Politikë
-
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i "John F. Kennedy Center for the Performing Arts" në Washington.
25 Shtator 2025, 19:04 -
Një shkollë në New York ka nisur programin dygjuhësh anglisht-shqip, Begaj: Urë lidhëse mes kulturash dhe kombesh
25 Shtator 2025, 18:43Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ky program është një urë midis brezash, kulturash dhe kombesh.
-
U bë zv/ministre e Brendshme, zyrtarja e PL demaskon Silva Cakën dhe i nxjerr videon: Na tha që do ndiqte Shkollën e Magjistraturës
25 Shtator 2025, 18:27Ish-deputetja e LSI dikur, Silva Caka u emërua sot në detyrën e zv/ministres së Punëve të Brendshme.
-
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me raportet e institucioneve kryesore
25 Shtator 2025, 18:05Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe kërkon që Komisionet Parlamentare të nisin urgjentisht funksionimin e tyre normal.
-
'Të gjithë po shkojnë tek Rama dhe kanë familjarët në qeveri'/ Koalicioni me PL, Murrizi shpërthen ndaj Nokës: Mul 'strategu'
25 Shtator 2025, 18:02Në një postim në Facebook, Murrizi shkruan se e ka paralajmëruar Nokën se koalicioni me PL-në nuk do të sjellë asnjë votë në PD.
-
VKM/ Qeveria miraton ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë
25 Shtator 2025, 17:55Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Shoqëria “MET INVEST” sh.p.k. ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.
-
Komanda Mbështetëse e FA vizitë në njësitë homologe të Kosovës, Vengu: Objektiv, rritja e ndërveprimit dhe reagimit efektiv në terren
25 Shtator 2025, 17:34Në një postim në Facebook, Vengu shkruan se rritja e kapaciteteve njerëzore dhe operacionale, mbetet prioritet për Forcat e Armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
-
Kapitulli për mjedisin/ Ambasadori Gonzato takohet me ministrin Jaupaj: Shqipëria duhet të linjëzojë legjislacionin e saj me atë të BE
25 Shtator 2025, 15:50Në një postim në Facebook, Gonzato shkruan se mbrojtja e natyrës, menaxhimi i mbetjeve, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe ajrit, si dhe lufta kundër krimeve mjedisore janë sfida kyçe në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
-
Gonzato takohet me ministrin Lamallari: Bashkëpunojmë ngushtësisht, Shqipëria të përafrojë me BE dispozitat e Kodit Penal
25 Shtator 2025, 14:49Gonzato ka shprehur angazhimin e BE-së për të punuar ngushtësisht me Ministrinë e Drejtësisë duke ofruar ekspertizë.
-
Rama emëron 3 zv.ministre të reja! Ish-deputetja e Metës, Silva Caka te Punët e Brendshme, Edona Bilali te Infrastruktura! Rikthehet Tomini te Shëndetësia
25 Shtator 2025, 14:31Kryeministri Edi Rama ka firmosur tre emërime të reja në kabinetin e tij. Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme ndërsa në detyrë është rikthyer dhe Eugena Tomini. Ndërsa Edona Bilali ka marrë postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-
Belind Këlliçi, i keqpërdoruri në dispozicion i Berishës
25 Shtator 2025, 14:27E përdorën në fillim kundër Lulzim Bashës, duke i thënë se me largimin e Bashës nga PD gradualisht Këlliçi do të merrte drejtimin e partisë, gjë që nuk ndodhi.
-
Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Po i kërkohet të mos ankimojë në Kushtetuese që ta nxjerrin nga qelia! Zgjedhjet për Tiranën, farsë (VIDEO)
25 Shtator 2025, 13:15Sali Berisha duket se nuk ka asnjë shpresë që të fitojë zgjedhjet në Tiranë, të cilat menjëherë pas shkarkimit të Erion Veliajt, i quajti farsë. Një ditë më parë kryeministri Rama tha se opozita futet e humbur në garë, ndërsa PD ende nuk e ka gati emrin e kandidatit.
-
Peleshi takim me ambasadorin britanik Abbott, në fokus bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve
25 Shtator 2025, 12:00Kryeparlamentari Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Shqipërisë në fushën e zhvillimit, konsolidimit institucional dhe qeverisjes llogaridhënëse.
-
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim nga veriu në jug (VIDEO)
25 Shtator 2025, 11:43Lirmi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.
-
‘Trajtim special në burg’, Berisha del sërish ‘blof’ me ‘denoncimin’ e qytetarit dixhital, fshin nga rrjetet sociale foton e Vangjush Dakos
25 Shtator 2025, 10:11Berisha publikoi një foto ku pretendonte se Vangjush Dako merrte trajtim special në burg. Ai dallohej me celular në dorë. Por postimin e ka fshirë, ndërsa Burgjet thonë se fotoja nuk është shkrepur në asnjë prej institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.
-
Elisa Spiropali takohet me Marco Rubio, ministrja e Jashtme pjesë e darkës transatlantike në New York
25 Shtator 2025, 09:24Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali gjatë qëndrimit të saj në New York ka marrë pjesë në darkën transatlantike me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
-
Vendimi i parë i qeverisë 'Rama 4', Erion Veliaj shkarkohet nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës
25 Shtator 2025, 07:27Pas 10 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është zyrtarisht i shkarkuar. Veliaj ka paralajmëruar ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Pritet të shihet lëvizja e Ramës nëse do ta dërgojë menjëherë vakancën në Presidencë, apo do të presë afatin 15 ditor, kohë deri kur Veliaj ka të drejtën e ankimimit.
-
Begaj në OKB: Shqipëria e përkushtuar për paqe, siguri e stabilitet! Kosova ka treguar përgjegjshmëri, vendi i saj këtu mbetet padrejtësisht bosh
25 Shtator 2025, 07:05Në fjalën e tij, Begaj, krahas Shqipërisë dhe rolit të saj në paqen dhe sigurinë, vuri theksin edhe te Kosova. Presidenti e cilësoi të padrejtë faktin që Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së. Ritheksoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë dhe atë në Gaza.
-
-
Pse Rama zgjodhi Manastriliun për Tiranën? Meçe: Ka qenë në pozicione drejtuese kyçe
24 Shtator 2025, 22:51