Politikë
-
Ibsen Elezi, një nga ish-drejtuesit lokalë të PD në Kukës, e sheh të zymtë situatën në PD, nëse në krye do të vazhdojë të jetë Lulzim Basha. Elezi ka thënë se Basha duhet të largohet, ose rezultati në zgjedhjet e vitit 2019 do të jetë sërish në disfavor të demokratëve. Elezi foli edhe për misionin e Lëvizjes për Shpëtimin e PD dhe procesin zgjedhor në rrethe, për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të PD.
24 Nëntor 2018, 16:29 -
Akuzat për Dakon, Salianji sjell shembullin italian: Atje shteti nuk afrohet me krimin, këtu qeveria drejton me votat e mafiozëve
24 Nëntor 2018, 15:50Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka sjellë një shembull nga shteti italian, ku sipas tij, zv.kryeministri italian di Maio, nuk ka pranuar të shkojë në një takim elektoral, pasi kandidati i tij kishte publikuar një foto me nipin e një mafiozi
-
Zgjedhjet brenda në PD, në Dibër fiton vëllai i ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede
24 Nëntor 2018, 14:55Këtë të shtunë u zhvillua gara për kreun e ri të Partisë Demokratike edhe në rrethin e Dibrës, ku fitues doli Naim Gazidede, që është vëllai i ish-kreut të SHIK në 1997 Bashkim Gazidede.
-
Degjeneron fjalori i Bashës, sulmon Ramën për Unazën e Re: Plehrë, i çmendur, hajdut, i sëmurë
24 Nëntor 2018, 13:50Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një konferencë për mediat sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin e Unazës së Re. Fjalori i liderit të opozitës degjeneroi në fjalë fyese dhe ofendime, ndërsa në fund e kërcënoi dhe e paralajmëroi që të tërhiqej nga projekti i Unazës së Re.
-
Veprimtaria 'Siguri, Inovacion, Progres', Lleshaj: Rasti i Ina Nukës, produkt i verbërisë politike
24 Nëntor 2018, 11:52Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në veprimtarinë "Siguri, Inovacion, Progres", të zhvilluar në sheshin 'Nënë Tereza', se shtimi i flotës në Policinë e Shtetit me 134 autovetura dhe 30 motoçikleta të reja është një hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të saj, që do të pasohet nga të tjerë hapa të ngjashëm. Duke iu rikthyer protestës së dhunshme të ndodhur përpara dy ditëve para Kuvendit, Lleshaj komentoi edhe ndikimin e politikës në raste të këtij lloji.
-
Rama akuzon opozitën për dhunën ndaj policisë dhe paralajmëron themelimin e xhandarmërisë
24 Nëntor 2018, 11:24Në prezantimin e flotës së re të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim ku ka trajtuar gjendjen e dikurshme dhe aktuale të forcave policore, si dhe risolli në kujtesë protestën e dhunshme të ndodhur para dy ditëve, duke e cilësuar këtë të fundit si produkt të opozitës.
-
Unaza e Re/ Veliaj: 7 familjet e para janë paraqitur për bonusin, pres fitore spektakolare pa kapsolla
24 Nëntor 2018, 11:28Ai u bëri thirrjeve qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste edhe për Këshillin Bashkiak për të mos e kthyer bashkinë ne minitepësira. Duke komentuar protestën e banorëve të Unazës së Re, Veliaj tha se PS mund të fitojë pa asnjë kapsollë duke punuar dhe respektuar kundërshtarin.
-
Vrasja e Kacifas, flet zv/ ministrja minoritare: Jo çështje kombëtare, i takon drejtësisë, presim negociatat me BE-në
24 Nëntor 2018, 09:16Minoritarja greke Artemis Dralo që ka qenë edhe kandidate e PS për deputete në Dropull është shprehur se ngjarja e Bularatit është rast i izoluar dhe nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
-
'Unaza e Re', debat në 'Repolitix', eksperti i rrugëve: Ligji i 2006 s'lejon legalizimin e banesave. Bushati: Ja kush do shpronësohet
23 Nëntor 2018, 23:10Protesta e banorëve të "Unazës së Re" ishte në fokus të debatit në emisionin "Repolitix" të gazetarit Denis Minga. Maxhoranca dhe opozita ndajnë qëndrime të kundërta, ndërsa më të ekuilibruar duken ekspertët e fushës edhe si njohësit më të mirë teknikisht të kësaj çështje.
-
VIDEO/'Pandi s'donte të bëhesha kryetar i PS, më tha hiq çorapet e kuqe', Rama batuta me Majkon: E donte kryetarin të martuar
23 Nëntor 2018, 22:38Duke u rikthyer në retrospektivë, kreu i qeverisë tha gjithashtu se Majko nuk kishte kishte qenë dakord që ai të kandidonte për kryetar PS-je. Ajo që i kishte propozuar Majko, tha Rama, ishte që ai të hiqte dorë nga çorapet e kuqe dhe të martohej.
-
Rama zbardh skemën: Si legalizoi me shpejtësi qeveria 'Berisha' 40 godina te 'Astiri', pasi humbi zgjedhjet
23 Nëntor 2018, 22:20Kryeministri Rama zbuloi në TVSH se si 40 objekte janë legalizuar në mënyrë korruptive nga qeveria “Berisha” gjatë periudhës korrik shtator 2013 që përkon pikërisht me periudhën pas humbjes së zgjedhjeve dhe kur të djathtët do linin pushtetin.
-
Pas votimit të dekretit në Kuvend, Sandër Lleshaj betohet te Meta, nis zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm (VIDEO-FOTO)
23 Nëntor 2018, 19:28Një ditë pas votimit të dekretit në Kuvend, Sandër Lleshaj është betuar pasditen e sotme te presidenti Ilir Meta duke marrë kështu zyrtarisht detyrën e ministrit.
-
Durrës, Ferdinand Xhaferri zgjidhet kryetar i degës së PD
23 Nëntor 2018, 19:01Ferdinand Xhaferri rikthehet në funksionin që ka mbajtur edhe disa vite më parë. Në zgjedhjet që u mbajtën sot ai ka marrë 222 vota kundrejt 130 votave që mori Sokol Kapidani.
-
'Unaza e Re', Rama tjetër thirrje banorëve: Mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut e Flamur Saliut, zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa
23 Nëntor 2018, 16:44Duke iu përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën 20 ditore të këtyre banorëve dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre, Rama thotë se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.
-
Pollo: Në një vend normal, Dako do të kishte dhënë dorëheqjen
23 Nëntor 2018, 15:23Deputeti demokrat Genc Pollo ka dalë këtë të premte në një konferencë për shtyp ku e ka komentuar trajtimin që shteti shqiptar i ka bërë përfshirjes së kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako në përgjimet e bandës së Avdylajve, si një anormali.
-
Protesta para Kuvendit, Rudina Hajdari: Distancohuni nga dhuna, të prevalojë gjuha e arsyes
23 Nëntor 2018, 09:40Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari është e para nga radhët e Partisë Demokratike që ka bërë thirrje për distancim nga protestat e dhunshme, sikurse ishte ajo e ditës së djeshme që u zhvillua përpara Kuvendit nga banorët e "Unazës së Re".
-
Presidenti Meta në Shkup: Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, hap i rëndësishëm për rajonin
23 Nëntor 2018, 08:57Presidenti Ilir Meta është shprehur nga Shkupi, me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, se respektimi i pakicave dhe minoriteteve është një vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit. Ai bëri thirrje për përkushtim ndaj një të ardhmeje të përbashkët europiane, për krijimin e një rajoni më të sigurt për brezat e mëvonshëm.
-
Plagosja e Ina Mukës, Rama e puth në ballë: Sot niset për Stamboll, i premtova një ndeshje basketbolli (VIDEO)
22 Nëntor 2018, 21:18Rama thotë se i ka premtuar polices një ndeshje basketbolli sapo të marrë kontrollin e duarve të saj. Kryeministri thotë se Ina Muka është një oficere policie e cila ka hyrë në polici për të ushqyer një pasion.
-
Plagosja e efektives në protestë, Tahiri në krah të Policisë: Këta palaço se kanë bërë në 25 vite atë që bën ti në një ditë
22 Nëntor 2018, 20:07Tahiri solidarizohet me ngjarjen dhe nuk harron t’iu kthejë një përgjigje edhe kundërshtarëve të tij politikë, si Berisha dhe Basha.
-
Kuvendi voton dekretin e Metës, Sandër Lleshaj zyrtarisht Ministër i Brendshëm
22 Nëntor 2018, 19:22Sandër Lleshaj është zyrtarisht ministër i Brendshëm. Kuvendi ka votuar sot me 77 vota dekretin e presidentit Ilir Meta.