Politikë
-
Duke qenë se deputeti i PD, Endri Hasa nuk pranoi që të dilte nga salla e Kuvendit pas përjashtimit me 10 ditë, kryetari i Kuvendit e ndërpreu për ta rifilluar në orën 18:00 të pasdites së sotme. “I kërkoj të lirojë sallën, është e katërta herë, procedura është e qartë. Në kushtet që nuk zbatohet vendimi i marrë, ndërpres seancën, seanca vijon në orët 18:00 pasdite” tha Ruci.
20 Dhjetor 2018, 12:09 -
Hasa përjashtohet, por nuk del nga salla, Ruçi ndërpret seancën: S’mund ta mbani peng
20 Dhjetor 2018, 11:59Me rinisjen e seancës së Kuvend, Ruci kërkoi largimin e deputetit Hasa nga Kuvendi, por ai dhe grupi i PD nuk kanë pranuar duke sjellë sërish ndërprerjen e seancës.
-
Profili i pautorizuar/ Deputeti i vezëve Endri Hasa fshiu serverat e ngjarjes së 21 janarit dhe u bë deputet
20 Dhjetor 2018, 11:53Ditën e sotme deputeti demokrat Endri Hasa bëri një gjest në sallën e Kuvendit, duke qëlluar me vezë kryeministrin
-
PS: Të përjashtohen Noka, Paloka dhe Strazimiri/ Shtyhet kërkesa për Ramën
20 Dhjetor 2018, 11:50Partina Socialiste ka bërë një tjetër kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputetëve të PD, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Gent Strazimiri me argumentin se kanë përdorur fjalor fyes. Ndërkohë që kërkesa e PD për përjashtimin e Ramës është shtyrë për tú shqyrtuar brenda 48 orëve.
-
Vezët drejt Ramës, Berisha: Ishte kartolinë nga studentët, vinin nga Surreli
20 Dhjetor 2018, 11:44Sali Berisha ka reaguar pas incidentit në Kuvend duke thënë se ishte kartolinë për kryeministrin, ndërsa shtoi se ‘vezët vinin nga Surreli’, zonë ku banon Rama.
-
Qëlloi Ramën me vezë/ Byroja e Kuvendit përjashton 10 ditë deputetin e PD
20 Dhjetor 2018, 11:22Deputeti i PD, Endri Hasa përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi pasi qëlloi kryeministrin Edi Rama me vezë dhe bojë. Vendimi është marrë nga Byroja e Kuvendit.
-
‘Na denigroi’/ PD kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendi
20 Dhjetor 2018, 11:20PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.
-
Deputetët e PD hedhin projektligjet drejt Ramës në foltore (VIDEO)
20 Dhjetor 2018, 11:00Me rinisjen për herë të dytë të seancës, Endri Hasa jo vetëm që nuk ka dalë nga seanca, por deputetët e tjerë të PD, janë afruar pranë foltores duke hedhur projektligjet në drejtim të kryeministrit.
-
Hasa nuk del, seanca ndërpritet një orë nga Ruçi, mblidhet Byroja e Kuvendit
20 Dhjetor 2018, 11:14Deputeti i PD, Endri Hasa nuk ka dalë nga Kuvendi pas përjashtimit, ndërkohë që pasi u ndërpre për tre herë nga 10 minuta, seanca është ndërprerë për një orë. Kryetari i Kuvendit Ruçi ka njoftuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për masën disiplinore ndaj deputetit të PD.
-
U qëllua me vezë, reagon Rama: Opozita e paska vrarë kohën koteceve
20 Dhjetor 2018, 11:13Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim pas ngjarjes sot në Kuvend ku u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa.
-
FOTO/ Momentet kur deputeti i PD Endri Hasa qëllon me vezë e bojë kryeministrin
20 Dhjetor 2018, 10:46 -
Qëlloi Ramën me vezë, del pas 4 orësh nga Kuvendi deputeti i përjashtuar, Balla nxjerr videon: Ia dha Basha
20 Dhjetor 2018, 10:24Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ditën e sotme nisi me tension pas rikthimit të opozitës, pasi në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe bojë, ndërsa i tha “E ke nga studentët”. Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë, por ai nuk pranoi që të dalë, çka bëri që seanca të shtyhej pasdite në 18:00. Hasa së bashku me grupin fillimisht u ngujuan në sallë për të qëndruar deri në 18:00, pasi nëse do të dilte deputeti i PD nuk do të lejohej që të futej më. Por më pas u larguan të gjithë. PS kërkoi përjashtimin e Bashës edhe të tre deputetëve të tjerë të opozitës, PD kërkoi të njëjtën masë për kryeministrin Rama, pasi sipas tyre i ofendoi.
-
Kuvend, Basha ndalon përballë Ballës, Braçe: Ik mos na bëj si trim këtu
20 Dhjetor 2018, 10:18Pas akuzave nga foltorja e Kuvendit, Basha në momentin që është larguar për t’u ulur është ndalur përballë Taulant Ballës duke lëshuar akuza në drejtim të tij, ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë Erjon Braçe duke i thënë kreut të PD ‘Ik mos na bëj si trim këtu’.
-
Ftesa e Ballës për Reformën Zgjedhore, Basha: Jeni tufë horrash dhe banditësh (VIDEO)
20 Dhjetor 2018, 10:14Ndërkohë që kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ftesës së Ballës. “Jeni të poshtër si dreqi, budallenj. Cfarë po bëni shoë po bëni. Ka një komision që duhet të kalojë.
-
Reforma Zgjedhore në Kuvend, Balla: Adreson kërkesat e PD, ta votojmë
20 Dhjetor 2018, 10:13Shumica kërkon që në rendin e ditës për votim të futet edhe drafti për Reformën Zgjedhore.
-
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Berisha: Vendim i drejte por i vonuar
20 Dhjetor 2018, 10:06Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të kreut të qeverisë Edi Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin e Iranit dhe një diplomat. Berisha e quan të drejtë, por të vonuar vendimin e qeverisë shqiptare.
-
Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Vlerësojmë udhëheqjen tuaj, Shqipëria mike e SHBA-së
20 Dhjetor 2018, 08:42Presidenti i SHBA përmes një letre drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama e vlerëson për vendimin e dëbimit të ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia. Ai akuzohet për cënim të sigurisë kombëtare, por edhe nga muxhahedinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria e agjenturore e Iranit në Shqipëri.
-
Kuvendi debaton për Arsimin e Lartë/ PS rrëzon tre dekrete të Ilir Metës, opozita ikën
20 Dhjetor 2018, 07:57Kuvendi votoi ligjet e rendit të ditës, duke rrëzuar me 76 vota dekretin e Metës për buxhetin 2019. Rrezoi edhe dekretin për dividentin si dhe propozimin për Vitore Tushën në KLSH. Kuvendi votoi heqjen e tarifave roaming me Kosovën, amnistinë për të burgosurit si dhe lirimin e nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.
-
Dëbimi i ambasadorit iranian, Bolton: Terrorizmi nuk do të tolerohet, mbështesim Ramën dhe popullin shqiptar
19 Dhjetor 2018, 23:03Bolton thekson se SHBA mbështet këtë vendim
-
'Ka diplomatë që veprojnë si terroristë'/ Dëbimin e diplomatëve iranianë e paralajmëroi tre ditë më parë Pandeli Majko
19 Dhjetor 2018, 23:00Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka deklaruar tre ditë më parë nga konferenca vjetore e MEK në Manzë se në Shqipëri ka diplomatë që sillen si terroristë, ndaj të cilëve, ka thënë ai, duhet të merren veprime.