Politikë
-
Kreu i qeverisë ka ndarë sërish pamje nga aksioni që vijon në Durrës për lirimin e hapësirave publike. ‘Vazhdojmë’, thotë kryeministri për aksionin që do të zgjasë.
23 Gusht 2025, 13:53 -
2/3-at e listave të hapura në 'teori'! Në Kuvendin e ri vetëm 45 deputetë 'produkt' i garës
23 Gusht 2025, 11:19“Mozaiku” i Parlamentit të ri pas 11 majit ul për herë të parë në Kuvend, 67 deputetë. 2/3 e listave të hapura mbetet vetëm në teori, pasi në kuvend vetëm 45 deputetë janë produkt i garës. 95 të tjerët dalin nga listat e fiksuara të kryetarëve të partive.
-
Ekskluzive/ Historia e godinës së konfiskuar, në 3 vite, institucionet nxjerrin akte të ndryshme! Zbardhet vendimi i gjykatësit Balliut që bllokoi vendosjen e Kadastrës
23 Gusht 2025, 07:47Nga marrja e lejes për ndërtim, tek shtesa pa leje deri te konfiskimi, pastaj kërkesa për prishjen e pjesës pa leje, e më tej oferta pronarëve për ta blerë shtesën. Dy vjet heshtje e në fund vendimi për ta përshtatur godinën për zyra. Pse gjyqtari pranoi kërkesën për sigurimn e padisë, që solli dhe reagimin e ashpër të kryeministrit.
-
Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova! Asnjë dëshmitar nuk është pjesë e PL
22 Gusht 2025, 20:52Teksa e cilëson vendimin për të mos e liruar nga masa e sigurisë si një “mashtrim publik”, të ndërtuar mbi pretendimin se lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët e çështjes, Meta thotë se ky argument është i pavërtetë
-
-
Spahiu: Tre ministrat e 'paprekshëm' të Ramës, PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Edi Rama
22 Gusht 2025, 18:40Juristi Kreshnik Spahiu, teksa analizonte për Report Tv sjelljen e PD-së tre muajt e fundit dhe pritshmëritë prej saj për Kuvendin dhe sezonin e vjeshtës, ironizoi se deputetët demokratë me Berishën në krye, do pranojnë të hyjnë në Parlament dhe të marrin rrogën 3300 euro nga Edi Rama. Vë në dukje 'bipolaritetin' politik të opozitës dhe fenomenin e 'deputetëve borxh', për të formuar grupe parlamentare dhe vjelë para nga buxheti
-
Spahiu zbulon: Pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi?
22 Gusht 2025, 18:26 -
-
Spahiu për Report Tv: Kuvendi Rugovës gjatë pushtimit të Millosheviçit, funksiononte më mirë se kuvendi i Albinit pas çlirimit të Kosovës!
22 Gusht 2025, 18:08Juristi Kreshnik Spahiu analizoi sot në Report Tv krizën politike që po përjeton Kosova që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke mos arritur dot të konstituojë Kuvendin, edhe pas më shumë se 60 seancave të dështuara. Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e sheh si shkaktarin kryesor të situatës politike dhe ngërçit që po kalon Kosova: Edhe zjarri t'i bjerë Kosovës, Kurti nuk ikën!
-
Legjislatura XI/ Berisha rikthen 9 figura politike! Të 'dëbuar' nga Basha, të 'djegur' në garat për kryebashkiakë dhe 'produkt' i aleancës me Metën
22 Gusht 2025, 15:51Në Kuvend në shtator 72 deputetë vijnë për herë të parë, duke rifreskuar më shumë se gjysmën e përbërjes së Parlamentit. Por 10 të tjerë nuk do të jenë rishtarë, por rikthehen në karriget ligjvënëse pas shkëputjeve. Mes tyre bien në sy emra si Jozefina Topalli apo Tom Doshi.
-
Blushi i PL sulmon qeverinë dhe mbron kryetarin: 18 aferat e Ramës që SPAK nuk i heton, gjyq publik në Kuvend! Metën e arrestuan pa prova
22 Gusht 2025, 15:13Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli sot me një deklaratë për mediat, ku tha se qeveria është e lidhur me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Ai u shpreh se me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi do të shndërrohet në sallën e gjyqit publik kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij
-
Flutura Açka: Mos u fshihni më pas gishtit, PD ka rënë në hall, ndaj duhet ta nisë nga e para! A do e durojnë demokratët elitën që ka partia?!
22 Gusht 2025, 14:56Edhe deputetja demokrate Flutura Açka, ka reaguar ndaj situatës së brendshme të opozitës, duke e cilësuar atë si ‘të paaftë për të gjetur një zgjidhje’. Me një postim në rrjetin social Facebook, Açka shkruan se PD-ja është futur në një “hall” nga i cili nuk di të dalë dhe se partia duhet të nisë nga e para. E krahason me një softuer që ka nevojë për riformatim
-
Ilir Meta mbeti në qeli, GJKKO zbardh vendimin: Rrezikon të prishë provat e të intimidojë dëshmitarët! Është i pandehur, pozita iu rëndua
22 Gusht 2025, 13:33Për shkak të funksionit që mban si president i PL dhe funksioneve që ka mbajtur në të kaluarën ekziston rreziku që Ilir Meta të indimidojë dëshmitarët dhe të helmojë provat, teksa me marrjen i pandehur pozita e tij është rënduar. Me këtë arsyetim GJKKO thotë se nuk është në kushtet kur ish Presidenti mund të lirohet nga qelia, kërkesë që iu refuzuar 13 gushtin e kaluar.
-
-
Braçe denoncon një tjetër ‘plagë’ të Tiranës, bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon, edhe pse u hoqën koshat! Duhet rimenduar zgjidhja (VIDEO)
22 Gusht 2025, 12:40Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar me mesazh për çështjen e korsive të emergjencës, kryesisht asaj për autobusët, ambulancat, policinë, taksitë, zjarrfikësit, në zonëne Unazës në Tiranë. Erion Braçe denoncon se korsia në fjalë zihet kryesisht nga shërbimet që ndodhen pranë rrugës, ku ka avokatë, noterë, subjekte tregtare të ndryshme apo lokale
-
Sa ishte gjallë e quante armik, Berisha në promovimin e librit për Ibrahim Rugovën: Ishte pacifist radikal, garant i pavarësisë së Kosovës! Qeveria ia mban shtatoren mbyllur
22 Gusht 2025, 12:19Promovimi i librit "Ibrahim Rugova, Arkitekt i Pavarësisë së Kosovës". Edhe pse sa ishte gjallë dhe deri në frymën e fundit e pati armikun e tij politik, duke ftohur marrëdhëniet, Sali Berisha përpiqet që pas vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, të thotë vetëm fjalë të mira për të. Bën dhe gafë në fjalim, ngatërron pavarësinë e Shqipërisë me të Kosovës
-
Rama kritika një tjetër gjyqtari: Bllokoi çlirimin e një ‘toke të xanun’! Zero tolerancë për ata që pengojnë programet në interes të publikut
22 Gusht 2025, 10:45Kryeministri Rama ka sulmuar një tjetër vendim të drejtësisë të lidhur me çështjen e ndërtimeve pa leje. Këtë herë Rama ka kundërshtuar vendimmarrjen e Klarent Demirit, gjyqtar në administrativen e Tiranës, e cila ka vendosur sigurim padie për prishjen e një ndërtimi pa leje në Tiranë.
-
Vota e diasporës/ Bllokohet pagesa 9.2 mln euro për DHL, KQZ po verifikon nëse ka respektuar kushtet e kontratës
22 Gusht 2025, 10:33Tre muaj pas zgjedhjeve, KQZ ende asnjë pagesë ndaj DHL-së. KQZ po kontrollon nënshkrimet e marrjes së zarfeve, për të parë në ç'masë është zbatuar kontrata. Procesi i shpërndarjes së zarfeve u shoqërua me polemika.
-
Tabaku ngre alarmin: Shqipëri e plakur prej sistemit, duhet të ndryshojë! Ja faktorët që ndikojnë
21 Gusht 2025, 16:20Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaron se emigracioni është “dramën e vërtetë” e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin
-
Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamje nga Tirana: Faza e parë e transformimit të qyteteve, më pastër, më të gjelbërt dhe bashkëpunues! (VIDEO)
21 Gusht 2025, 16:06Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga ky aksion që në fakt ai e cilëson si “faza e parë e transformimit”. Pamjet i përkasin heqjes së verandës së një lokali në Tiranë, në “Rrugën e Kavajës”