendeve nga kriza ekonomike.
-
Gjykata i hoqi sekuestron për pronat, Yuri Kim i kujton Adriatik Llallës vendin në 'listën e zezë' të DASH
20 Nëntor 2020, 13:05Ditën e djeshme, Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë. Gjithashtu GJKKO mori vendim për zhbllokimin e pronave të Llallës. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.
-
Ekskluzive / Akuzat e Sali Berishës ndaj UÇK: Bandë komuniste, marksistë, hajdutë fondesh dhe e lidhur me njerëzit e Millosheviçit, Thaçi si Enveri
20 Nëntor 2020, 12:00Dëshmitë dhe dokumentet ekskluzive që konfirmojnë se Sali Berisha ishte kundërshtari më i vendosur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj, akuzat dhe sulmet gjatë muajve vendimtarë të luftës për të diktuar pushtetin pas çlirimit të vendit. Ja çfarë shkruante ‘RD’-ja gjatë periudhës janar-prill 1999 dhe intervista e Berishës që krahason qeverinë Thaçi me qeverinë e Enver Hoxhës
-
Veliaj ironizon Kryemadhin: Një politikan thotë një idiotësi dhe merr në qafë një komunitet të tërë, nëse kanë ambicie për brigadier bashkie, kemi vende
20 Nëntor 2020, 11:46Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar Monika Kryemadhin e cila deklaroi se shkolla e re “Sami Frashëri” do të ndërtohej në Paskuqan. Nga Dajti ku bashkë me kryeministrin inspektoi banesat e reja që janë rindërtuar, kryebashkiaku Veliaj theksoi se tek “Sami Frashëri” janë hedhur të gjithë pilotat dhe tani është gati të nisin dhe themelet për shkollën e re.
-
-
-
I pranishëm edhe ministri italian Di Maio, zhvillohet në Tiranë tryeza për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi
20 Nëntor 2020, 10:53Është zhvilluar sot në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’.
-
Di Maio takime me krerët e lartë të vendit! Meta: Mirënjohje për mbështetjen! Hajdari: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin
20 Nëntor 2020, 10:38Ministri i Punëve të Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar takime me presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.
-
Basha denoncon: Qeveria fshehu qindra të vdekur nga COVID
19 Nëntor 2020, 22:45Një deklaratë shumë të fortë ka bërë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sonte në mbrëmje.
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47PD ndërmoi një angazhim për të shpërndarë në të gjitha strukturat e anëtarësisë intervistën e kreut demokrat Lulzim Basha.Por jo të gjithë kanë qenë aq të kujdesshëm me porositë e shtabit të Bashës ku kreu i PD-së në Sarandë Hariz Mema kishte neglizhuar porosinë.
-
Carlo Bollino: Basha ishte në Kukës! Pse gënjen kur thotë se nuk është takuar kurrë me Milaim Bellanicën?
20 Nëntor 2020, 00:28"Në prill 1999 Lulzim Basha ka qenë bashkë me prokurorin e Hagës, Rajandiren Muruga, te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar për krizën e refugjateve dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit. Pse Basha nuk e pranon që ka takuar deshmitari Bellanicën?"
-
Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe, Basha: Ajo u mor nga BBC, s'jam takuar me Bellanicën! Kurrë s'kam hetuar kundër UÇK, por për krimet e serbëve në Mitrovicë
19 Nëntor 2020, 22:18Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë hedhur në emër të tij në lidhje me fshehjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe, ku i mbijetuari i kësaj masakre Milaim Bellanica është shprehur në media se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës. Kryedemokrati tha se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në hetimet apo procese kundër UÇK-së, ndërsa shtoi se si pjesë e Tribunalit të Hagës ai ka bërë vetëm dy hetime edhe ato ishin përqendruar në Mitrovicë dhe ne fshatrat përreth për krimet që kishin kryer forcat paramilitare serbe.
-
Shpërbëhen strukturat e LSI dhe LRI në Laprakë, kalojnë tek PS kryetari Gentian Arapaj dhe kryetari i LRI Qamil Nureci
19 Nëntor 2020, 21:35Lëvizjet që kanë filluar në Tiranë me luftën e hapur politike mes PS dhe LSI tashmë po zbresin edhe në rang drejtuesish. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI, Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë.
-
Soreca: Pandemia e Covid-19 solli valë lajmesh të rreme! Zero tolerancë ndaj sulmeve kundër medias
19 Nëntor 2020, 20:02Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se pjesë e pasojave që pandemia e COVID-19 solli me vete ishin edhe fabrikimi i shumë lajmeve të rreme dhe keqinformimit. Soreca foli edhe për sulmet që u bëhen mediave dhe gazetarëve gjatë denoncimit të tyre duke thënë prerë se këto raste duhet të kenë tolerancë zero, qoftë kjo edhe në diskursin politik.
-
LRI shkel 'me dy këmbë' të gjitha masat anti-COVID! Mbi 10 veta në një sallë, pa distancë dhe pa maska (VIDEO)
19 Nëntor 2020, 19:22Lëvizja Rinore për Integrim duket se nuk i ka marrë aspak parasysh rregullat e reja të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
-
Ish-ministrja e LSI për Report Tv, Gjosha: Zgjedhjet online për anëtarësinë risi për politikën, do e kishim bërë dhe po të mos ishte COVID
19 Nëntor 2020, 18:06Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një prej drejtuesve të kësaj force politike, në një intervistë të dhënë në hapësirën e live të pasdites në Report Tv, ka folur sot për zgjedhjet në LSI, zhvillimet e fundit politike si dhe marrëdhënien e LSI me Presidentin e Republikës Meta
-
PD: Po ndryshoni Ligjin e Gjendjes Civile për të manipuluar zgjedhjet, Lleshaj: Rrini të qetë, atë që bënit ju me listat ne s'do e bëjmë
19 Nëntor 2020, 17:16Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ata që luanin me listat e zgjedhësve të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të përsëritet.
-
Qytetari në Kavajë: Shkolla po, spitali po...Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë
19 Nëntor 2020, 17:16Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.