Politikë
-
4 Shkurt 2021, 16:26
-
Beteja e PD në Tiranë, Këlliçi 'ftesë' Ramës: Lëri batutat, flit për programin! Ne jemi ekipi fitues (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 16:14Për kreun e FRPD, Belind Këlliçin, Lulzim Basha ka bërë zgjedhjen e duhur në përcaktimin e drejtuesve politikë për Tiranën. Gjatë një interviste për Report Tv, ai fton Ramën të përballet me demokratët me një program konkret.
-
KQZ dhe OSBE inkurajojnë të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje, Del Monaco: Keni rol të fortë në të ardhmen e vendit, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet
4 Shkurt 2021, 16:09Celibashi dhe Del Monaco shfrytëzuan rastin për të nxitur të gjithë votuesit të kontrollojnë emrat e tyre në listat e votuesve dhe të kenë një dokument të vlefshëm identifikimi për të qenë në gjendje të votojnë në 25 Prill.
-
Dita Botërore e Luftës kundër Kancerit/ Manastirliu në spitalin Onkologjik: Do të zgjerojmë llojshmërinë e barnave tumorale falas
4 Shkurt 2021, 15:21Nga spitali Onkologjik Manastirliu deklaroi se është 3-fishuar financimi për shërbimin onkologjik, duke shtuar se janë hapur për herë të parë qendra të trajtimit me kemioterapi në spitalet rajonale
-
Pas Beratit 'shkërmoqet' edhe LRI në Vlorë! 100 të rinj i bashkohen PS, Gjiknuri: Keni bërë zgjedhjen e duhur! Dyert tona janë të hapura (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 14:54Pas bashkimit me PS-në të 100 të rinjve në Berat pasi braktisën LSI, edhe 100 të rinj të tjerë dhe të reja braktisën Lëvizjen Socialiste për Integrim duke ju bashkuar Partisë Socialiste të Vlorës. Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri zhvilloi një takim simbolik me një përfaqësi prej tyre të cilëve ju dorëzoi kartat e anëtarësisë së PS-së.
-
Basha takim me pedagogë dhe studentë: Përshtatja me tregun e punës dhe investimet në arsim do ndalojnë largimin e të rinjve (VIDEO)
4 Shkurt 2021, 14:21Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Badha ka zhvilluar një takim me petagogët dhe studentët, një ditë pasi prezantoi një ditë më parë alternativën e tij për arsimin. Basha tha se angazhimet e demokratëve do të vihen në jetë nëse funksionon trekëndëshi universitet-treg-qeveri.
-
-
-
Patozi: Ndryshimi nuk vjen nga ata që gulçojnë nga mbipesha e pushtetit! Në 25 prillit zgjidhja është alternativa e tretë
4 Shkurt 2021, 13:12Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetin e tij social i ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për një alternativ të tretë si e vetmja mundësi për të qetësuar sadopak epshet e syskuqurve në të dy krahët.
-
Rama: Shteti nuk pastrohet nga llumi i gjykatësve të korruptuar sa hap e mbyll sytë! Pas vettingut ato duhet të përballen me ligjin
4 Shkurt 2021, 13:13Kryeministri Edi Rama tha se pas pastrimit nga llumi i prokurorëve dhe gjykatësve nga vettingu, drejtësia e re duhet t'i thërrasë ato dhe t'i vendos para ligjit për të dhënë llogari. Rama tha se procesi i drejtësisë së re vijon dhe se kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë.
-
-
-
Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore
4 Shkurt 2021, 12:44Kryeministri Edi Rama teksa ka folur mbi vlerësimin e botuar nga revista prestigjoze The Economist mbi përmirësimin e nivelit të demokracisë, tha se një ndër arsyet kryesore të saj është reforma elektorale.
-
Gjuha e trupit/ Mesazhet e mëdha që transmeton komunikimi joverbal në politikë, Rudina Hajdari: Duhet të performoja në mënyrë perfekte, u mora shumë me veten…
4 Shkurt 2021, 12:15Në botën e politikës çdo detaj merr rëndësi. Përveç gjuhës verbale një rol shumë të rëndësishem luan edhe gjuha jo verbale, siç është mimika, gjestet apo gjuha e trupit. Ka elementë të kësaj gjuhe të cilët ndikojnë pozitivisht ose negativisht në të kuptuarin apo percjelljen e mesazhit.
-
Braçe përkujton masakrën e 4 shkurtit: Nga Xhaferr Deva, tek Sali Berisha e Lulzim Basha, kanë varë në Tiranë!
4 Shkurt 2021, 12:15Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka përkujtuar ditën e sotme, ku 84 shqiptarë janë pushkatuar gjatë pushtetit fashist më 4 shkurt në 1944.
-
-
Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë
4 Shkurt 2021, 11:59Së shpejti Turqia do të hapë një konsullatë të sajën në qytetin e Vlorës. Lajmi është dhënë nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop pas takimit që pati me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi.
-
Programi i PD-së, Vokshi: Do ndryshojmë arsimin për fëmijët shqiptarë pas 25 prillit! Do u sigurojmë tekste shkollore falas
4 Shkurt 2021, 11:40Ish-deputetja e PD-së njëkohësisht dhe një nga bashkëhartueset e programit për arsimin, Albana Vokshi ka shpjeguar se si do të ndryshojë arsimi për fëmijët shqiptarë nëse ata do të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit.
-
-
U njoftua se u largua nga LSI, Sokol Dervishaj reagon për Report Tv: Nuk është e vërtetë
4 Shkurt 2021, 09:50I larguar nga LSI, Gledion Rehovica, i cili iu bashkua PS-së pak ditë më parë, tha se ish ministri i Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është larguar nga LSI por që ende nuk e ka bërë publike. Kjo solli reagimin e vetë Dervishaj, i cili tha për Report Tv se ky lajm nuk është i vërtetë dhe se ai vijon të jetë më LSI-në.